AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon 39 vjet burg për të pandehurit e incineratorit të Elbasanit

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënime me 6 vjet e 8 muaj burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ndërsa të pandehurit e tjerë rrezikojnë dënime më të ulëta.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:17 | 18/05/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK paraqiti të enjten më 18 maj konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurve për aferën korruptive në incineratorin e Elbasanit. SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të deklarojë fajtor ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim; “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe për veprën e “pastrimit të produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, si dhe dënimin e tij përfundimtar në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 6 vjet e 8 muaj burgim. Po ashtu, kërkoi që t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

Për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua dënimi me 2 vjet e 8 muaj për “shpërdorim detyre”, në bashkëpunim. Për të njëjtën vepër penale u kërkua dënimi po me 2 vjet e 8 muaj heqje lire dhe për zyrtarët, Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri, Serafin Papa e Jonida Zeqo. Edhe për të gjithë këta të pandehur u pranua gjykimi i shkurtuar dhe u kërkua gjithashtu t’u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.

Për të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, SPAK kërkoi deklarimin fajtor për veprat penale “Korrupsioni aktiv” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, si dhe dënimin e tyre me nga 6 vjet e 8 muaj burgim. Megjithëse për Stela Gugallian rëndojnë të njëjtat akuza, ndaj saj u kërkua dënimi përfundimtar me 4 vjet e 8 muaj burgim. Edhe ndaj këtyre tre të pandehurve, dënimi përfundimtar u kërkua në aplikim të gjykimit të shkurtuar që përfiton 1/3 e uljes së masës së dënimit.

SPAK ka ngritur të njëjtat akuza dhe për shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Sercvices” sh.p.k dhe i kërkoi gjykatës që të caktojë si dënim penal “mbarimin e personit juridik” të tyre.

Prokuroria kërkoi gjithashtu që të konsfiskohen dhe të kalojnë në pronësi të shtetit për të cilat është vendosur sekuestro preventive, konkretisht dy shoqëritë e sipërcituara; aksione në zotërim të të pandehurit Lefter Koka në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergji Kastrioti Skënderbeu” me vlerë 244.4 milionë lekë; shoqëritë tregtare “Pivot 04”sh.p.k., “J.P.Y” sh.p.k. dhe shoqëria “Sili” sh.p.k., të treja me seli në Durrës; tre njësi në pronësi të shoqërisë “Sili” sh.p.k.; shoqërinë tregtare “Bio Blend Fruit” sh.p.k me seli në Durrës, duke përfshirë dhe pasuritë e paluajtshme të saj, shtatë apartamente dhe dy troje.

Për provat e tjera dokumentare u kërkua që një pjesë t’u rikthehen institucioneve dhe personave që u janë sekuestruar, ndërsa të tjera që të mbahen në ruajtje efekt të gjykimit të çështjes së ndarë.

SPAK ka përllogaritur shpenzime procedurale në masën 1.8 milionë lekë, që kërkoi t’u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Pas konkluzioneve të prokurorisë, gjykata vendosi të shtyjë seancën për më datë 1 qershor, në orën 09:00, për t’u dhënë kohë mbrojtësve të të pandehurve të përgatisin konkluzionet përfundimtare.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa hetimet për incineratorin e Tiranës, më i madhi prej të treve, zyrtarisht vijojnë. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Çështja e incineratorit të Elbasanit u dërgua në gjykim në dhjetor 2022 nga SPAK, por disa seanca u shtynë pasi nuk u arrit një prej të pandehurave që gjendej nën masën e arrestit shëtpiak.

 

 

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAkuzaAlbtek EnergyAlqi BllakoBardhyl ÇabiriBio Blend FruitBiznesmenBurgDurrësGjykataGjykatëGjykatësgjykimHetimetIncineratorIntegrated Technology ServicesJ.P.YJonida ZeqoKlodian ZotoKoncesionKoncesionetKorrupsioniKorrupsioni pasivLefter KokaMASMirel MertiriMjedisitParaPëllumb AbeshiPivot 04prokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSeancasekuestro preventiveSerafin PapaSHshpenzimeShpërdorim detyreSkënderbeuSPAKStela GugalljaTiranëVendim
I mëparshmi

Ish-këshilltarja ligjore humbet të drejtën për të punuar për 15 vjet në drejtësi

Tjetri

KAS gjobit kryebashkiakët e Kamzës dhe Vorës

Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

KAS gjobit kryebashkiakët e Kamzës dhe Vorës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.