AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata caktoi masë sigurie me burg për 6 emigrantë që akuzohen se qëlluan policinë

Gjashtë emigrantë nga Siria, Maroku dhe Algjeria, që u arrestuan pas një përplasje me armë me policinë kufitare në Kukës, u lanë në burg me afat tre muaj. Emigrantët protestuan dhe i kundërshtuan akuzat.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrant sirian duke dalë nga Gjykata e Kukësit dhe duke protestuar ndaj arrestimit. Foto:Bashkim Shala.

Gjashtë emigrantë të arrestuar të premten, 26 maj, në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Kosovës hynë  të dielën në gjykatën e Kukësit duke protestuar dhe thirrur “Allahu ekber” dhe “Down with the mafia” (Poshtë mafia). Ata kundërshtojnë arrestimin e tyre dhe akuzën e tentativës për të vrarë punonjës të policisë së shtetit dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa pretendojnë një tjetër grup nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, ndryshe MENA, ka qëlluar mbi policinë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjishëm Kukës, ka kërkuar masë sigurimi “arrest në burg” për gjashtë të dyshuarit. Konkretisht: Ayoub Bahhoo, me shtetësi algjeriane, si dhe Muhaned Nasir, 25 vjeç,  Nagid Alabdahah, 20 vjeç, Muhamed Shehab, 21 vjeç, Mohamed Radaëin, 20 vjeç nga Siria dhe  Rabii Lqadi, 40 vjeç nga Maroku.  Ndërohë avokatja e gatshme e caktuar kryesisht nga shteti Aurora Guska ka kërkuar lirimin e tre prej të dyshuarve dhe për tre të tjerë burgim me afat 1 mujor.

Gjyqtari Aulon Pashaj në vendimin e tij duket se mori pjesërisht në konsideratë kërkesën e mbrojtjes duke dhënë si masë sigurie “arrest me burg me afat tre mujor” për gjashtë të dyshuarit. Ata akuzohen nga ana e prokurorisë  për “vrasje të mbetur në tentativë të punonjësve të Policisë së Shtetit”, armëmbajtje pa leje si dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të neneve  79/b, 278/3 dhe 298/3 të Kodit Penal.

Pas seancës Guska tha se të mbrojturit prej saj pretenduan të ishin viktima të një sulmi nga një grup tjetër personash po nga vendet MENA. “Ne kemi ikur nga lufta në Siri, nuk kemi ardhur të bëjmë luftë në vendin tuaj”, mësohet të kenë thënë emigrantët e arrestuar nga Siria. Tre prej tyre, siç tha Guska, kishin vetëm tre ditë që kishin ardhur në Shqipëri nga Greqia.

Avokatja tha se ata kanë dhënë emrin e një personi nga Algjeria që i ka grabitur nën kërcënimin e armëve dhe pretenduan se kur janë arrestuar kishin vetëm rrobat e trupit. Guska tha se të arrestuarit nuk ishin personat që i kishin qëlluar policisë.   “Emigrantët e arrestuar janë shtegtarë. Nuk janë ata personat që kanë gjuajtur. Tre të tjerë që nuk janë kapur,  janë ato që kanë hapur zjarr ndaj policisë. Emrat e tyre dihen. Këtyre (të arrestuarve) nuk u është gjetur armë, por pritet ekspertiza për gjurmët e barutit”, shprehet avokatja Aurora Guska.

Sipas avokates, dy prej të arrestuarve flisnin dhe kuptonin shqip pasi kanë qenë të dënuar nga Gjykata e Kosovës me 14 muaj burg dhe pas përfundimit të burgut janë dëbuar, por janë kthyer sërish. Ndërkohë që shtetasi  maroken Rabii Lqadi kishte kërkuar azil në Kosovë, por autoritetet e këtij vendi nuk e  kishin pranuar.

Policia e Kukësit njoftoi të premten se kishte arrestuar në bashkëpunim me policinë e Kosovës një grup të strukturuar kriminal të përbërë nga shtetas sirianë dhe algjerianë, që organizonin trafikimin e emigrantëve të vendeve të treta nga Greqia në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit të policisë së Kukësit, personat e arrestuar  kishin hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë.

Edhe sipas Nexhmi Krasniqit, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Perëndimi –Gjakovë, thotë se grupi i të arrestuarve është pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal që nga Siria-Maroku-Turqia-Greqia-Shqipëria e Kosova, ku kryetrafikantët janë sirianët e marokenët.  “Situata është serioze, nuk është shaka,” deklaroi për “BIRN” Nexhmi Krasniqi.

Ky është rasti i tretë që në pak muaj në kufirin Shqipëri-Kosovë, apo afër tij, është hapur zjarr me armë nga emigrantë, por edhe nga punonjës të policisë.

Një emigrant nga Egjipti mbeti i plagosur rëndë me datë 5 dhjetor të vitit kaluar në Kukës gjatë një aksioni policie. Ndërsa në qershor të vitit 2022, në kufirin e gjelbër Shqipëri-Kosovë në Vermicë mbeti i vrarë një emigrant nga Lindja e Mesme, ndërsa një i dytë u plagos si pasojë e përplasjes mes dy grupeve. Shqipëria dhe Kosova prej vitesh vazhdojnë të jenë rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm kryesisht të Lindjes së Mesme, të cilët synojnë vendet e Evropës Perëndimore.

Etiketa: AlgjeriaAllahuArmëArrestArrest me burgAyoub BahhooazilBashkimit EuropianBIRNBurgGjurmëtGjykataGjykatëGjykatësGreqiGreqiaKodit PenalKosovaKosovëLindjaLindja e MesmeLuftaMafiaMarokuMASMENAMohamed RadawinMorinëMuhamed ShehabMuhaned NasirNagid AlabdahahNexhmi KrasniqiPoliciaPolicia e KosovësPolicia e KukësitProkuroriaRabii LqadishqipShqipëriShqipëriaSigurimiSiriSiriasirianTrafikimi i emigrantëveTurqiaviktimavrasjeZjarr
Tjetri

Erdogani shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale të Turqisë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.