AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prishja e një godine në Vlorë shoqërohet me protesta të banorëve të shpronësuar

Banorët e një godine dy katëshe në Vlorë kundërshtuan me forcë prishjen e saj dhe shpronësimin për ndërtimin e një rruge, duke pretenduar se merrnin më pak se gjysmën e vlerës për metër katrorë në zonë. Bashkia pretendoi se banorët kishin rënë më herët dakord me projektin.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prishja e pallatit nga IMT në Vlorë. Foto:Jerola Ziaj.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, IMT, në Vlorë shembi të enjten një objekt 2-katësh në lagjen Pavarësia, pasi pronarët e objektit ishin shpronësuar me vendim të qeverisë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një rruge.

Por të shpronësuarit e kundërshtuan ndërhyrjen ata pretendojnë se vlera e shpronësimit është shumë më e ulët se vlera e pronës në zonë. Disa prej tyre bënë rezistencë ndaj IMT-së dhe u shoqëruar forcërisht në polici. Pronarët e shtëpive akuzojnë se pas veprimeve të IMT-së fshihet një projekt për ndërtim të një pallati në zonë dhe se shpronësimi i lë ata pa pjesë në këtë investim.

“Kam marrë 34 milion të vjetra, kur metri katror i ndërtimit këtu kushton 1800 euro se është vija e parë (para detit). Ka një leje ndërtimi këtu, po na prishën objektet për interesa të palëve të treta”, tha Spiro Trifoni, një prej banorëve të shpronësuar.

Por, Sipas bashkisë banesa dykatëshe, e ndërtuar që prej kohës së regjimit komunist do të prishet sepse aty do kalojë një rrugë. Bashkia e Vlorës tha në një sqarim për rastin se të 7 familjet kishin rënë dakord me zbatimin e projektit dhe janë shpronësuar sipas ligjit, madje një pjesë e tyre ka kryer edhe tërheqjen e vlerës monetare. “Të 7 familjet kanë rënë dakord me zbatimin e projektit. Janë shpronësuar dhe një pjesë e tyre ka kryer edhe tërheqjen e vlerës monetare. Disa prej familjeve edhe pse kanë firmosur janë bërë pishman për shkak të vlerës”, thuhet në sqarimin e bashkisë.

Kundërshtimi i dy familjeve dhe protesta e tyre bëri që godina të rrethohej fillimisht nga forcat e policisë dhe më pas IMT e prishi atë.

Ky objekt gjendet në vijën e parë të ndërtimeve në Lungomare për të cilat kërkesa për blerje pronash është  e lartë. Ndriçim Meminaj , agjent imobiliare sqaron se kjo është zona më ekskluzive në Vlorë dhe çmimet në vijën e parë të bregdetit variojnë nga 1500- 2200 euro/m2.

Vendimi i qeverisë për shpronësimin e familjeve që jetonin në godinë, u njeh atyre një vlerë prone prej 77,514 lekësh të reja për metër katrorë.

Ky rast i protestave pas shpronësimeve është i përsëritur. Qeveria e Shqipërisë përdor për dëmshpërblimet e shpronësimit vlera të përcaktuara në çmimet e referencës, që janë shumë herë më të ulëta se sa ato të tregut. Në dhjetra raste, shpronësimet për punë publike janë shoqëruar me protesta masive, ndërsa banorët ankoheshin për çmime të padrejta. Në mjaft raste, qeveria shqiptare i vonon edhe pagesat e dëmshpërblimeve që i ka caktuar vetë.

Etiketa: BanorëBashkiaBashkia e VlorësblerjeEuroIMTInspektorati i Mbrojtjes së TerritoritLeje ndërtimiLungomareMjaftNdriçim MeminajParaPavaresiapoliciProtestaQeveriaQeveria e ShqipërisëQeveria shqiptareSHshqipshqiptareSpiro TrifoniVendimVendimiVlorë
Tjetri
Liderët e Kosovës pajtohen për zgjedhje të reja në veriun e trazuar

Liderët e Kosovës pajtohen për zgjedhje të reja në veriun e trazuar

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.