AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e korrupsionit në prokurimet publike në Shqipëri duhet të variojë nga 20 në 40% e fondit limit. Nëse i lejojmë vetes të spekulojmë, mund të themi se diku mes 200 dhe 400 milionë euro në vit nga paratë e taksapaguesve përfundojnë në xhepat e zyrtarëve çdo vit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare për hierarkinë e re të pagave për zyrtarët e lartë. Foto: LSA.

Tenderët për mbikëqyrje punimesh konsiderohen tenderë të vegjël. Ato kushtojnë pak mijëra euro dhe shërbejnë për të kontraktuar një kompani që mbikëqyr punimet e marra përsipër nga një kompani tjetër. Si një hallkë që shërben në rolin e gardianit dhe që duhet të garantojë cilësinë dhe sasinë e punimeve të kontraktuara, pavarësisht vlerës së vogël, këto kontraktime janë të rëndësishme. E megjithatë, këto janë tenderët që nuk tërheqin vëmendjen e medias dhe qytetarëve pothuajse kurrë, për shkak të vlerës së ulët.

Gjërat duket se ndryshuan këtë fundjavë, kur Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi se ka arrestuar dy punonjëse të qeverisë, njëra, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe tjetra, punonjëse e një strukture të njohur me termin “bashkëqeverisja”, një strukturë kontroverse që ka bërë njësh Partinë Socialiste me shtetin shqiptar, duke mos lënë vijë ndarëse mes të dyjave.

Sipas SPAK, punonjësja e Bashkëqeverisjes i ka dhënë një shumë prej 330 mijë lekësh Sekretares së Përgjishme, me synimin që kjo të favorizojë një operator ekonomik në një tender. Tenderi në fjalë titullohet: “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Agjencia e Prokurimit Publik e ka njoftuar hapjen e tenderit më datë 10 maj dhe mbylljen më datë 22 maj. Për këtë tender është shpallur fituesi, kompania DRICONS. Njoftimi i SPAK nuk bën të ditur se për favorizimin e cilit operator janë paguar paratë e ryshfetit, por ajo që vihet re është që tenderi në fjalë, për aq sa duket nga të dhënat e pjesëmarrjes, numri i ofertave dhe rezultati, duket shumë larg të qenit tender i dyshuar për manipulim. Rrjedhimisht, kundër kompanisë DRICONS nuk ka ndonjë të dhënë publike që të sugjerojë korrupsion, ndonëse shumë janë çuditur për faktin që SPAK ka arrestuar dy zyrtare të qeverisë se kanë marrë para për favorizimin “e një operatori” por nuk kanë arrestuar ndonjë operator. Dhe ky është një rast tjetër kur logjika e SPAK sfidon logjikën e gjithëpranuar.

Njoftimi i fituesit [Link], thotë se për lotin 1 morën pjesë tetë kompani me oferta që variuan nga 638 mijë në 754 mijë lekë, ndërsa fondi limit ishte 806 mijë lekë. Oferta fituese ishte me vlerë 672 mijë lekë, ose 83% e fondit limit. Shkurt, duket si pa shumë sens që në një tender shumë normal, me vlerë të vogël, të paguhet një shumë kaq e madhe parash. Të 330 mijë lekët që u gjetën në zyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, përbëjnë 41% të fondit limit dhe gati 50% të fondit të ofertës fituese.

Kjo na shpie në një pyetje tjetër: sa duhet të jetë norma e zakonshme e korrupsionit në tenderët e institucioneve publike shqiptare?

Një dosje tjetër e SPAK mund të na ndihmojë për këtë pyetje. Është fjala për çështjen e incineratorit të Elbasanit, për të cilën, ish-ministri Lefter Koka është në pritje të gjykimit për korrupsion, pastrim parash dhe abuzim me detyrën.

Incineratori i Elbasanit u dha me koncesion në vitin 2015 me një procedurë emergjente dhe pa garë. Vlera totale e kontratës ishte 21.6 milionë euro ndërsa SPAK ka identifikuar disa kompani fantazëm, të cilat u denoncuan fillimisht nga LSI, që besohet se janë përdorur nga biznesmenët e koncesionit për të paguar ryshfetin e Kokës.

Koka akuzohet se ka përfituar 3.1 milionë euro nga faturat fiktive të Albtek Energji me një numër kompanish fantazmë dhe afro 2 milionë të tjera nga ITS, kompania tjetër e koncesionit. Me pak fjalë, nga 21.6 milionë euro të kontratës së koncesionit të Elbasanit, 5.1 milionë ose 24% e totalit kanë përfunduar për ryshfet për ministrin, sipas aktakuzës. Investigimi i SPAK mbi problemin e incineratorëve është, në rastin më të mirë, jo shumë i qartë. Të tre çështjet, Elbasani, Fieri dhe Tirana, janë ndarë në tre dosje të veçanta pavarësisht se personazhet janë të njëjtë në të treja rastet. Kompanitë që supozohet se kanë faturuar punime të paqena dhe janë përdorur thjeshtë si mjet pagese të korrupsionit në Elbasan, kanë faturuar edhe koncesionin e incineratorit të Fierit dhe atë të Tiranës, kështu që nuk mund të thuhet se cilat ryshfete kanë pasur të bëjnë me incineratorin e Elbasanit dhe cilat, me atë të Fierit (sa për Tiranën, kreu i SPAK Altin Dumani këmbëngul se nuk është gjetur ende vepër penale).

Dhe për më shumë, natyrisht që dy tenderë, njëri me normë korrupsioni të dyshuar 24% dhe tjetri, me normë korrupsioni 50%, nuk përbëjnë kampion dhe nga këto dy shifra vështirë se mund të ekstrapolohet. Vetëm se fakti mbetet që dy vite e gjysmë pas krijimit, SPAK nuk ka krijuar ndonjë historik të bollshëm të hetimeve të ndjekjes së parave kështu që, për momentin, nuk kemi mundësi të zgjedhim. Ajo që dihet është se autoritetet e ndryshme publike në Shqipëri kryejnë çdo vit procedura prokurimi që variojnë nga 800 milionë në 1 miliardë euro. Dhe nëse këto janë normat e korrupsionit, atëhere një shumë minimalisht 200 milionë eurosh në vit, përfundon në xhepat e zyrtarëve. Dhe duke marrë parasysh se sa vend i varfër është Shqipëria, të 200 milionët në vit mjaftojnë për të shkatërruar çfarëdo lloj shansi për shtet ligjor dhe demokratik.

Etiketa: abuzimAfera e inceneratoreveAgjencia e Prokurimit PublikaktakuzëAltin DumaniBiznesmendosjeDurrësEdi RamaelbasanEuroinceneratoriInceneratori i ElbasanitInceneratori i FieritInceneratori i TiranësIncineratorIncineratori i ElbasanitITSKoncesionKorrupsionKorrupsioniLefter KokaLSImanipulimParaPastrim parashQarqetryshfetSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSPAKStruktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuartenderTiranaTiranë
Tjetri
Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Prokuroria arreston biznesmenin dhe inxhinierin për ryshfetin te Shëndetësia

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.