AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Titujt nuk i kontrollon vetëm lali Eri

Kur kryeministri i një vendi nuk dënon censurën ndaj medias, por e inkurajon atë si qasje të preferueshme dhe komplimenton publikisht këdo që e zbaton në mënyrë të suksesshme, atëherë është shumë e lehtë për çdo lloj censure të normalizohet dhe ligjërohet.

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
3 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë më 29 mars 2023. Foto: LSA

Në një takim me kryetarët e (ri)zgjedhur të Bashkive për Tiranën, si pjesë e turit të falenderimeve, Kyeministri Edi Rama u shpreh se ‘…boll e kemi përkëdhelur lali Erin, në kuptimin e mirë të fjalës se mos na del ndonjë titull kështu padashje, megjithëse lali Eri i kontrollon titujt dhe s’ka problem…’ (deklarata mund të shihet këtu, duke filluar nga min 4:28). Kjo dekalaratë ngërthen në vete disa kuptime që ia vlen të zbërthehen për të treguar marrëdhënien e kryeministrit (qeverisë) me median në Shqipëri. Duke përdorur teknikën e thjeshtë të analizës së diskursit- që rreket të analizojë kuptime të mundshme të një teksti, duke marrë parasysh kontekstin ku është bërë deklarata- do të mundohem të paraqes një reflektim mbi marrëdhënien e kryeministrit dhe medias në Shqipëri, siç del nga kjo deklaratë.

Çfarë përbën lajm? Me anë të frazës ‘…se mos na del ndonjë titull…’ kryeministri supozon se çfarë mund të raportojnë mediat nga ty takim. Sipas tij mediat mund të fokusohen në artikuj për marrëdhënien e tij me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, siç edhe ndodhi në disa raste. Ky është një supozim i informuar i kryeministrit duke marrë parasysh logjikën e të bërit lajm në Shqipëri, ku mediat i japin përparësi gjithnjë e më shumë një lloj raportimi spektakli i cili fokusohet tek raportimi për individë të politikës si personazhe të botës së argëtimit. Ky lloj raportimi është në interes të qeverisë pasi duke u fokusuar tek spektakli, lehtësisht mund të hiqet vëmendja nga përgjegjësia e llogaridhënies.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk është se thjesht po supozon se si mediat do të raportojë, por ai edhe po u sugjeron mediave se çfarë të raportojnë. Edhe kjo sjellje është një formë kontrolli e tërthortë. Kjo e reflekton dëshirën e kryeministrit për të pasur një raportim spektakli dhe pa kërkesë llogaridhënie.

Kryeministri e di që lajmet kontrollohen. Duke pohuar qartësisht se lali Eri i kontrollon lajmet, kryeministri po pranon se ky është tashmë një fenomen i njohur për të dhe gjithë të tjerët. Mjafton kjo deklaratë për të treguar se censura ndaj medias në Shqipëri është një fenomen që nuk e shqetëson kryeministrin. Nga ana tjetër, duke e vënë përgjegjësinë e kësaj sjelljeje vetëm mbi lali Erin, kryeministri po mundohet të heqë përgjegjësinë nga vetja apo qeveria. Por, mjafton vetëm fakti që Kryeministri pohon në një takim publik që lajmet kontrollohen dhe e sjell këtë si arritje dhe jo si kritikë, për të kuptuar se kjo është diçka e pranueshme në qeverisje, në të gjitha nivelet.

Kryeministri inkurajon kontrollin e lajmeve. Ky është një takim me kryetarët e zgjedhur të Bashkive për zonën e Tiranës. Duke komplimentuar publikisht lali Erin për faktin se i kontrollon titujt dhe nuk ka problem, kryeministri në një farë forme po u jep mesazh gjithë të tjerëve se kjo është një qasje e dëshiruar për të dhe qeverinë e tij. Ai po këshillon të sapozgjedhurit mbi recetën e suksesit të tyre për marrëdhënien me mediat. Ai gjithashtu po u jep një mesazh edhe mediave edhe qytetarëve të pranishëm në takim, duke u munduar të normalizojë fenomenin e censurës ndaj medias dhe të përforcojë idenë se kontrolli ndaj lajmeve jo vetëm që nuk është problem, por është çelës në suksesin e qeverisjes.

Përpara dy ditësh (3.6.2023), në një nga hapësirat online të raportimeve[1], lexova një artikull që sillte një perspektivë interesante të mënyrës se si funksionon komunikimi në politikën e jashtme dhe të brendshme në Shqipëri. Ditën tjetër, vura re se artikulli ishte zhdukur nga faqja dhe nuk gjendej më në hapësirën online. Duke qenë se artikulli u referohej disa komunikimeve që u bënë publike nga një grup hackerash dhe për të cilat prokuroria i ka ndaluar mediat që të raportojnë, kjo mund të jetë arsyeja e zhdukjes së artikullit, edhe pse artikulli në fjalë nuk publikonte të dhëna të nxjerra nga hackerat dhe nuk i referohej asnjë burimi online ku këto të dhëna mund të gjendeshin. Kjo për të treguar se censura në media mund të marrë shumë forma, nga ato informale tek ato të ligjëruara.

Kur kryeministri i një vendi nuk dënon censurën ndaj medias, por e inkurajon atë si qasje të preferueshme dhe komplimenton publikisht këdo që e zbaton në mënyrë të suksesshme, atëherë është shumë e lehtë për çdo lloj censure të normalizohet dhe ligjërohet.

[1] Artikulli me autor Arjan Shahinin publikar tek Peizazhe të Fjalës

Etiketa: AnalizëArjan ShahiniBashkia e TiranesBIRNCensuraCensureEdi RamaErion VeliajKontrollikryetarLigjMediaPeizazhe të FjalësProkuroriaQeveriaRamaSHshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Pjesëmarrja bie në 35%, ndërsa palët i bëjnë thirrje mbështetësve të votojnë

KAS konfirmon numërimin elektronik në Elbasan

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.