AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Inceneratori i Fierit detyron bashkitë që të paguajnë 12 euro/ton për mbetjet

Bashkitë e qarkut të Fierit i rritën sërish kostot për depozitimin e mbetjeve, pasi administratori i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi aplikoi një tarifë porte prej 12 euro/ ton, ndërkohë që mali me plehra sa vjen e rritet.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fusha e mbetjeve dhe inceneratori i Fierit që po shërben vetëm si venddepozitimi. Foto:Valbona Davidhi

Bashkitë e qarkut të Fierit do të rrisin kostot për depozitimin e mbetjeve të tyre urbane në landfillin e inceneratorit të Fierit, pasi administratori Faraudin Arapi ka vendosur që të aplikojë një tarifë porte prej 12 eurosh për ton nga 1 prilli i këtij viti.

Historia e rritjes së kostove fillon që në janar, kur gjashtë bashkitë e qarkut morën një marrëveshje të re nga kompania e sekuestruar, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, bashkë me kushtin që nuk do të lejoheshin që t’i depozitonin mbetjet në landfill nëse nuk paguanin 12 euro ose 1400 lekë për ton.

BIRN mësoi se kryetarët e bashkive të Fierit, Lushnjes dhe Roskovecit e firmosën këtë marrëveshje dhe e miratuan atë në Këshillin Bashkiak në muajin mars, ndërsa bashkitë e Patosit dhe të Divjakës refuzuan fillimisht që ta firmosnin atë për mungesë fondesh.

Si pasojë, të dyja bashkitë iu rikthyen fushave të vjetra të plehrave, pasi inceneratori i Fierit u mbylli dyert për mospagim detyrimesh.

“Prej disa javësh bashkia e Patosit po i depoziton mbetjet në fushën e vjetër të mbeturinave për shkak të një ngërçi instituicional,” tha për BIRN Artiol Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike për bashkinë e Patosit.

Por kryetarja e bashkisë, Rajmonda Balilaj i tha BIRN të mërkurën se situata me tarifën ishte “një keqkuptim” dhe se ata kishin rënë dakord tashmë që t’i çonin mbetjet në inceneratorin e Fierit.

Mbetje të hedhura te fusha e vjetër e depozitimit të mbetjeve të bashkisë Patos, që u rikthye në punë nga bashkia pas tarifimit prej kompanisë së inceneratorit. Foto: Valbona Davidhi

Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan në mars të vitit 2022, pasi Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist, Alqi Bllako si dhe biznesmenin Klodian Zoto. Gjashtëmbëdhjetë zyrtarë të tjerë ndodhen aktualisht në gjyq lidhur me akuza të ngjashme.

Pas sekuestrimit, inceneratori i Fierit administrohet nga Farudin Arapi nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Arapi i tha BIRN se tarifa prej 12 eurosh ishte e domosdoshme për mbarëvajtjen e punës.

“Ne bëmë llogaritjet për të vazhduar grumbullimin e mbetjeve dhe vendosëm një kosto minimale prej 12 euro për ton mbetjesh. Parashikimi në projekt për këtë tarifë është 25 euro për ton mbetjesh,” tha Arapi.

I pyetur për bllokimin e bashkive të Patosit dhe Divjakës, Arapi tha se ato nuk kishin paguar detyrimet.

“Ne i kemi lejuar gjithësesi këto bashki të depozitojnë mbetjet deri një muaj më parë, por tani u detyruam të mos i pranojnë më, pasi nuk kanë paguar detyrimet,” tha ai.

Fusha e mbetjeve dhe inceneratori i Fierit që po shërben vetëm si venddepozitimi. Foto:Valbona Davidhi.

Hot-spot mjedisor

Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten edhe 2.8 milionë euro të tjera për ta vënë atë në punë; para që janë refuzuar të paguhen nga qeveria.

Depozitimi prej një viti e gjysmë i tonelatave të mbetjeve nga pesë bashkitë e qarkut të Fierit ka krijuar një pirg të madh plehrash të patrajtuara në këtë zonë dhe një rrezik të ri mjedisor.

“Kur e morëm në dorëzim inceneratorin, linja e diferencimit të mbetjeve nuk ishte gati. Ne pritëm një fond që ta vendosnim në punë, por nuk u miratua nga qeveria dhe  bëhet vetëm depozitimi i mbetjeve,” tha Arapi.

Punëtorë të inceneratorit të Fierit i thanë BIRN në kushtet e anonimatit se kapaciteti i vendeve të depozitimit është drejt limitit.

“Ka mbetur edhe një parcelë bosh, të gjitha të tjerat janë të zëna. Era e keqe ndjehet shumë, madje ka filluar të ndjehet edhe në fshat. Banorët ankohen,” tha punonjësi.

Por ndërsa landfillet e inceneratorit të Fierit janë në emergjencë, bashkitë e qarkut janë të kënaqura që e kanë hequr hallin e mbetjeve nga duart e tyre.

“Ne kemi dërguar rregullisht mbetje në incinerator, përveç disa ndërprerjeve të shkurtra si në rastet  kur punonjësit protestuan për pagat. Kemi pikën e grumbullimit pranë ish Azotikut, ku mblidhen mbetjet e më pas dërgohen në incinerator,” tha Fatjon Elezi nga bashkia e Fierit.

“Nuk është pjesë e jona se çfarë bëhet me mbetjet, pasi i dorëzojmë ato,” përfundoi ai.

Etiketa: AkuzaAlqi BllakoArtiol HoxhaBanorëbashkiBashkiaBashkia e FieritBIRNDivjakeEuroFaraudin ArapiFarudin ArapiFatjon EleziFierFushaGjyqInceneratorinceneratoriInceneratori i FieritIncineratorIntegrated Technology Waste Treatment FierKlodian ZotoKorrupsionkostokryetarlandfillLefter KokaLushnjeMallakastërmarrëveshjembetjeMjedisiMjedisitPagatParaPatosProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorQeveriaRajmonda BalilajRoskovecrrezikSHShpërdorim detyreValbona
Tjetri
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

Profesorë të arkeologjisë nga SHBA kërkojnë anulimin e vendimit për shkrirjen e ASA

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.