AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e VKM-së për pallatet pa leje

Arsyetimi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lë në fuqi VKM-në e qeverisë për sekuestrimin e shtesave pa leje, por që sipas kritikëve i amniston ndërtuesit nga ndjekja penale do të zbardhet brenda 30 ditëve. Gazmend Bardhi që inicioi ankimin tha se gjykata “nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit” nga qeveria.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatë Kushtetuese. Foto:Faqja online e gjykatës.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten që të rrëzojë kërkesën e 28 deputetëve për shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”.

GJK njoftoi zyrtarisht rrëzimin e kërkesës pa argumentim pasi vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afatit 30-ditor.

Deputetët e Partisë Demokratike pretendonin se VKM-ja ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe cenonte barazinë e qytetarëve para ligjit.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, nismëtarë i ankimit, e cilësoi vendimin të pritshëm. Ai pretendoi se Gjykata Kushtetuese nuk i kishte rezistuar presionit të qeverisë. “Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”, shkroi Bardhi në Twitter.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës në seancën e mëparshme kryeministria kërkoi delegjitimim të palës paditëse, pasi dy prej deputetëve firmëtarë, Grida Duma dhe Alfred Rushaj, kishin dorëzuar mandatin e deputetit.

“Duhet të jenë 28 deputetë që të vënë në lëvizje gjykatën,” pretendoi Zv/sekretarja e përgjithshme e kryeministrisë, Elira Kokona, duke kërkuar pushimin e gjykimit.

Deputeti Bardhi kundërshtoi pretendimet e qeverisë me argumentin se 28 firmëtarët kanë qenë deputetë kur firmosën dhe gjykata është vënë në lëvizje përpara se dy deputetët të dorëhiqen.

Ndërtimi pa leje është krim në Shqipëri dhe Kodi Penal parashikon dënime deri në 5 vjet burg për qytetarët e zakonshëm dhe 8 vjet burg për objektet me qëllime fitimi.

Megjithatë, Këshilli i Ministrave i anashkaloi këto sanksione përmes një vendimi të miratuar më 7 shtator 2022, i cili u jep ndërtuesve të mëdhenj dhe atyre të lidhur me qeverinë një mundësi për t’i ligjëruar shtesat apo godinat e paligjshme, në këmbim të një pagese financiare apo dhënies së sipërfaqeve në favor të shtetit.

Vendimi parashikon procedurat e transferimit të sipërfaqeve të paligjshme nga subjektet private te shteti dhe anasjelltas dhe nuk e përmend në mënyrë eksplicite ndjekjen penale.

Për ekspertët e ligjit, ky vendim përbën një anashkalim të rendit juridik si dhe vendos një standard të dyfishtë mes biznesmenëve të mëdhenj dhe qytetarëve të zakonshëm.

Qeveria “Rama” avancoi me projektin e saj për konfiskimin e këtyre objekeve duke miratuar para disa javësh një projektligj të veçantë për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, disa muaj pas një serie vendimesh të debatueshme për konfiskimin e objekteve për qëllime fitimi që kanë shkelur lejet e ndërtimit.

Projektligji përcakton kompetencat dhe detyrat e autoriteteve publike përgjegjëse, të përfshira në proceset e zhvillimit dhe administrimit të objekteve të konfiskuara, si dhe procedurat e shit-blerjes së godinave të konfiskuara.

Etiketa: Alfred RushajBiznesmenBurgdeputetEdi RamEdi RamaElira KokonaElsa ToskaFiona PapajorgjiGazmend BardhiGazment BardhiGent IbrahimiGJKGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGrida DumaHolta ZaçajIlir ToskaKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKodi PenalKokonaKrimKryeministriaKullakushtetueseLigjMarjana SeminiMarsida XhaferllariOligarkëpallatePallatet pa lejeParaPartisë DemokratikeProjektligjProjektligjiQeveriaRamaSandër BecisanksionesekretarjaSHshqipShqipërishtatorShtesa pa lejeSonila BejtjaTwitterVendimVendimiVKM
Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar –Alma Kodraliu – Gjykata e Tiranës

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
protesta 1

Nga arroganca teknokratike tek lëndimi narcisistik i pushtetit

10:38 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.