AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rrahman Rraja jep dorëheqjen pas dhunës barbare të familjarëve të tij kundër qytetarëve

Deputeti i Qarkut Durrës Rrahman Rraja njoftoi tërheqjen nga politika të shtunën pas publikimit të një videoje rrëqethëse në të cilën, familjarë të tij shfaqen duke rrahur me shkopinj bejsbolli dy qytetarë, “krimi” i të cilëve ishte që ishin ankuar në polici për shpërthimet e eksplozivëve në një gurore nën pronësinë e Rrajave, të cilat po u shkaktonin dëme në banesa.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja njoftoi të shtunën tërheqjen nga parlamenti pas publikimit të një videoje në të cilën familjarë të tij, përfshirë dy vëllezër, i biri dhe disa nipër, shfaqen duke dhunuar në mënyrë mizore dy qytetarë, “krimi” i të cilëve ishte se ishin ankuar në polici për shpërthimet e eksplozivëve në një gurore nën pronësinë e të vëllait të deputetit, ndërsa kryeministri Edi Rama përballet me skandalin e rradhës të qeverisjes së tij.

“Deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike,” deklaroi Rraja, i cili ka qenë kryekomunar i Niklës nga viti 2003 deri në vitin 2015 dhe deputet i Partisë Socialiste, pasi ka mbaruar studimet në Universitetin Bujqësor në vitet 2003-2007.

Deputeti deklaroi se ai e konsideron veten “prind të dështuar” dhe i bëri thirrje të birit, i cili është shpallur në kërkim nga policia, të dorëzohet.

“Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë”, deklaroi Rrahman Rraja.

Një video [link] disa anëtarë të familjes Rraja dhunojnë me shkopa bejsbolli dy kushërinj, pasi i gjetën ata në një lokal. Në video dëgjohet dikush që bërtet “Vrite – Vrite!” ndërsa goditjet e pamëshirshme vijojnë, në një akt që dukshëm ishte i synuar për të frikësuar viktimat, edhe pasi këta të fundit ishin të rrëzuar në dysheme.

BIRN pyeti zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në lidhje me ngjarjen. Që të dy nuk janë përgjigjur për komente mbi këtë shkrim deri në kohën e publikimit.

Ngjarja e rrahjes së banorëve të fshatit Borizanë u pa nga publiku i gjerë si tregues i kontrollit të bandave mbi territorin e vendit dhe pafuqishmërinë e Policisë së Shtetit për të ushtruar detyrën e vet kryesore, kontrollin e territorit. Të shtunën, kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u takua me ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi. Në fund të takimit, policia deklaroi se komisariati i Fushë-Krujës, ku gjendet edhe Nikla, “do të riorganizohet”, duke pranuar në mënyrë indirekte dështimin e kontrollit të territorit në një  zonë famëkeqe për praninë e krimit të organizuar.

Policia gjithashtu i bëri thirrje publike të shtunën Xhelal Rrajës, (i vëllai) dhe Rexhep Rrajës (i biri) i deputetit, të dorëzohen.

“Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit,” thuhet në njoftim.

Rrahman Rraja është deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2017 por ai u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2018, kur një vajzë 25 vjeçare denoncoi të birin e tij Rexhepin, për përdhunim. Një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu, kërkoi strehim politik në Zvicër pasi deklaroi se ishte kërrcënuar nga familja Rraja. Denoncuesja ofroi mbështetje publike për të denoncuarin më vonë ndërsa ecuria e gjykimit të tij për përdhunim është e paqartë.

Në vitin 2021, një anëtar tjetër i familjes, Redjan Rraja, u arrestua i dyshuar për pjesëmarrje në atentatin kundër ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, një figurë e njohur e krimit të organizuar, aktualisht në kërkim.

Etiketa: Arjan NdojaBanorëBIRNBledi ÇuçideputetDhunëEdi RamaEmiljano NuhuGurorekrimiKrujëKryeministri Edi RamambështetjeMuhamet RrumbullakuParaparlamentiPartisë SocialistepoliciPoliciaPolicia e ShtetitRamaRedjan RrajaRexhep RrajaRrahman RrajaRrumiRrumi i ShijakutTaulant BallavideoXhelal RrajaZvicër
Tjetri
Muhamet Rrumbullaku prezantohet si drejtor i ri i Policisë së Shtetit

Rama dorëzon Çuçin pas dhunës së bandave ndaj qytetarëve në Fushë Krujë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.