AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Reforma zgjedhore në ‘pikën zero’, opozita kërkon konsensus të ri

Komisioni bipartizan për reformën zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat për një vit e gjysmë, ndërsa një kërkesë për shtyrjen e mandatit nuk u hodh në votim në seancën e fundit parlamentare pas kundërshtimit të opozitës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:03 | 21/07/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Foto: LSA

Mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord të premten që të shtyjnë sërish afatin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, pasi opozita kërkoi që të gjendej një konsensus i ri për funksionimin e tij, një vit e gjysmë pasi grupi bipartizan i punës nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

Një kërkesë për shtyrje të afatit, e firmosur nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj nuk u hodh në votim në seancën e fundit plenare të këtij sesioni që përfundoi të premten në mëngjes, pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha se tre grupet parlamentare të opozitës nuk ishin dakord.

“Të tre grupet e opozitës kërkojnë modus veprimi se si ta çojmë përpara reformën zgjedhore,” tha Bardhi në sallën e Kuvendit, duke shtuar se: “nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm për të shtyrë e shtyrë pa punë këtë komision”.

Komisioni i Posaçëm u ngrit në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani. Pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj.

Bardhi deklaroi komisioni “ka dështuar të përmbushë detyrën që i ka caktuar Kuvendi”, ndërsa shtoi se në 6 muajt e fundit nuk është mbledhur asnjë ditë. Ai i propozoi mazhorancës që në shtator të gjendet një mënyrë si të çohet përpara reforma, duke propozuar rikonceptim të punës së komisionit.

Kërkesa e tij u kundërshtua fillimisht nga deputeti socialist, Toni Gogu, sipas të cilit nuk mund të lihej Kuvendi pa këtë komision dhe kërkoi që të votohej zgjatja e mandatit në mënyrë të njëanshme.

Por Bardhi kundërshtoi duke i kujtuar se reforma është një proces që kërkonte konsensus politik.

“Për turpin tuaj dhe tonin, Parlamenti ka qenë pa këtë komision dhe ka bërë vetëm 2 mbledhje duke bllokuar reformën zgjedhore,” tha ai.

Bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri pretendoi se komisioni ishte funksional dhe kërkoi zgjatjen e mandatit për të mos u kthyer siç tha ai “në pikën zero në shtator”.

“Komisioni nuk mund të rrijë peng i mosmarrëveshjeve mes opozitës,” shtoi Gjiknuri, duke aluduar se opozita kërkonte të ndryshonte kryetarin e saj në komision.

I pyetur nga BIRN nëse PD do të kërkonte ndryshimin e përfaqësuesve të saj në këtë komision apo do të kërkonte një mekanizëm të ri për reformën, Bardhi tha “të gjitha opsionet janë të hapura”.

Komisioni për reformën zgjedhore u ngrit me vendim të Kuvendit me datë 10 shkurt 2022, por nuk arriti të ketë asnjë produkt real pune në tre mandate 6-mujore.  Dy bashkëkryetarët, Damian Gjknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD, nuk kanë dhënë arsye objektive për mosfunksionimin e tij.

Komisioni ka si objektiv realizimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor duke u bazuar në rekomandimet e fundit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin  gjatë fushatës, ndërsa Partia Demokratike u kritikua për ngritjen e “strukturave paralele” të mbrojtjes së votës.

Etiketa: BIRNDamian GjiknuriEdi RamaEnkelejd AlibeajGazmend BardhiKodi ZgjedhorKomisionKomisioni i posaçemkryetarKuvendiMbledhjeOpozitaOSBEOSBE-ODIHRPartiaPartia DemokratikePDPSPunëRamaRaportiReformaReforma zgjedhoreshtatorShtyrjeToni GoguVendimvotim
I mëparshmi

Prokurori Artur Cara konfirmohet me shumicë votash

Tjetri

Ndotja e ajrit kërcënon shëndetin e banorëve të kryeqytetit

Tjetri

Ndotja e ajrit kërcënon shëndetin e banorëve të kryeqytetit

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.