AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ankesa për shkarkim të padrejtë në Radio Televizionin Publik Shqiptar

Pas emërimit të një drejtori të ri, i cili më parë ka qenë deputet i partisë në pushtet, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias të shkarkuar nga RTSH i thanë BIRN se do të ngrenë padi për shkarkim të padrejtë nga puna.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e RTSH-së. Foto: BIRN.

Shkarkimet në televizionin publik të Shqipërisë kanë ngritur frikë të re për ndërhyrje politike pas zgjedhjes së një drejtori të ri, me disa prej atyre që humbën punën që i thanë BIRN se u pushuan në mënyrë të padrejtë pas shqyrtimit të nxituar nga komisionet ad hoc.

Sindikatat e medias në Shqipëri dhe Evropë kanë kritikuar një valë shkarkimesh në RTSH që kur Alfred Peza, ish-deputet i Partisë Socialiste në pushtet, u zgjodh drejtor në qershor.

Disa prej atyre që humbën punën kanë folur që atëherë me BIRN në kushte anonimiteti, nga frika e hakmarrjeve ligjore ose e rrezikut për të mos gjetur një punë të re.

Njëra, e cila u pushua nga puna për mungesë, tha se komisioni në rastin e saj nuk kishte marrë në konsideratë dokumentet që kishte siguruar për të justifikuar mungesën e saj në punë.

Një tjetër tha për BIRN se ditën që u bënë kontrollet, ajo e kishte pushim nga puna për të kompensuar turnet e punës gjatë fundjavës dhe pushimet e mëparshme. Shefi i saj i tha komisionit arsyen pse ajo mungonte, por pa asnjë dobi, tha ajo. “Më pas shkova në komision dhe disa ditë më vonë më njoftuan për shkarkimin përfundimtar. Pas 11 vitesh punë, kjo ishte arsyeja.”

Avokatët e disa prej të shkarkuarve nga puna e vunë në dyshim procedurën.

“Për mua, komisioni ishte i paligjshëm sepse nuk kishte autorizim se si ishte ngritur, kush e legjitimoi, kush ishin personat e emëruar”, tha Margarita Kola, juriste dhe ish-eksperte ligjore në radio RTSH.

“Kushdo që drejton televizionin publik dhe kryen këto lloj shkarkimesh duhet të japë llogari para taksapaguesve shqiptarë, sepse këta njerëz do të shkojnë në gjykatë dhe shumica e tyre do të fitojnë”, tha Kola për BIRN. “Dhe një njeri që shkon në një institucion dhe abuzon me paratë e shqiptarëve, e ka të paktën detyrim të shpjegohet.”

Avokati Besnik Dervishaj përmendi “shkelje shumë të rënda” të Kodit të Punës, duke përfshirë mungesën e shpjegimit, mosrespektimin e afateve kohore të njoftimit dhe mospërdorimin e masave disiplinore përpara se të kalohej të pushimi nga puna.

Dervishaj tha për BIRN se nëse rastet e tjera janë si dy rastet që ai kishte shqyrtuar, “jemi përballë një vepre penale të shpërdorimit të detyrës me pasoja të shumëfishta dhe në shumë episode kriminale”.

“Marrja” e RTSH-s nga Partia Socialiste

Një punonjës i tretë, një kameraman, tha se edhe ai e kishte humbur vendin e punës për shkak të mungesës kur, në fakt, po filmonte jashtë. Ai tha se supervizori i tij kishte folur në favor të rij në seancën e komisionit, por se edhe ai ishte shkarkuar nga puna.

Në një rast, dokumentet zyrtare të para nga BIRN thonë se punonjësi me dashje “shmangte detyrat që i ishin ngarkuar”, “duke i shkaktuar dëm ekonomik institucionit”.

Një tjetër, duke cituar kontrollet e kryera, ka vendosur se punonjësi nuk ka respektuar “detyrimet” dhe “përgjegjësitë” sipas kontratës së tyre me RTSH-në.

Të gjithë ish-punonjësit e kontaktuar nga BIRN thanë se kishin në plan të ngrinin padi për largim të padrejtë nga puna.

RTSH dhe drejtori i saj, Peza, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, EFJ, Ricardo Gutierrez, i tha BIRN se “marrja” e RTSH-s nga Partia Socialiste ishte një “skandal serioz”.

“Televizioni publik duhet t’i përkasë të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha ai. “Por ajo që ne po shohim qartë këtu është kapja e televizionit publik për ta vënë atë në shërbim të interesave vetëm të partisë në pushtet.”

Gutierrez i bëri thirrje Bashkimit Evropian të Transmetuesve, EBU, “të vërë në pikëpyetje përkatësinë e RTSH-së, e cila nuk ofron më garancitë e nevojshme të pavarësisë”.

Emërimi i Pezës pasoi atë të Armela Krasniqit, ish-zëdhënëses së Partisë Socialiste, si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive në vitin 2021.

Shqipëria ra me 20 vende në indeksin e lirisë së shtypit të përpiluar nga Reporterët pa Kufij në vitin 2022, duke rënë nga vendi 83 në vendin e 103-të.

Në raportin e tij më të fundit mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Komisioni Evropian tha se “asnjë progres” nuk ishte bërë përsa i përket lirisë së medias.

Etiketa: Alfred PezaBEBIRNdëm ekonomikdeputetdetyrimEFJgazetarKomisionKomisioni EvropianpadipaktParaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistepasojaprogresPunaPunëreporterRicardo GutierrezRTSHSHShkarkimshkarkimeshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
ILD ‘ndjek’ akuzën për vrasje ndaj djalit të anëtares së KLP-së

ILD ‘ndjek’ akuzën për vrasje ndaj djalit të anëtares së KLP-së

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.