AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

A ka akoma për të duruar me rrugët?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se u kërkon ndjesë përdoruesve të aksit rrugor veri-jug duke sugjeruar se pritja më e gjatë ka kaluar. Në fakt, radhët e pambarimta të segmentit Vorë-Fushë Krujë apo Fushë Krujë – Thumanë javë vetëm ana e dukshme e një degradimi të përgjithshëm të sistemit rrugor, gjë që nuk vjen nga mungesa e parave por nga mungesa e qeverisjes.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Puntore gjate punes per riparimin e asfaltit ne aksin Maminas–Sukth, pjese autostrades, Tirane-Durres, e cila prej se henes do te bllokohet ne disa pjese te saj per te mundesuar riparimin e pjeseve te demtuara rende./r/n/r/nWorkers during the rehabilitation works of the Maminas–Sukth road part of the highway Tirane-Durres, which will be blocked in some parts for several days.

Rruga Durrës – Plepa është bërë një telash i madh për përdoruesit, jo veçanërisht për shkak të ngarkesës, por kryesisht për shkak të gropave në asfalt, të cilat detyrojnë shumë nazeli të ecin fare ngadalë për të mos dëmtuar makinën, gjë qe detyrimisht kthehet në radhë në të vetmin semafor të zonës. Situata nuk është e re. Përdoruesit e këtij segmenti e kanë vënë re degradimin prej së paku një viti. Dhe ky as nuk është segmenti i vetëm rrugor që ka vajtur në dreq. Rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës, krahu i djathtë, një segment rrugor që përdoret nga një numër i konsiderueshëm biznesesh të zonës, po merr statusin e një ish-rruge ndërsa nyjet e betonit të lejuara të ngrihen ku t’u ketë qejfi, kanë bërë rrugë aksesi drejtpërsëdrejti në autostradën Tiranë-Durrës, duke derdhur beton mbi asfalt e duke e bërë vetë autostradën, jo të mbingarkuar, por të ngadaltë dhe rrjedhimisht, të mbingarkuar.

Arsyet kryesore se pse rrugët kombëtare dëmtohen kaq shpejt në Shqipëri duket se lidhet me përdorimin e tyre nga kamionë të mbingarkuar. Këto kamionë që shërbejnë kryesisht në transport kromi nga Bulqiza dhe në transport betoni për industrinë e ndërtimit, duket se i përkasin atyre që gjerësisht po njihen si oligarkë, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo Ramës. Dhe zgjidhja e parë e problemit është që kamionët e ngarkuar të mos lejohet të dëmtojnë rrugën, në të cilën më pas, autoveturat ecin më ngadalë, duke djegur më shumë karburant, duke emetuar më shumë ndotje dhe duke shkaktuar më shumë trafik. Kuptohet që polici rrugor do të duhet të përballet me interesat e oligarkut që lejohet të ngrejë pikë betoni në autostradë dhe të çajë akses personal në një autostradë që supozohet se duhet të lidhë Tiranën me Durrësin dhe jo pikën e betonit me kantierin e ndërtimit. Por duhet të jesh naiv deri në budalla që të presësh që diçka e tillë të ndodhë.

E meqë ndalimi i kamionëve të mbingarkuar nuk pritet të ndodhë, një zgjidhje tjetër afatshkurtër duhet të marrë formë. Një tender duhet të mbushë gropat në rrugë ndërsa oligarkut duhet t’i lutemi që t’i lajë betonieret para se t’i nxjerrë në autostradë, në mënyrë që betoni të mos rrjedhë mbi asfalt duke krijuar gunga. Dhe pyetja është që, duke qenë se korridori Veri-Jug që duhet të lidhë autostradën Milot-Thumanë me autostradën Kavajë-Rrogozhinë përmes një rruge krejtësisht të re nga Kashari për në Pezë-Helmës deri në Lekaj, Kavajë kërkon kohë, dhe projekte e financime e ku ta di unë çfarë tjetër, pyetja pra është që çfarë e pengon kryeministrin të mbushë ndonjë gropë në Unazën e Durrësit apo në Autostradën Tiranë-Durrës.

Nëse i hedh një sy bilancit të shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, vëren se janë rreth 46 miliardë lekë suficit në një kohë që duhej të kishin 6.3 miliardë lekë deficit. [Link] Me një fjalë, një gjysmë miliardi euro, mjaftueshëm këto për të ndërtuar pjesën më të madhe të aksit Kashar-Lekaj (pa koncesion apo partneritet publik-privat), flenë në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë.

Kështu që, ndërsa udhëtarët e aksit Shkodër – Tiranë bëjnë durim, jo pse po dëgjojnë këshillën e kryeministrit për të duruar, por se nuk kanë zgjidhje tjetër, i lutemi kryeministrit që me paratë tona të hedhë ndonjë grusht asfalt në ato rrugë që kanë nevojë për riparime.

Etiketa: autostradDurrësEuroKarburantKoncesionKromMilotndotjeOligarkëParapoliciRrogozhinëSHShkodërshqipShqipëritenderTiranëTrafik
Tjetri
Eksodi anglez, popullsia pakësohet me 36 mijë vetë, rënie masive mes të rinjve

Largimi i kompanive ajrore me kosto të ulët lë në vështirësi turizmin në Ballkan

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.