AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

KLSH: Të sëmurët me tumor nuk marrin shërbimin e duhur

Një raport auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit vëren se pajisjet bazë për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale nuk funksionojnë, ndërkohë që buxheti për trajtimin e tyre zë një peshë të vogël në buxhetin e QSNUT.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:52 | 29/08/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke folur gjate ceremonise se inagurimit te Spitalit te Ri Infektiv ne ambientet e QSUT. Foto:LSA.

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2020-2022 del në përfundimin se pacientët me tumor nuk marrin shërbimin e duhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve, shpenzimeve buxhetore dhe investimeve në pavionin e Onkologjisë.

Sipas raportit të KLSH, edhe pse numri i pacientëve është në rritje dhe sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve në Shqipëri, duke shkaktuar rreth 16% të vdekjeve çdo vit, buxheti për trajtimin e tyre zë një peshë të vogël në buxhetin e QSUNT-së.

Gjithashtu, sipas KLSH-së, shpenzimet buxhetore nuk kanë ndjekur prirje të rritjes së tyre krahasuar me buxhetin e përgjithshëm të QSUT-së. Raporti konstaton se ndonëse numri i pacientëve me sëmundje tumorale është në rritje, buxheti për trajtimin e tyre është në rënie të konsiderueshme.

KLSH cilëson “shqetësues” faktin që si QSUNT, Spitali Onkologjik dhe Spitalet e Rajonale, mbajnë buxhete historike, të cilat nuk ndryshojnë në vite dhe shfaqen me mungesë stafi, mungesë pajisjesh e medikamentesh.

Mungesa e pajisjeve

Edhe pse KLSH rreshton një sërë problemesh për shërbimin onkologjik, duket se problematika më e madhe lidhet me mosfunksionimin e disa pajisjeve bazë që përdoren për trajtimin e kancerit, gjë që ka lënë qindra pacientë pa këtë shërbim jetik për ta.

“Konstatohet se numri i rasteve të trajtuara pranë shërbimit të radioterapisë, mbështetet në 4 pajisje kryesore, nga të cilat Brakiterapia nuk është funksionale përgjatë gjithë periudhës së auditimit, ndërsa Ortovoltazhi nuk funksionon që prej datës 02.11.2022,” thuhet në raport.

Sipas raportit, mungesa e aparatit të Ortovoltazhit ka sjellë mostrajtimin e 200 pacientëve, të cilët nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre.

Pas disa kërkesave, më në fund drejtoria e QSUNT-së ka dërguar një aparat të ri  donacion nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në janar të këtij viti, por raporti vlerëson se aparati nuk ishte instaluar ende dhe pengohet nga procedurat burokratike të institucionit.

KLSH konstaton se mungojnë dhe pajisje të tjera me rëndësi në trajtimin e sëmundjeve tumoriale si; tubusat e aparatit të shiringës elektrike; pompa; maskat termoplastike individuale.

Vetëm për maskat termoplastike nevoja minimale në vit përllogaritet 250 copë, ndërkohë që sipas kontastimit të KLSH-së, – mossigurimi i tyre “përbën shkak për pasoja serioze për shëndetin e pacientëve” .

Auditi ka konstatuar probleme dhe me insfrastrukturën, numrin e vogël të shtretërve për kimioterapinë dhe prezencën e lagështirës në dhomat e pacientëve

Rritja e pajustifikuar e kostove për depistimin e kancerit të qafës së mitrës është një tjetër gjetje e auditit. Sipas raportit, “kosto e shpenzimeve rritet me 261 herë”, shifra këto të paargumentuara dhe të pajustifikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Shërbimi i onkologjisë është i decentralizuar dhe spitalet rajonale janë pjesërisht efektive në trajtimin e tyre, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, kapaciteteve spitalore dhe pajisjeve dhe materialeve mjekësore.

KLSH vë në dukje në raport se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dështuar që të ketë raporte monitorimi dhe vlerësimi për ecurinë e kancerit për vitet 2021-2022 dhe realizojë Regjistrin Kombëtar të Kancerit.

Etiketa: buxhetidonacionKLSHKontrolli i Larte i ShtetitkostoMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeMjekmjekëMonitorimiPacientet me tumorpasojaQSUNTQSUTraportRaportiSHShendetiSherbimi onkologjikshqipShqipërispitaletSpitalet rajonale
I mëparshmi

KPA me tre mendime për ish-gjyqtaren Fjoralba Prifti

Tjetri

Çudia shqiptare: Turizmi rritet, konsumi i energjisë elektrike bie

Tjetri
Çudia shqiptare: Turizmi rritet, konsumi i energjisë elektrike bie

Çudia shqiptare: Turizmi rritet, konsumi i energjisë elektrike bie

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.