AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS rrëzon kërkesën e Bashës për komisionerët në Kukës

Dy grupimet në opozitë po i përdorin zgjedhjet e pjesshme në Kukës për të testuar sërish përplasjet e tyre për shumicën dhe logon e PD-së; por KAS vendosi që shumica e komisionerëve i takon koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe logoja e PD-së grupimit të përfaqësuar nga Basha.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:33 | 07/09/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, rrëzoi të enjten kërkesën e Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Lulzim Basha për të pasur të drejtën e propozimit të dy anëtarëve të KZAZ-së për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit që mbahen më 24 shtator.

Basha kërkonte rrëzimin e një vendimi të mëparshëm të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit, kjo parti kishte të drejtë të propozonte vetëm një anëtar në KZAZ-në e Kukësit.

Sipas argumentimit të Celibashit, në zgjedhjet e fundit vendore të 14 majit, PD-ja zyrtare ishte renditur si parti e tretë pas Partisë së Lirisë, e cila drejtoi koalicionin “Bashkë Fitojmë”, në listën e të cilit garoi pjesa tjetër e PD-së e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas formulës së përcaktuar në Kodin Zgjedhor, partia më e madhe e mazhorancës dhe ajo e opozitës kanë të drejtë të propozojë nga  2 anëtarë dhe partitë e dyta propozojnë nga një anëtar.

KAS e mori në shqyrtim kërkesën të mërkurën dhe të enjten pasi një vendim i Kolegjit Zgjedhor e detyroi që ta pranojë dhe të rrëzojë një vendim të mëparshëm të këtij organi për të mos e marrë në shqyrtim.

Në parashtrimin e kërkesës para KAS, përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa, pretendoi se PD-ja ishte parti e dytë duke kundërshtuar vendimin e Komisionerit për të llogaritur votat e koalicionit “BF” si vota të partisë kryesore të koalicionit.

Ai kërkoi të dinte nga KQZ se sa këshilltarë bashkiakë kishte aktualisht PL në bazë të deklarimeve të përkatësisë partiake të tyre në konstituimit të këshillave, duke kërkuar që përllogaritja e votave të bëhej në bazë të këtyre mandateve.

Sipas informacionit të sjellë nga KQZ, vetëm në 53 bashki këshilltarët kanë deklaruar përkatësinë partiake në mbledhjen e konstituimit dhe nga këto deklarime llogariten 113 këshilltarë të PL-së, ndërsa në 8 bashki të tjera këshilltarët e opozitës janë deklaruar si të koalicioniot “BF”.

Sefa i kërkoi KAS që të bëjë përllogaritjen e votave të partive të opozitës në bazë të këtyre të dhënave.

Por, duke shpjeguar vendimin e marrë me shumicë votash, anëtari i KAS-it Ledio Braho i tha BIRN se: “nuk mund të merret si argument, sepse deklarimi i këshilltarëve është fluid”.

“Pavarësisht listës me të cilën janë zgjedhur, ndryshon në çdo rast”- tha ai duke shtuar se vendimi i KAS u bazua në jurispudencën  e Kolegjit, sipas së cilës, të drejtat dhe detyrimet i merr përsipër partia udhëheqëse e koalicionit.

Konflikti mes PD-së u zhvendos përsëri para KAS-it të enjten me një tjetër kërkesë të grupimit të Berishës, i cili kërkonte ç’regjistrimin e PD-së së Bashës dhe regjistrimin e tyre si subjekt zgjedhor me të njëjtën emër në zgjedhjet e Kukësit.

Pasi dëgjoi pretendimet e dy palëve se kujt i takon të përfaqësojë ligjërisht demokratët si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e Kukësit, KAS vendosi të rrëzojë ankimimin e grupimit të Berishës për t’u regjistruar në këto zgjedhje.

Partia e Bashës fitoi kështu të drejtën për të garuar në Kukës, ndërsa grupimi i Berishës ka kërkuar që të regjistrojë kandidatin e tij për këtë bashki, Emri Vata, nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Zgjedhjet e parakohshme në qytetin verior bëhen për të zëvendësuar kryebashkiakun e shkarkuar, Safet Gjici, vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste.

Gjici u shkarkua nga Këshilli i Ministrave në qershor pas publikimit të një videoje që e ekspozonte duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Ai u arrestua pak ditë më vonë me akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Etiketa: BashabashkiBashkia KukesBFBIRNEmriEmri VataIlirian CelibashiIlirjan CelibashiIndrit SefaKASKoalicioni Bashkë FitojmekomisionerKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKQZKZAZLedio BrahoLigjLulzim BashaParaPartiaPartia DemokratikePartia e LirisëPartisë DemokratikePartisë SocialistePDPLSafet GjiciSali BerishashtatorVendimVendimiVotazgjedhjeZgjedhjet
I mëparshmi

Pretendimet e Ervin Beqirit për pasurinë u gjetën deklarative edhe nga KPA

Tjetri

Përmbarimi bllokon punimet e HEC-it në Thirrë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit

Tjetri
Përmbarimi bllokon punimet e HEC-it në Thirrë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit

Përmbarimi bllokon punimet e HEC-it në Thirrë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.