AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përmbarimi bllokon punimet e HEC-it në Thirrë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit

Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për të pezulluar punimet për ndërtimin e një HEC-i dhe një fabrike uji në zonën e Fanit në Mirditë,  Zyra e Përmbarimit në Lezhë e shoqëruar nga banorët që kundërshtojnë ndërtimin bëri bllokimin e punimeve. Banorët e cilësuan ndalimin e punimeve një fitore, ndërsa kërkuan hetime për krim mjedisorë.

Elvis HilangaElvis Hila
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtues të Zyrës së Përmbarimit Lezhë dhe banorë të 3 fshatrave gjatë bllokimit të punimeve për HEC Sang me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit. Foto;Elvis Hila

Pas dy vjet protestash dhe një beteje të gjatë ligjore banorët e tre fshatrave në Fan të Mirditës shoqëruan të enjten zyrtarët e përmbarimit dhe policinë e Lezhës, ndërsa këto bënë bllokimin e punimeve të ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike uji në burimin e ujit pranë fshatrave të tyre.

Bllokimi i punimeve u bë pas një vendimit të Gjykatës Administrative e Apelit në Tiranë e cila ka pranuar një kërkesë për sigurim padie të  166 banoreve te fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe, duke vendosur bllokimin e punimeve derisa çështja të gjykohet në themel. Vendimi i bllokimit u zbatua nga Zyra Përmbarimore në Lezhë, e cila kishte mbështetjen e policisë dhe bashkisë, ndërsa dhjetëra banorë u mblodhën dhe shoqëruan veprimet administrative.

Drejtuesja e Zyrës së Përmbarimit Liza Çuni, paralajmëroi drejtuesit e kompanisë për ndjekje penale nëse do vazhdojnë punimet në mënyre ilegale. “Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka marrë vendim për sigurimin e padisë, që do të thotë pezullimin e punimeve. Ne kemi ardhur ta zbatojmë këtë vendim dhe derisa gjykata të vendosë ndryshe, këtu nuk do të zhvillohen punime. Urdhëri i ekzekutimit ju është komunikuar edhe përfaqësuesve të firmës dhe nëse do të tentojnë të bëjnë punime ilegale do të përballen me ndjekje penale”, tha Çuni.

Përfaqësues të kompanisë që u shoqëruan jashtë kantierit nga policia, nuk qenë të arritshëm për koment.  Vendimi i gjykatës u përshëndet nga banorët të cilët thonë se ndërtimi i HECE-ve dhe fabrikës së ujit dëmton mjedisin dhe le pa ujë këto fshatra, me potencial turistik.

“Vendimi i gjykatës është një inkurajim për neve si banor dhe jemi shumë të gëzuar. Këtu është një krim mjedisor dhe ekonomik që SPAKU duhet të veprojë dhe të çojë para drejtësisë ata që kanë dhënë këto leje, duke grabitur pasuritë natyre tona”, thotë Besnik Paci banor i zonës.

Paci tha se ata ishin të vendosur dhe do t’i shkojmë deri në fund betejës për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit dhe fabrikës së ujit. “Jemi mbi 150 banor të këtyre tre fshatrave që prekemi nga kjo masakër”, thotë Paci.

Banorët thonë se dëmet që sjell ndërtimi i HEC-it në këtë zonë janë të mëdha për bujqësinë dhe mjedisin.  “Mirdita është një nga vendet me të pasura nëntokësore dhe duan të grabisin gjithçka. Marrja e ujit sjell pasoja të mëdha për neve sepse e kemi të varur jetesën me bujqësinë dhe blegtorinë. Por tashmë populli nuk flen më. Gjykata na ka dhënë të drejtë dhe jemi të vendosur që mos ta lejojmë këtë masaker që ka nisur të bëhet këtu, pa na pyetur fare neve si banor” thotë Ndue Prenga banor

Përfaqësuesi ligjor i banorëve Adriatik Lapaj e cilësoi vendimin e gjykatës një mesazh të qartë që mos të luhet më me pasuritë natyrore të Shqipërisë.

“Ky është një mesazh që i shkon çdo komuniteti në Shqipëri, për të rezistuar dhe përballur ndaj kujtdo që synon t’ju marrë jetën e përditshme. Uji është jeta e banorëve të tre fshatrave këtu në Mirditë dhe kërkohet për të bërë HEC. Ai nuk del as për të vaditur, ndaj çdo banor në çdo cep të Shqipërisë mos të lejojë që t’i vidhet jeta”, tha Lapaj.

Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk, ndërsa deri më tani janë relizuar afro 50 % e punimeve. Ky është vetëm një prej disa dhjetëra konfliktesh të ngjashme që vijojnë prej vitesh në të gjithë vendin mes banorëve dhe kompanive e qeverive që kanë dhënë qindra leje për hidrocentrale në lumenj e përrenj.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik LapajBanorëFanGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësHECKrimKrim mjedisorLezhëmasakerMirditëMjedisnatyreParapasojaPërmbarimi Gjyqësor LezhëPoliciaSangshqipShqipëriThirrëVendimVendimi
Tjetri
Historia ‘e heshtur’ e arumunëve të Durrësit

Historia 'e heshtur' e arumunëve të Durrësit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.