AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Historia ‘e heshtur’ e arumunëve të Durrësit

Edhe pse kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë dhe atë të qytetit, historia e komunitetit të vogël prej qindra familjesh të arumunëve në Durrës është pak e njohur.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
12:45 | 08/09/2023
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kopertina e librit “Ditari i Dumitru Berciu – Instituti rumun i Shqipërisë”.

Një zonë kodrinore në kurorën bregdetare të Durrësit, ku ndodheshin stanet, bagëtitë dhe më pas banesat e komunitetit arumun të qytetit, vazhdon të ruajë edhe sot emrin lagjja “Stan” si shenjë e komunitetit që jetonte aty.

Në fillim të shekullit të kaluar, arumunët ishin një komunitet mjaft i njohur në Durrës. Me traditë të hershme në pritjen e përcjelljen e të huajve, qyteti i vlerësonte ata si njerëz punëtorë.

Arumunët ishin blegtorë, sipërmarrës e zanatçinj, që të gjithë të integruar në jetën e qytetit dhe të disa fshatrave bregdetarë pranë tij.

Por për vite me radhë kur vendi ishte nën diktaturë, pjesëtarët e komunitetit – një pjesë tregtarë të mëdhenj  – e fshehën identitetin e tyre për t’i shpëtuar persekutimit.

“Prindërit merakoseshin se mos flisnim në rrugë apo me shokët mbi faktin që gjyshin tonë komunistët e eliminuan fizikisht nga që ishte tregtar i madh, apo nga ana tjetër që një nga kushërinjtë tanë, Nako Spiru, figurë e rëndësishme e luftës, pati një fund tragjik në vitin 1947,” kujton Petri Spiru, pjesë e komunitetit arumun të qytetit bregdetar.  Spiru thotë se e mësoi historinë e familjes vetëm pas viteve 90’.

Anëtarë të tjerë të këtij komuniteti po ashtu mësuan për origjinën e tyre vetëm pas viteve ‘90.

“Të parët e mi kanë ardhur në Durrës nga Berati rreth 150 vjet më parë”, tregon Endri Jorgoni, duke nënvizuar se një pjesë e të dhënave për arumunët janë publikuar në revistën “Arumunët – vllehët”, e cila që nga fillimi i viteve ’90 u botua në rreth 50 numra, si në Tiranë edhe në Durrës.

Sipas Censusit të publikuar në vitin 2012, në Shqipëri jetojnë rreth 8200 vllehë ose 0.3% e totalit të popullsisë. Ata u njohën zyrtarisht si pakicë kombëtare në vitin 2017.

Hajredin Isufi
Historiani Hajredin Isufi. Foto: Gëzim Kabashi.

Së fundmi, historiani Hajredin Isufi është përpjekur të zbulojë historinë e komunitetit të vogël që është pjesë e historisë së qytetit bregdetar. Isufi thotë se për ta ka mungesë të të dhënave të shkruara dhe se bazë për historinë eshtë një libër i vitit 1912, i shkruar nga studiuesi arumun C. N. Burileanu “I Romeni di Albania” (Rumunët e Shqipërisë), botuar në Bologna. Autori i librit e ka vizituar Shqipërinë në vitet 1904, 1905, si dhe në periudhën 1906-1907 dhe sipas të dhënave të tij në këtë kohë në qytetin e Durrësit jetonin 2.000 banorë, nga të cilët 100 ishin arumunë.

Përveç qytetit, arumunët jetonin në fshatrat Shën Vlash, Sukth, Pjezës, Rreth dhe Rrushkull në fillim të shekullit të kaluar. Burileanu shkruan se gjeti rreth 239 familje arumune gjithsej.

Studiuesi saktëson se në Rrushkull kishte më pak arumunë, 11 familje, ndërsa shumica, rreth 100 ishin vendosur në fshatin Pjezës.

Sipas Burileanus, familja arumune Shallvari zotëronte një çiflik në Rrushkull; njëlloj edhe në fshatin Jubë, kishin pronat e tyre edhe Jorgo Goga, Vasil Spiru dhe Kristaq Spiru, që të gjithë arumunë.

Arumunët e Durrësit u specializuan në disa profesione pak të preferuara nga banorët e qytetit, si bakërpunues, kovaç, orëndreqës,, rrobaqepës, qëndistarë apo leshpunues.   Studiuesi Isufi tha për BIRN se kur autori Burileanu e vizitoi Durrësin, arumunët ishin një komunitet kompakt dhe jetonin në harmoni me bashkëqytetarët e tyre durrsakë.

Autori veçon Pavli Terkën, një arumun e pasur që zotëronte shtëpitë e një lagjeje të madhe pranë portit, si dhe një nga hotelet e qytetit.

“Njeri shumë i kulturuar dhe me ndikim të madh në jetën e komunitetit qytetar mes banorëve muslimanë, orthodoksë e katolikë, Pavli Terka në atë kohë drejtonte komunitetin e arumunëve në Durrës”, shkruhet në libër.

Emrat kryesorë mes arumunëve të kohës përfshinin po ashtu Anastasia Moisiun, Miltiadh Shallvari, Spiro Golgota, ndërsa të njohura ishin edhe familjet Hodbari, Goga, Leka, Lazaridi, Mima, Papa, Anastasi, Sallabanda, Truja, Bakalli, Koja, Janku, Dovana, e mjaft të tjera.

“Mjaft prej tyre bëhen mbrojtës të alfabetit shqip me gërma latine, duke iu kundërvënë presionit grek që këmbëngulte për të shkruar alfabetin shqip me alfabetin  helen”, thotë studiuesi Hajredin Isufi, sipas të cilit: “ata gjetën argumentin e tyre në fjalët e patriotit Pavli Terka “ne nuk mund të veçohemi nga bashkëqytetarët e tjerë, pavarsisht  nga feja”.

Të njëjtin qëndrim mbajtën arumunët e Durrësit, por edhe ata të Kavajës edhe në fillim të viteve 1900, kur në qytet për interesa të vendeve të mëdha kishin hapur shkollat e tyre Greqia dhe Austro-Hungaria.

Studiuesi Hajredin Isufi në intervistën e tij për BIRN shquan përsëri qëndrimin e bashkëqytetarit arumun Pavli Terka, i cili në vlerësim të veprimtarisë së tij zgjidhet nënkryetar i Klubit “Bashkimi” në Durrës.

“Mihal Rama, një arumun tjetër i Durrësit në fillim të shekullit të kaluar njihej si publicist mjaft i zoti dhe kishte botuar artikuj me inicialet M. R. në të gjitha gazetat e kohës”, thotë Isufi.  Studiuesi Isufi i ka lënë një vend të veçantë arumunëve në librin e tij “Feja dhe Flamuri” kushtuar klerikut patriot Dom Nikoll Kaçorri.

Isufi thotë se arumunët në Durrës, në 10-vjeçarin e parë të shekullit të XX-të kanë qenë në harmoni dhe bashkëpunim të plotë me komunitetet e tjerë të qytetit. Duke nisur nga luftërat ballkanike; në mbrojtjen e alfabetit latin; në përhapjen e arsimit kombëtar si dhe në ngritjen e flamurit kombëtar për pavarësi. “Nuk ka ngjarje historike në Durrës dhe në rrethinat e tij ku të mos jenë përfshirë arumunët”, thotë Isufi.

Një pjesë e pasardhësve të arumunëve vazhdojnë të jetojnë në qytetin antik mes bashkëqytetarëve, dhe nuk dallohen e as nuk bëjnë përpjekje për ta veçuar veten.

Megjithatë një interes për historinë e komunitetit është zgjuar sëfundmi. Endri Jorgoni, i cili në fillim të viteve 2000 ka përfunduar studimet në Kluzh, thotë se kohët e fundit ka nisur të përkthejë nga rumanishtja librin historik “Ditari i Dumitru Berciu – Instituti rumun i Shqipërisë”

“Nuk jam përkthyes, por e ndjej si detyrim që t’ia bëj të njohur familjes sime dhe komunitetit të arumunëve në Durrës,” përfundon Endri Jorgoni.

Etiketa: BanorëBIRNdetyrimDom Nikoll KaçorriDurrësFamiljeGazetatGreqiaHajredin IsufikomunitetLIBMjaftndikimPunëPunëtorRamaSHshqipShqipëri
I mëparshmi

Përmbarimi bllokon punimet e HEC-it në Thirrë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit

Tjetri

Argumentet e KPA për shkarkimin e Shkëlqim Mustafës

Tjetri

Argumentet e KPA për shkarkimin e Shkëlqim Mustafës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.