AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme tërhiqet për të marrë vendim për incineratorin e Elbasanit

Pasi të gjithë të pandehurit për aferën korruptive në incineratorin e Elbasanit paraqitën mbrojtjet e tyre, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë u tërhoq për të marrë vendim që do të shpallet pas dy javësh.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbylli të enjten më 21 shtator shqyrtimin gjyqësor për aferën korruptive në incineratorin e Tiranës, pasi paraqiti konkluzionet përfundimtare edhe mbrojtja e shoqërisë Albtek Energy sh.p.k., që figuron në pronësi të të pandehurës Stela Gugallia, por që prokuroria konsideron se pronar de facto parnterin e saj, Mirel Mërtirin. Përfaqësuesi ligjor i kësaj shoqërie e cilësoi akuzën si kolektive dhe pretendoi se kompania që ai mbron nuk duhej të ishte mes të pandehurve.

Ai argumentoi se investimet e planifikuara ishin kryer e tejkaluar dhe për rrjedhojë nuk kishte hapësira për të konstatuar korrupsion. Po ashtu, deklaroi se paratë e investuara rridhnin nga kredi dhe buxheti i shtetit, e për rrjedhojë nuk mund të hetohej për pastrim parash, pasi burimet financiare që kishin shërbyer për investime në incineratorin e Elbasanit ishin të ligjshme.

Tjetër pretendim ishte se çështja e ngritur ndaj Albtek Energy sh.p.k. është gjë e gjykuar, pasi është hetuar e gjykuar në vitin 2017 në Prokurorinë dhe Gjykatën e Elbasanit, që kanë  konkluduar me pushim të procedimit.

Pasa paraqitjes së konkluzionve përfundimtare nga mbrojtja e shoqërisë Albtek Energy sh.p.k., avokati mbrojtës i Lefter Kokës paraqiti si prova akte lidhur me gjendjen shëndetësore të të përfaqësuarit prej tij, që u pranuan nga gjykata.

Në vijim kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe tërheqjen për vendimarrje që do të shpallet më datë 5 tetor, në orën 13:00.

Edhe të pandehurit e tjerë, mes tyre ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, si dhe biznesemnët Mirel Mërtiri, Stela Gugallia dhe Klodian Zoto, kanë kundërshtuar akuzat dhe kanë kërkuar pafajësi.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Më 12 maj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK paraqiti diskutimet përfundimtare për incineratorin e Elbasanit dhe kërkoi 39 vjet burg për të gjithë të pandehurit. Po ashtu, u kërkua konfiskimi i dy shoqërive të incineratorëve, si dhe pasuritë e të pandehurve.

 

Etiketa: Albtek EnergyAlqi BllakoBiznesmenBurgbuxhetiBuxheti i ShtetitElsa UlliriGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjyqIncineratorinvestimeKlodian ZotoKoncesionKorrupsionkrediLefter KokaMbrojtjaMjedisitPastrim parashProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSHshtatorSPAKTiranëVendim
Tjetri
Në foto: Kampionati i lojrave të tavolinës në stolat e Tiranës

Pensioni përballë inflacionit (infografik)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.