AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pensioni përballë inflacionit (infografik)

Pensionistët shqiptarë përballen me çmime gjithnjë e më të larta përkundrejt pensioneve që rriten zakonisht më pak se sa inflacioni. Rritja e fundit nuk sjell ndryshim në këtë tendencë, pavarësisht se kostoja totale prej 12 miliardë lekësh është e konsiderueshme.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:55 | 21/09/2023
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pensionistët kalojnë orë të tëra paradite dhe pasdite duke luajtur nën shoqërine e njëri-tjetrit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani


Qeveria shqiptare njoftoi se do të rrisë pensionet me 8.6% duke filluar nga shtatori, një rritje kjo që synon të rivendosë pensionistët në të njëjtën gjendje ekonomike si më parë, duke i kompensuar atyre rritjen e çmimeve. E megjithatë, pavarësisht se kjo lëvizje, e njohur në gjuhën teknike si “indeksim”, pra që kompenson inflacionin pa rritur të ardhurat reale të pensionistëve, pritet të ketë, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, një kosto prej 3.2 miliardë lekësh këtë vit dhe 12.1 miliardë lekë vitin 2024. Dhe për më shumë, rritja prej 8.6% ka gjasa që nuk do t’i mjaftojë pensionistit mesatar që të blejë me pensionin e tij të njëjtën sasi ushqimesh që blinte si edhe më parë. Kjo për shkak se qeveria i indekson pensionet duke marrë parasysh ecurinë e përgjithshme të inflacionit në ekonomi ndërkohë që konsumi i pensionistëve dukshëm është i përqendruar te pak mallra të cilat kanë pësuar rritje më të lartë se sa inflacioni mesatar.

Kështu, sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën shtator 2022-gusht 2023, inflacioni mesatar ishte 6.1%, shifër kjo më e ulët se sa rritja me 8.6%. Por brenda inflacionit të përgjithshëm, inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” ishte 11.8%. Me pak fjalë, pensionisti me pensionin e ri do të jetë në gjendje të blejë më pak mallra se sa blinte me pensionin e vjetër vitin e kaluar. Jo vetëm kaq: Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, për nga vetë emri, përfshin edhe pijet joalkoolike, të tilla si pijet freskuese. Nëse supozojmë se grupimet e varfra të popullsisë, siç janë pensionistët, heqin dorë nga këto të fundit për të përqendruar paratë që kanë vetëm te ushqimet, atëhere shohim se grupi “Ushqime” pa pijet joalkoolike, ka pësuar rritje me 12.4%. Do të thotë që me rritjen 8.6% të pensionit, pensionistët do të mund të blejnë 3.8% më pak ushqime.

Brenda grupit të ushqimeve, ushqimet për të varfrit, të tilla si buka, bulmeti, apo vajrat kanë pësuar rritje më të lartë se sa ushqimet në tërësi.

Pensionistët në Shqipëri ndahen në dy kategori të mëdha: pensionistë urbanë dhe pensionistë ruralë. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat mesatare të pensionistit të qytetit në vitin 2022 ishin 18,615 lekë në muaj ose 612 lekë në ditë ndërsa të ardhurat mesatare të pensionistit të fshatit ishin 10,888 lekë në muaj ose 358 lekë në ditë.

Pensionistët nuk kanë njohur rritje reale të të ardhurave tashmë që prej një dekade. Por skema kombëtare e pensioneve ka njohur përkeqësim të vazhdueshëm për shkak të rritjes së fortë të numrit të pensionistëve përkundrejt rritjes ekonomike të pamjaftueshme.

Etiketa: ekonomiEkonomiaEmriInflacioniINSTATKonsumikostoPensionepensionetpensionistëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptareshtator
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme tërhiqet për të marrë vendim për incineratorin e Elbasanit

Tjetri

Hidrocentrali i Skavicës; pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese rikthen shpresën tek mjedisorët

Tjetri
Raporti i mjedisorëve; Investimet në hidrocentrale me risk të lartë

Hidrocentrali i Skavicës; pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese rikthen shpresën tek mjedisorët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.