AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin ndaj bashkëpunëtorëve të Rezart Taçit

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimet për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët u akuzuan se u përfshinë në një operacion financiar për fshehjen e rreth 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:53 | 02/10/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 2 tetor të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e dy të besuarve të biznesmenit kontrovers të naftës, Rezart Taçi, të ciët së bashku me disa shtetas italianë të dyshuar për lidhje me mafien, u akuzuan në nëntor të vitit 2021 se u përfshinë në një operacion financiar ndërkombëtar për fshehjen nga konfiskimi në Itali të më shumë se 18 milionë eurove, si dhe për tentativë të pastrimit të tyre.

I pandehuri Artur Balla u dënua në shkallë të parë me 11 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 7 vjet e 4 muaj burgim, ndërsa ndaj të pandehurit Bledar Lilo u caktua dënimi përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Vendimi për lënien në fuqi të dënimeve të Ballës dhe Lilos u mor nga trupi gjykues i Apelit të Posaçëm, i kryesuar nga gjyqtarja Saida Dollani dhe anëtarë gjyqtarët Igerta Hysi dhe Florjan Kalaja. Gjykata la gjithashtu në fuqi konfiskimin e shumës 18.3 milionë euro, që kalojnë në pronësi të shtetit.

Më 28 tetor 2022, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes ndaj Rezart Taçit, Artur Ballës dhe Bledar Lilos, që akuzohen se në bashkëpunim me shtetasit italianë Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli, si dhe disa persona të tjerë, krijuan një skemë ndërkombëtare pastrimi parash. Ata u akuzuan për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal””.

Taçi u shpall në kërkim për këto akuza në nëntor 2021, ndërsa dy të akuzuarit si bashkëpunëtorë të tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, u arrestuan në Tiranë. Mes të ndaluarve në Itali si pjesë e këtij grupi ishte dhe 91 vjeçari Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi, çështja ndaj të cilit u nda pasi është në mungesë.

Etiketa: AkuzaApeliArtur BallaBledar LiloCosa NostraDaniele CestagalliEuroFabio PetruzzellaFlorjan KalajaFrancesco ZummoGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuargjykimgjyqtarIgerta HysiItalioperacionPunëPunëtorPunëtorëRezart TaçiSaida DollaniSPAKVendimi
I mëparshmi

Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Tjetri

Kosova e zemëruar në Shqipërinë për “rrëmbimin” e talenteve të futbollit

Tjetri
Triumfet e futbollit kosovar nxjerrin në pah nevojën e dëshpëruar për investime

Kosova e zemëruar në Shqipërinë për "rrëmbimin" e talenteve të futbollit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.