AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për blerjen e votave në zgjedhje

Delegacioni i BE-së dhe ambasada e SHBA u bëjnë thirrje partive politike të vënë në jetë rekomandimet e OSBE-ODIHR kundër përdorimit të burimeve shtetërore dhe blerjes së votës në zgjedhje.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga procesi i numërimit t votave në Tiranë. Foto:BIRN

Përfaqësitë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës reaguan të martën mbi raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të majit të këtij viti.

Në dy njoftime shkurt të shpërndara në X (ish-Twitter) SHBA dhe BE i kërkuan palëve politike në Shqipëri të zbatonin rekomandimet e raportit dhe ngritën shqetësime mbi fenomenin e blerjes së votave dhe përdorimin e aseteve shtetërore në nivel qendror e lokal gjatë zgjedhjeve.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, akuza për blerje votash nga të gjitha anët, sigurimin e masave mbrojtëse për fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve dhe presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit”, thuhet në deklaratën e SHBA.

Bashkimi Europian nga ana tjetër thotë se raporti ka konfirmuar se zgjedhjet u administruan mirë dhe ishin konkurruese, por njësoj si SHBA thotë se zgjedhjet u njollosën nga  akuzat për përdorimin e mjeteve shtetërore dhe blerja e votës. BE po ashtu kërkon zbatimin e rekomandimeve. “Delegacioni i Bashkimit Europian inkurajon të gjithë aktorët të punojnë së bashku për të vënë në jetë rakomandimet e reja të Raportit dhe ato që mbeten pezull nga raporti i kaluar si një çështje emergjence”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet lokale të 23 majit u fituan thellë nga Partia Socialiste në qeveri që mori 53 nga 61 bashkitë përfshi bastione të Partisë Demokratike si Shkodra e Tropoja.  Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit.   Opozita që fitoi vetëm në 7 bashki akuzoi qeverinë për blerje masive të votës dhe manipulim të zgjedhjeve.

Raporti i ODIHR për zgjedhjet gjeti probleme të theksuara sa i përket blerjes së votës dhe përdorimit të mjeteve shtetërore në fushatë në nivel vendor dhe qendror. Raporti kërkon që këto probleme të adresohen. “Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votave dhe rreziqet që ajo paraqet për integritetin e zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Etiketa: AkuzabashkiBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEblerjeDelegacioni i Bashkimit EuropianFinalLokalemanipulimODIHROpozitaOSBEOSBE-ODIHRPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikeraportRaportiSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të AmerikësTropojaTwittervotuesitzgjedhjeZgjedhje lokale. ODIHRZgjedhjet
Tjetri
Fatmir Mediut i komunikohet akuza për tragjedinë e Gërdecit

Gjykata pranon thirrjen e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.