AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shefi i komisariatit të Laçit në pranga për trafik droge

Policia njoftoi rezultatet e një operacioni antidrogë të filluar afro dy muaj më parë, nga është bërë e mundur të identifikohet përfshirja në trafik e shefit të Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, i cili është prangosur, ndërsa i kanë shpëtuar arrestimit Gëzim Çelaj nga Fushë Kuqe, i njohur edhe si “Baroni i drogës” dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Policia në një vendngjarje.

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e të hënës rezultatet e një operacioni antidrogë të quajtur “Flakë në det” të zhvilluar me 15 gusht, bilanci të cilit u përmbyll me arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj dhe shpalljen në kërkim të tre trafikantëve, një prej të cilëve Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe, i quajtur më parë edhe si “Baroni i drogës”. Gjatë operacionit afro dy muaj më parë u arrestuan në flagrancë edhe katër shtetas shqiptarë dhe dy ukrahinas. 

Sipas policisë, megaoperacioni filloi atëherë pas informacioneve të marra nga strukturat në terren për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë nga laguna e Patokut, në drejtimin jug-perëndim. Mjeti lundrues ka kontaktuar në det në një distancë 12 milje, një tjetër mjet lundrues të llojit velierë dhe dyshohet se personat që gjendeshin në këto mjete respektive kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Kur katër shtetasit shqiptarë dhe dy ukrahinasit që janë ndodhur në velierë kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga forcat policore, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë.

Në të njëjtën kohë është ndërhyrë edhe në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. 

Policia thotë se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera. Gjithashtu, janë sekuestruar 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa që është gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

Nga hetimet e kryera në vijim në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle  dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë; Roland Guza, banues në Durrës dhe Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç, ky i fundit i arrestuar të hënën. Ndërsa tre të tjerët që janë identifikuar si të përfshirë në këtë tentativë trafiku droge kanë arritur t’u shpëtojnë prangave dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Policia sqaron se po vijon puna për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, ku mes pasurive të identifikuara është një shoqëri tregtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.

Në vitin 2015, Çelaj u akuzua për trafik ndërkombëtar droge. Ai dyshohej si kreu një grupi të strukturuar që trafikonte lëndë narkotike që mbërrinte prej Turqisë përmes Bullgarisë drejt Shqipërisë e Kosovës dhe më pas me destinacion përfundimtar vendet e Evropës Perëndimore. Në vitin 2020 Çelaj ishte një prej subjekteve të Operacionit Forca e Ligjit, OFL, që kishte si qëllim goditjen e krimit të organizuar përmes sekuestrimit të pasurive. 

Etiketa: 12 miljeArben DalipajArlind IsmailukajArrestBaroni i drogësBurgcannabisDritan MetajDrogeDurrësGëzim ÇelajGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuargomoneHetimetKosovëLaçlagunëNarkotiknarkotikëOFLoperacioniPoliciaPolicia e ShtetitPunaRoland GuzashqipTrafikTrafik DrogetrafikuVeliera
Tjetri
Arrogancë dhe ndëshkim në Izrael

Arrogancë dhe ndëshkim në Izrael

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.