AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi miraton me konsensus rezolutën për sulmin në veri të Kosovës

Opozita dhe mazhoranca bashkuan të enjten votat për të miratuar një dokument të përbashkët rezolute për të dënuar sulmin terrorist në veri të Kosovës, ndonëse përfaqësues nga të dyja palët e kritikuan tekstin e negociuar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:54 | 12/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një interpelance. Foto: LSA.

Në dokumentin e negociuar me vetëm 3 paragrafë, Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetjen me rezolutën e miratuar më 28 shtator në Kuvendin e Kosovës, u kërkon institucioneve që të angazhohen me partnerët ndërkombëtare për një hetim ndërkombëtar për aktin terrorist si  dhe inkurajon qeverinë e Kosovës që të bashkëpunojë me aleatët për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Pas disa orë debatesh, ku opozita akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se nuk kishte mbajtur qëndrimin e duhur për sulmin terrorist, 101 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Vota abstenuese ishte e deputetit të PD-së, Kreshnik Çollaku, pasi amendamentet e propozuara prej tij nuk u hodhën fare në votim.

Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në votim, por gjatë një interpelance në nisje të seancës vuri në pikëpyetje nevojën për një akt të tillë.

“Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, vend i cili ka ulësen, ka të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën demokratike, ka ambasadorët e vet në të gjitha organizmat e politikës ndërkombëtare, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që na u propozua?” tha Rama.

Kritika ndaj rezolutës pati nga deputetë të opozitës.

Kryetarja e komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, e cilësoi të vakët dhe pa guxim përmbajtjen e tekstit të rezolutës dhe jo në lartësinë e detyrimit kushtetues të vendit për bashkëkombësit në Kosovë.

“Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, si mund të fshihet pas rezolutës së Kosovës. Akt kriminal i një njësie terroristësh serbe, thoni në preambulë. Kaq? Po këtë e thotë edhe Vuçiç. Po aq sa opozita serbe s’kemi ne kurajë të themi që Vuçiç është përgjegjës,” tha Tabaku në fjalën e saj në seancën plenare.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se: “Kosova ka qenë dhe mbetet në qendër të aktivitetit diplomatik shqiptar” dhe shtoi se javën e ardhshme do të organizohet në Këshillin e Sigurimit një takim kushtuar pandëshkueshmërisë së krimeve gjatë konfliktit në Kosovë.

Ish- kryeministri  Sali Berisha mbështeti rezolutën, por akuzoi Ramën se po mbronte interesat e Serbisë dhe se “ bllokonte çdo lloj përpjekje që mund të bëhej për ndonjë hap pozitiv në drejtim të klimës midis Serbisë dhe Kosovës”.

 

Etiketa: Aleksandar VuçiçambasadorBEdeputetEdi RamaHetimIgli HasaniJorida TabakuKosovaKosovëKreshnik ÇollakuKuvendiKuvendi i ShqiperiseNATOOpozitaPDRamaSali BerishaSHshqipshtatorSulmi terroristTerroristVotavotim
I mëparshmi

Gjeopolitika e zgjerimit të BE-së

Tjetri

Prokurorja Flora Çela jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

Tjetri
Prokurorja Flora Çela jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

Prokurorja Flora Çela jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.