AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ndërron jetë Martti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez dhe ndërmjetësuesi për Kosovën

Ish-presidenti finlandez dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, i cili luajti dy herë rol ndërmjetësues në Kosovë, në vitet 1999 dhe 2005-2007, ndërroi jetë të hënën.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Martti Ahtisaari. Foto: Wikimedia Commons.

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, i cili ndërmjetësoi bisedimet Kosovë-Serbi nga viti 2005 deri në vitin 2007, ndërroi jetë të hënën në Helsinki të Finlandës, konfirmoi CMI, Fondacioni i tij për Paqe. Ahtisaari ishte 86 vjeç.

Sauli Niinisto, presidenti i Finlandës, në X (ish-Twitter) shprehu trishtim kur mori lajmin. “Martti Ahtisaari besonte te njerëzit, qytetërimi dhe mirësia, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme”, tha Niinisto.

Ahtisaari u emërua në vitin 2005 si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për bisedimet mbi statusin përfundimtar të Kosovës, shtatë vjet pasi ai kishte luajtur një rol kyç në përpjekjen për t’i dhënë fund armiqësive atje.

Pas asnjë rezultati në bisedimet mes zyrtarëve shqiptarë etnikë të Kosovës dhe Serbisë, ai rekomandoi “pavarësinë e mbikëqyrur” për Kosovën.

I ashtuquajturi Plani i Ahtisaarit shërbeu si bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008 dhe reformat e përshkruara nga ai u ndoqën në muajt në vijim nga qeveria e Kosovës.

Megjithatë plani nuk u hodh kurrë për votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të njoftimit të Rusisë se do të përdorte veton e saj, si një anëtare e përhershme.

Në vitin 1999, gjatë fushatës së sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave jugosllave, Ahtisaari shërbeu si ndërmjetës për Bashkimin Evropian në përpjekje për të bindur presidentin e atëhershëm jugosllav Sllobodan Millosheviç që të pranonte planin e NATO-s për t’i dhënë fund armiqësive.

Ai mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 për punën e tij në Indonezi, Kosovë dhe vende të tjera. Ahtisaari më pas i tha CNN se krijimi i paqes është gjithmonë i mundur dhe është diçka që e bën atë të ndihet krenar. “Kjo ka funksionuar në Indonezi dhe Kosovë”, tha Ahtisaari për CNN. Në vitin 2005, ai mbikëqyri përfundimin e një konflikti prej tre dekadash midis qeverisë indoneziane dhe rebelëve të Lëvizjes së Lirë Aceh që vrau rreth 15,000 njerëz.

Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, shprehu trishtimin e tij për ndarjen nga jeta të Ahtisaari-t.

“Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme, kam vlerësuar jashtëzakonisht shumë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij. Ai dikur tha se paqja është çështje vullneti. Kjo mbetet më e vërtetë se kurrë”, tha Lajçak në ‘X’.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se populli i Kosovës mban zi për vdekjen e Ahtisaari-t. “Ai qëndroi krah për krah me ne ndërsa ne shkruanim historinë tonë si një shtet sovran, demokratik dhe i pavarur. Trashëgimia e tij vizionare do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës”, tha Osmani.

Ahtisaari ishte president i Finlandës nga viti 1994 deri në vitin 2000. Para kësaj ai kishte një karrierë të shquar në Kombet e Bashkuara dhe Ministrinë e Jashtme Finlandeze.

Në vitin 2000, ai themeloi Nismën e Menaxhimit të Krizave, CMI, një organizatë e pavarur joqeveritare, për të vazhduar trashëgiminë e tij të zgjidhjes së konflikteve. CMI sot njihet si CMI – Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari.

Etiketa: Bashkimin EvropianBECNNFinlandëKombet e BashkuaraKosovaKosovëKosovë-SerbiLajcakMartti AhtisaariNATOOKBpaqeParapresidentPunëQeveriaSerbiSerbiaSHTwitterVjosaVjosa Osmanivotim
Tjetri

Charles Michel: "Zgjerimi i BE-së është një investim në paqe dhe prosperitet"

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.