Gjyqtarja Blerina Muço e Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten më 20 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.
Blerina Muço e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Blerina Muço nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Blerina Muço deklaronte pasuri me vlerë 5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11. 8 milionë lekëve.
Blerina Muço zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare prej 4.1 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.1 milion lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 58.4 milionë lekë, nga të cilat 25% ka si burim pagën e subjektit të rivlerësimit dhe 74% pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mungesën e të ardhurave familjare në formularin e deklarimit për vitin 2011.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al