AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dyshimet për falsifikim, SPAK bllokon pronën e bashkëshortit të Xhaçkës në Dhërmi

Prokuroria e Posaçme deklaron se ka marrë masën e sekuestros preventive mbi një sipërfaqe toke prej 5512 m2 në pronësi Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka në bregdet, pasi dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:10 | 25/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
ish-Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi të martën se kishte regjistruar një procedim penal për “falsifikim të dokumentave” dhe kishte sekuestruar si masë preventive 5512 metra katrorë në bregdet në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe investitor strategjik i qeverisë shqiptare.

Prona ndodhet në fshatin Dhërmi të Himarës dhe dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e një kallëzimi të dorëzuar në SPAK nga Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur nën arrest i Bashkisë së Himarës. Sipas kallëzimit, toka mbi të cilën është planifikuar të ngrihet hoteli i Gaçit në Dhërmi është përfituar përmes falsifikimit të një AMTP-je.

Beleri akuzon kryebashkiakun në detyrë, Jorgo Goro për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, biznesmenin Artan Gaçi për falsifikim dokumentash si dhe pastrim të produkteve të veprës penale si dhe Olta Xhaçkën për shpërdorim detyre.

Përmes një reagimi në Facebook, Xhaçka tha se sekuestroja preventive ishte vënë prej disa javësh, ndërsa shtoi se SPAK të bëjë punën e vet “i papenguar”.

“Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjesë të kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë,” shkroi Xhaçka.*

Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ në mars të vitit 2021 për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Një vendim i dytë i Këshillit të Ministrave i dha një kompanie të lidhur me familjen e Xhaçkës të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe plazhit për një periudhë 30-vjeçare.

Prej një viti e gjysmë, Partia Demokratike po bën betejë për heqjen e mandatit të deputetit për Xhaçkën në Parlament dhe në Gjykatën Kushtetuese. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje mbahet i bllokuar nga mazhoranca socialiste prej janarit të këtij viti.

*Shkrimi u amendua për të reflektuar reagimin e Olta Xhaçkës. 

 

Etiketa: Alfred BeleriAMTPArrestArtan GaçiBashkëshortibregdetDhërmiFacebookFalsifikimi i dokumenteveGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesehimarëInvestitor strategjikJorgo GoroKëshillit të MinistravekushtetueseMASOlta XhaçkaparlamentPartiaPartia DemokratikeprocedimProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmepronaPunësekuestro preventiveSHShpërdorim detyreshqiptareSPAKTokaVendim
I mëparshmi

Shqipëria ende pa kompensuar plotësisht familjet e viktimave të ekzekutimeve komuniste

Tjetri

Pronari i televizionit kërcënon me jetë gazetaren Afrovita Hysaj

Tjetri
Pronari i televizionit kërcënon me jetë gazetaren Afrovita Hysaj

Pronari i televizionit kërcënon me jetë gazetaren Afrovita Hysaj

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.