AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pronari i televizionit kërcënon me jetë gazetaren Afrovita Hysaj

Gazetarja Afrovita Hysaj u përball me kërcënime dhe sulme publike nga pronari i televizionit lokal 6+1 Vlora, Albert Deliaj, ndërsa gazetarë të tjerë raportuan gjithashtu kërcënime pas raportimeve për përdhunimin në grup të një vajze në Vlorë 3 ditë më parë. Policia nisi procedim në gjendje të lirë për administratorin e televizionit me akuzën e kanosjes. Sulmi u përball me reagime të ashpra nga kolegë dhe organizata të medias.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
13:25 | 25/10/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarja Afrovita Hysaj u kërcënua pas raportimit të rastit të përdhunimit në Vlorë.

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj u përball të martën 24 tetor me kërcënime dhe sulm publik denigrues nga administratori dhe pronari i televizionit 6+1 Vlora Albert Deliaj, pas raportimeve mbi përdhunimin në grup të një 26-vjeçareje të premten e javës që shkoi. Një artikull denigrues u publikua në faqen online të televizionit lokal dhe në rrjetet sociale të tij, ndërsa gazetarja raportoi në polici se ishte kërcënuar me jetë.  “Bashkë jemi në gjak”, është një ndër mesazhet kërcënuese që gazetarja tha se ka marrë.

Pas kallëzimit të Hysajt, policia e Vlorës njoftoi mbrëmjen e të martës se kishte nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Albert Deliaj me akuzën e “kanosjes”.  “Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njoftoi policia.

Sulmi ndaj Hysajt soli menjëherë reagime të ashpra nga kolegë dhe organizata të medias.  Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi të martën duke e cilësuar sulmin ndaj gazetares si një rast të rëndë. “Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një  gazetareje vendore”, thuhet në reagimin e UGSH, që i kërkoi administratorit të televizionit të kërkonte ndjesë publike.

Edhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt e e dënoi ngjarjen si një sulm të paprecedentë ndaj një gazetareje nga një media dhe i kërkoi kanalit 6+1 Vlorë që të kërkojë falje publike.

“Gjuha dhe fjalori i përdorur në këtë status cenojnë në mënyrë flagrante standardet etike të gazetarisë. Ai shpif publikisht dhe cenon një profesionist të medias, duke dëmtuar diskursin publik dhe duke shkelur përgjegjësitë e komunikimit publik,” deklaroi Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt.

Postimi, që është fshirë nga faqja e televizionit në një moment të dytë, u dënua menjëherë nga dhjetra kolegë të gazetares, që e panë atë si një përpjekje për të shantazhuar dhe censuruar raportimin e një ngjarje të rëndë.

Gazetarja Hysaj tha se kërcënuesi pretendonte pa të drejtë se ajo kishte lidhur emrin e djalit të tij me ngjarjen e rëndë të drogimit dhe përdhunimit të 26-vjeçares. Hysaj tha se nuk tërhiqet pas sulmeve denigruese dhe kërcënimeve. Ajo tha se sulmi vinte pas përpjekjeve për të fshehur ngjarjen nga publiku.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në mbrëmje, ndërsa 26 vjeçarja e përdhunuar u braktis pa ndjeja në trotuarin para hotelit ku ndodhi abuzimi seksual. Të mërkurën Gjykata e Vlorës caktoi masë sigurimi arrest me burg për Albi Cenon dhe Oltjon Tahirin, të akuzuar për mbajtjen me forcë, drogimin dhe përdhunimin e 26 vjeçares. Masë sigurimi arrest me burg u dha edhe për Gentjano Mehmetin, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe po ashtu edhe për personin e katërt të përfshirë në krim me inicialet  V.K. Gjatë seancës gjyqësore në gjykatë kanë qënë dhe përfaqesues të qendrës Vatra, një OJQ në mbrojtje të grave viktima të dhunës, të cilat kanë protestuar duke veshur bluza me mbishkrimin “Ndal dhunës ndaj grave” dhe kërkuar ndëshkim të autorëve.

Veç Hysaj edhe korrespondenti i një televizioni kombëtar i tha BIRN se kishte marrë mesazhe kërcënuese, pas raportimit të ngjarjes. Korrespondenti që kërkoi të ishte anonim, tha se kërcënuesit ishin të afërm të personave të akuzuar për përdhunimin, por se ai nuk e referoi ngjarjen në polici.

Sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri janë të shpeshta dhe në shumicën e rasteve autoritetet janë mjaftuar me deklarata solidariteti, por numri i atyre që ndëshkohen është i papërfillshëm. Edhe në këtë rast pavarësisht kërcënimit dhe sulmit publik, policia vendosi vetëm ndjekje në gjendje të lirë për të akuzuarin.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla nuk iu përgjigj pyetje së BIRN mbi faktin se pse kërcënuesi me jetë i një gazetareje po ndiqej vetëm në gjendje të lirë, pa masë shtrënguese.

Ndërkohë kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi i tha BIRN se autoriteti që drejton nuk mund të vepronte në këtë rast. “I kemi duart e lidhura”, tha Krasniqi duke referuar se materiali denigrues nuk ishte publikuar në televizion, por në faqen online.

Etiketa: Afrovita HysajAlbert DeliajAlbi CenonAMAArmela KrasniqiArrestArrest me burgBIRNBurgDhunëFax NewsgazetargazetareGjykataGjykata e VloresGjyqKrimMASmbrojtjeMediaOltjon TahiriParapoliciPoliciaraportRrjetet socialeSHshqipShqipëriSigurimiSulmTaulant BallaUnioni i Gazetareve ShqiptareviktimaVloraVlorë
I mëparshmi

Dyshimet për falsifikim, SPAK bllokon pronën e bashkëshortit të Xhaçkës në Dhërmi

Tjetri

Seancat për marrjen në pyetje të Berishës dështojnë prej dy ditësh

Tjetri
Seancat për marrjen në pyetje të Berishës dështojnë prej dy ditësh

Seancat për marrjen në pyetje të Berishës dështojnë prej dy ditësh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.