AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shpërdorime dhe nepotizëm: Prokuroria pezullon kreun e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria e Tiranës e akuzon presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda se e ka kthyer institucionin në pronë private përmes përqendrimit të funksioneve në duart e tij dhe punësimeve nepotike, mes të cilave edhe të fejuarat e djemve të tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:29 | 04/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikoll Deda (në qendër) gjatë një aktiviteti. Foto: Urdhri i Stomatologut.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të shtunën më 4 tetor, vendimarrjen për pezullimin e ushtrimit të detyrës ndaj Presidentit të Urdhërit të Stomatologut, Nikoll Deda, i akuzuar për shpërdorim detyre, nepotizëm dhe abuzime financiare.

Sipas njoftimit, Prokuroria kishte nisur një hetim ndaj Dedës në janar të këtij viti, pas kallëzimit të një personi me inicialet A.G, që e akuzonte atë për abuzime financiare dhe manipulime me vendimarrjen e Këshillit Kombëtar.

Po ashtu, në kallëzim është parashtruar se me vendimin e Gjykatës Administrative në vitin 2020 është vendosur sigurimi i padisë për dy vendime, por shtetasi Nikoll Deda, në cilësinë e presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Duke iu referuar kallëzuesit, prokuroria bënë me dije se në shtator të vitit 2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350 m2, në vlerën 700 mijë euro. Sipas tij, për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë. Gjithashtu, ka referuar se Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250 mijë euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti Deda.

“Nga hetimet rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij, shtetasi N.D. ka krijuar një ‘klimë posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Për më tepër, punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, janë thjesht tregues i personalizimit të ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik,”shtoi Prokuroria.

Deda është marrë i pandehur dhe ndodhet aktualisht në një proces gjyqësor për një tjetër procedim penal. Sipas Prokurorisë, pavarësisht telasheve ligjore, ai ka vazhduar të ndërmarrë veprime aktive për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij, duke shfrytëzuar strukturat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.

 

Etiketa: AdministrativeblerjeEuroGjykatëGjykatësGjyqHetimHetimetNepotizemNikoll DedaprocedimProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunësimiShpërdorim detyreshqipshtatorSigurimiTiranëUrdhri i StomatologutVendimVendimi
I mëparshmi

Pasojat globale të luftës Izrael-Hamas

Tjetri

Universiteti i Kosovës ofron kursin e parë master në Drejtësi Tranzicionale

Tjetri
Universiteti i Kosovës ofron kursin e parë master në Drejtësi Tranzicionale

Universiteti i Kosovës ofron kursin e parë master në Drejtësi Tranzicionale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.