AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, goditet organizata kriminale

Prokuroria e Posaçme deklaron se ka goditur një grup kriminal të trafikut të tonelatave të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës si dhe zyrtarë policie të implikuar në një operacion të koordinuar me Europol dhe Eurojust.

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
12:34 | 21/11/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Një grup i krimit të organizuar, i dyshuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës si dhe aktivitet kriminal në Shqipëri u godit mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cënim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, gjykata ka vendosur 11 masa sigurimi për anëtarët e grupit kriminal dhe zyrtarët e policisë, por vetëm katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Dhjetë prej masave të sigurisë janë “arrest me burg” për vepra penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të struktuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

SPAK deklaroi se ka mundur të dokumentojë katër episode të trafikimit të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kg kokainë në Brazil, 166 kg marijuanë në Gjermani si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjithashtu, janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim.

SPAK deklaroi gjithashtu se produktet e kësaj veprimtarie kriminale pastroheshin në Shqipëri dhe se ka dokumentuar disa pasuri, për të cilat ka kërkuar sekuestrimin.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Kjo është goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar, pas operacionit “Metamorfoza” në korrik të këtij viti, ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Të dyja operacionet janë mundësuar nga informacionet e ardhura në Shqipëri nga drejtësia franceze dhe të koordinuara nga Europol dhe Eurojust.

 

 

Etiketa: ArrestArrest me burgBrazilBraziliBurgDrejtësiaDrejtesia francezeEkuadorEurojustEuropolGjermaniGjokaGjykataGjykatëGjykatësHetimetKolumbiligjzbatueseMasaMetamorfozaNarkotiknarkotikëoperacionOrganizata kriminalePëllumb GjokaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e PosaçmeshqipShqipëriSigurimiSPAKTrafiku i kokainesvrasje
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme e Apelit zbut masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin

Tjetri

Ruajtja e paqes, e kaluara dhe e tashmja

Tjetri
Ruajtja e paqes, e kaluara dhe e tashmja

Ruajtja e paqes, e kaluara dhe e tashmja

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.