AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Durrësi, qyteti i lashtë me kujtesë të shkurtër

Në qytetin bregdetar ngjarjet e rëndësishme që kanë shenjuar historinë e tij - të lashtë apo bashkohore, mbeten fusnota të pamemorializuara në vetëdijen kolektive.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Artikull kryesor, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pallat thuajse i shkaterruar ne qytetin e Durrësit. Foto: LSA

Durrësi, qyteti më i lashtë i vendit tonë duket se ka një kujtesë të shkurtër, ose ndoshta i mungon dëshira ta dëshmojë të kaluarën e tij.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, një nga më të fuqishmit që e ka prekur qytetin antik  në historinë e tij 3 mijë vjeçare, tashmë përmendet vetëm nga familjarët që vuajnë mungesën e banesave dhe vazhdojnë ti kenë sytë në projektin kombëtar të Rindërtimit.

Askush nuk ka inkurajuar deri tani krijimin e një monumenti memorial, që të sjellë në vemendje 54 sekondat e tmerrshme të sizmës, që lanë pas 26 viktima në bashkinë e Durrësit, dhe po aq të tjerë në Thumanë. E po ashtu të kujtojë nevojën e kujdesit për të minimizuar rreziqet e këtij lloji në të ardhmen.

Deklaratat e drejtuesve lokalë për ndërtimin e një  memoriali, në një nga vendet ku u rrënuan plotësisht disa nga pallatet e ndërtuara kohë më parë brenda qytetit, u harrruan shpejt.

Propozimit të restauruesve durrsakë, për ta kthyer Kullën C, e cila u shemb pjesërisht nga lëkundjet sizmike, në një muze të hapur, i cili do të ekspozonte të gjithë elementet që u mblodhën pas tërmetit, nuk u dëgjua.

Kulla me lartësi mbi 10 metra, që mund të ruhej me të njejtën pamje të mureve të përgjysmuar nga rrënimi që i shkaktoi tërmeti i katër  viteve më parë, kishte pësuar dëmtime të ngjashme nga tërmeti i vitit 1273, kur paretet e saj ishin shembur e rindërtuar thuajse njëlloj.

Tërmeti i vitit 2019 mund të mbetet një datë në letër, nëse artistëve nuk do tu kërkohet në formën e një konkursi, që të krijojnë skulpturën urbane, që do tu kujtojë turistëve vendas dhe të huaj çastet e vështira të një nate të gjatë shkatërrimtare që pllakosi qytetin shumëshekullor.

Kujtesa e qytetit do të shkurtohet, për aq kohë sa institucionet do të merren vetëm me riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e natës së fundnëntorit të katër viteve të shkuara.

Me të njejtën mungesë interesi Durrësi reagoi në vitin 1991, kur mijra shqiptarë në fillim të muajve mars dhe gusht u nisën me anije drejt Italisë.

Po nga qyteti-port ishin nisur në korrikk të vitit 1990 edhe disa mijra qytetarë  të tjerë, të cilët nga ambasadat e huaja në Tiranë, ku ishin strehuar, u transportuan me autobuzë drejt kalatave portuale ku prisnin anijet.

E gjithë kjo ngjarje e shtrirë në dy vite, e njohur si përpjekja masive e shqiptarëve për tu ndarë nga e kaluara komuniste, u emërtua po aq e rëndësishme sa rënia e “Murit të Berlinit”.

Por gjurmët e eksodit, edhe pas tre dekadash, nuk duken askund në qytetin me histori të madhe, por me kujtesë të shkurtër.

Përpjekjet për ta risjellë historinë me elementet e saj më të rëndësishëm, edhe në këtë rast kanë dështuar.

Ngjarjeve pa kujtesë të historisë moderne i shtohen datat e qytetit në shekujt e parë të erës së re.

Shën Asti, i njohur edhe si shënjti mbrojtës i Durrësit, sipas historianëve dhe artistëve meriton një vemendje të shtuar.

Ai u martirizua 1925 vjet më parë, më 7 korrik të vitit 98 pas erës sonë, ndërsa kishte nisur të kryente detyrën e peshkopit të qytetit të Durrësit.

Shtatë të krishterë të rinj, të cilët u bënë dëshmitarë  të vuajtjeve të Astit u gjunjëzuan poshtë kryqit të tij dhe më pas u kryqëzuan njëlloj – dëshmon historia.

Në fund të viteve 1990, skulptori i njohur durrsak Qazim Kërtusha realizoi tre bocete të figurës së shenjtit, të cilat u pritën mirë edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor.

Por askush nuk e ndërmorri hapin, për ta kthyer në realitet këtë vepër memorial.

Një tjetër shans i qytetit për të dëshmuar historinë e tij të hershme, Shën Asti mbetet në kumtesat e studiuesve dhe historianëve, ndërsa qytetarët e njohin ende shumë pak figurën e tij.

Lëkundjet e rënda sizmike nuk janë të panjohura në historinë e Durrësit.

Ato kanë ndikuar për ndryshimet e mëdha urbanistike në qytet, por mbi të gjitha për rikthimin e paraardhësve tanë në Durrësin e zbrazur herë pas here nga tërmetet.

Thuaje një shekull më parë, lëkundjet e 17 dhjetorit 1926 u shfrytëzuan për të krijuar një pamje të re në qendrën e qytetit.

Godinat e shkatërruara të pazarit të vjetër u harruan shpejt dhe në vend të tyre u ndërtua bulevardi që shkon drejt hyrjes së portit, dhe që njihet aktualisht me emrin “Epidamn”.

Në të njejtën periudhë, pas tërmetit, u ndërtuan godina e Bashkisë aktuale, ndërtesat e drejtorisë së portit dhe xhamia e madhe e qytetit, një kompleks urbanistik që po të shihet nga lart, ka pamjen e një spirance detare.

Pak më tej në vitin 1928 përfundoi godina e Bankës së Shtetit, një nga më përfaqësueset në qytetit bregdetar. Në kodër u ngrit godina e njohur me emrin “Vila mbretërore”.

Qytetarët mësuan mbi efektet e tërmetit 1926 vetëm kur lëkundjet e rënda u përsëritën në nëntor 2019.

Edhe në këtë rast, Durrësi nuk kishte konservuar asnjë element nga jeta e tij e mëparshme dhe njëlloj si tani nuk kishte asnjë shenjë në përkujtim të asaj date.

Etiketa: AnijeBashkia DurrësDurrësEpidamnGjurmëtkrishterëKullaPeshkopiQazim KërtushaSHShën AstiTermeti i 26 nentorit 2019turistviktimaxhamixhamia
Tjetri
Gjykata e Hagës shtrëngon rregullat për vizitat te Thaçi dhe të tjerët

Gjykata e Hagës shtrëngon rregullat për vizitat te Thaçi dhe të tjerët

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.