AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BIRN: Nga Hungaria në Turqi, shtohen shkeljet e të drejtave digjitale

Raporti i fundit i BIRN mbi shkeljet e të drejtave digjitale ngre shqetësime, me rastet që shtohen në të gjithë rajonin, veçanërisht në kohë krize.

Azem KurticMatteo MastraccingaAzem KurticdheMatteo Mastracci
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e bazuar në punën e Christopher Burns.

Evropa Juglindore dhe Hungaria kanë parë një rritje alarmante të shkeljeve të të drejtave digjitale, veçanërisht gjatë periudhave të turbulencave politike të brendshme, zgjedhjeve dhe trazirave rajonale dhe ndërkombëtare, sipas raportit të fundit vjetor të BIRN.

Raporti i Shkeljeve të të Drejtave Digjitale 2022-2023, i prezantuar të martën në kryeqytetin boshnjak Sarajevë, mbulon Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Hungarinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë.

Duke monitoruar periudhën nga 1 shtatori 2022 deri më 31 gusht 2023, BIRN regjistroi 1,427 raste shkeljesh të të drejtave digjitale, pothuajse dyfishi i raportit të mëparshëm prej 782 rastesh të tilla.

Raporti pasqyron natyrën komplekse të sfidave të të drejtave digjitale në rajon, duke theksuar rolin e qeverive, dobësinë e legjislacionit dhe shënjestrimin e grupeve vulnerabël.

Shumica e shkeljeve përfshinin gjuhë urrejtjeje, diskriminim, manipulim digjital dhe mashtrim kompjuterik.

“Zhvillimet politike të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare patën një ndikim të drejtpërdrejtë në shkeljet e të drejtave digjitale”, thuhet në raport. “Gjatë krizave dhe zgjedhjeve të brendshme, shkeljet e të drejtave digjitale u rritën, ashtu siç ndodhi në kohë tensionesh rajonale dhe ndërkombëtare.”

Rritje dezinformimi

Individët ishin ndër viktimat dhe autorët më të zakonshëm, të cilët kryen mbi 500 shkelje gjatë periudhës së monitorimit, të ndjekur nga autorë anonimë të fshehur pas identiteteve të rreme.

Megjithatë, BIRN regjistroi gjithashtu shkelje të shumta të kryera nga media online, figura publike dhe politikanë. Institucionet shtetërore ishin më shpesh viktima, ndonjëherë të rrjedhjes së madhe të të dhënave, si ajo e kryer nga një grup hakerësh që operonin nën emrin Homeland Justice dhe që shënjestroi parlamentin e Shqipërisë në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023.

Redaktorja e BIRN, Ivana Jeremic, theksoi tendencën shqetësuese të dhunës me bazë gjinore në hapësirën digjitale, duke përmendur në veçanti vrasjen në Bosnje të një gruaje nga bashkëshorti i saj, i cili e transmetoi drejtpërdrejt vrasjen në Instagram.

“Videoja jo vetëm që mbeti në internet për orë të tëra, por njerëzit ndërvepruan me të. Disa madje shfaqnin mbështetje, gjë që qe shkatërruese për familjen e gruas”, tha Jeremic.

Një punim kërkimor nga Anes Cerkez, i cili hulumton shkeljet specifike të të drejtave digjitale të të rinjve dhe i prezantuar gjithashtu nga BIRN të martën, thekson një numër rastesh shqetësuese, duke përfshirë një rast ngacmimi kibernetik që çoi në vetëvrasjen e një 22-vjeçari nga Bosnja në tetor 2022. Kishte gjithashtu raste pornografie të miturish, duke nënvizuar nevojën për edukim të zgjeruar mediatik për të rinjtë si dhe prindërit e tyre.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, fushatat e dezinformimit janë rritur globalisht. Ndër shënjestrat ishte Ushtria e Rumanisë, me ministrinë e mbrojtjes që paralajmëroi në mars të këtij viti për postime të rreme në TikTok dhe Instagram rreth mobilizimit të burrave.

Në veriun e Kosovës me shumicë serbe, incidentet etnike gjatë verës shtuan tensionet. Sulmet ndaj gazetarëve kritikë ndaj partisë në pushtet të Serbisë ose Kishës Ortodokse u rritën, të nxitura nga konfrontimet e dhunshme midis serbëve vendas dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja.

Maqedonia e Veriut dëshmoi një gjuhë të vazhdueshme urrejtjeje me motive etnike, si dhe deklarata diskriminuese që shënjestronin komunitetin LGBT. Kjo përfshinte gjuhën e urrejtjes të përhapur nga prezantuesi televiziv Milenko Nedelkovski në Facebook në lidhje me një gazetar me origjinë shqiptare.

Në Mal të Zi, grupet e pakicave, kryesisht serbët dhe Kisha Ortodokse Serbe, përjetuan gjuhë urrejtjeje në internet në mbi gjysmën e 26 rasteve të regjistruara. Boshnjakët dhe myslimanët u përballën gjithashtu me intolerancë etnike, me incidente që përfshinin publikun, organe të medias dhe figura publike që përforconin narrativat diskriminuese.

“Falsifikime të rënda” me inteligjencë artificiale

Jeremic theksoi gjithashtu “shkeljet e shumta” pas një sulmi masiv në maj 2023 në një shkollë fillore në Beograd, kur policia zbuloi identitetin e autorit 13-vjeçar dhe të dhënat personale të prindërve të tij. Pati gjithashtu shembuj të shumtë të lajmeve të rreme pas vrasjeve.

Një prirje e re e identifikuar nga BIRN përfshin përdorimin e inteligjencës artificiale për të krijuar “falsifikime të rënda” dhe për të gjeneruar lajme të rreme. “Mungesa e rregullores në rajon ua lë në dorë lexuesve dhe platformave të merren me këtë lloj përmbajtjeje”, tha Jeremic.

Legjislacioni që duhet të mbrojë të drejtat digjitale mbetet i pamjaftueshëm në shumë prej vendeve të monitoruara, ndërkohë që disa qeveri përdorën ligje të reja për të shënjestruar kritikët dhe mediat e pavarura.

Dhuna kibernetike ndaj grave vazhdoi për shkak të boshllëqeve ligjore dhe mangësive në mbledhjen e të dhënave.

Rastet dhe të dhënat për to mund të gjenden në bazën e të dhënave të BIRN, e krijuar në vitin 2020 në partneritet me Fondacionin SHARE.

Raste të identifikuara për vend

Kosova – 191

Mali i Zi – 177

Rumania – 169

Bosnja dhe Hercegovina – 157

Shqipëria – 156

Hungaria – 154

Maqedonia e Veriut – 144

Kroacia – 134

Serbia -103

Turqia – 42

Etiketa: BeogradBIRNBosnjaBosnjedhunaDhunëdiskriminimFacebookgazetarKisha OrtodokseKisha Ortodokse SerbeKishëKosovaKosovëKroacialajmeLGBTMali i ZimanipulimMaqedoniaMaqedonia e VeriutmashtrimMediamedia onlineNATOndikimPoliciapostimerajonraportRaportiRaporti i Shkeljeve të të Drejtave Digjitale 2022-2023RumaniaRusiaSerbiaSHshqipShqipëriashqiptarete drejta digjitaleTurqiTurqiaUkrainëviktima
Tjetri
Distopia populiste që po afron

Distopia populiste që po afron

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.