AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Marrëveshja me Italinë për emigrantët miratohet pa debat në Kuvend

Marrëveshja Rama- Meloni për ngritjen e një kampi të ngjashëm me burgun në territorin shqiptar, jo vetëm që nuk shkaktoi debat, por u propozua të që hynte në fuqi menjëherë, pa pritur afatin e dekretimit të Presidentit të Republikës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:46 | 11/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë firmosjes së marrëveshjes për emigrantët. Foto: Screenshot nga videoja e shpërndarë nga kryeministria.

Komisionet Parlamentare kaluan në shqyrtim dhe miratim brenda disa orëve të hënën projektligjin për ratifikimin e protokollit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigracionin, që parashikon ngritjen në territorin e Shqipërisë të qendrave për emigrantët.

Nëpërmjet mbledhjeve online, komisioni i Jashtëm, i Ligjeve dhe më pas ai i Sigurisë, si komision përgjegjës e miratuan protokollin pa debat, në mungesë edhe të deputetëve të opozitës, ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, bënë prezantimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja pritet të kalojë të enjten në seancë plenare dhe të hyjë në fuqi menjëherë, pa kaluar procedurat pritëse për dekretin e Presidentit të Republikës. Propozimi erdhi nga kryetari i komisionit të Sigurisë, Nasip Naço.

“Këtu thuhet që ‘hyn në fuqi 2 javë pas botimit në Fletoren Zyrtare’, a do t’i ishit dakord që t’i kërkojmë Presidentit që të japë miratimin dhe kjo marrëveshje të hyjë në fuqi menjëherë?”- pyeti Naço ministrin Balla, i cili mbështeti idenë dhe më pas komisioni votoi ndryshimin e nenit përkatës.

Marrëveshja u firmos në fillim të nëntorit në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni  dhe u bë publike disa ditë më vonë.

Rama u angazhua që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

Sipas Ballës, ky vendim i qeverisë shqiptare lidhet me përgjegjësitë e vendit në procesin e integrimit europian dhe si shenjë solidariteti me vendin fqinj italian. Ndërkohë Bashkimi Europian nuk u konsultua për këtë marrëveshje, sipas ish-ambasadorit në Tiranë, Luigi Soreca.

Më tej, ministri ripërsëriti faktin se pala italiane do të marrë përsipër gjithë kostot financiare, jo vetëm të ndërtimin dhe funksionimit të kampeve, por edhe të shpenzimeve të sigurisë në perimetrin e jashtëm të tyre.

“Shqipëria i jep në përdorim qeverisë italiane një sipërfaqe pasurie shtetërore për ngritjen e strukturave,“ tha Balla, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për “asnjë formë të cedimit të territorit”.

Sipas Ballës, numri i emigrantëve që do të qëndrojnë në të njëjtën kohë nuk mund të kalojë shifrën 3 mijë dhe koha e qëndrimit të tyre do të jetë 28 ditë, sa ç’është afati i shqyrtimit të kërkesës për azil.

Që nga publikimi i saj kjo marrëveshje është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Amnesty International e cilësoi atë  të paligjshme dhe e pazbatueshme, ndërsa një grup prej 29 organizatash të tjera, të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut, iu drejtuan qeverisë shqiptare në një letër të hapur duke kërkuar tërheqjen nga kjo marrëveshje, pasi sjell shkelje të këtyre të drejtave dhe ‘burgosje të padrejtë’.

 

Etiketa: Amnesty InternationalazilBashkimi EuropianburgosjedeputetEdi RamaEnkelejd JotiGiorgia MeloniKampet e refugjateveKomisionKomisionet parlamentareKryeministri Edi RamaKuvendLuigi SorecaMarrëveshjaMarreveshja per emigrantetmarrëveshjeMeloniNasip NaçopaktPresidenti i RepublikesRamaromshqipShqipëriashqiptareTaulant BallaVendim
I mëparshmi

Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës

Tjetri

Gjykata lë në fuqi masat ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës

Tjetri
Gjykata lë në fuqi masat ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës

Gjykata lë në fuqi masat ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.