AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj akuzohet sërish për tjetërsim pronash

Hetimet disa vjeçare në lidhje me tjetërsimin e 82 pasurive në zonën e Shënkollit në Lezhë kanë çuar sërish para gjykatës ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Frrokaj është dënuar më herët për këtë vepër penale nga Gjykata e Lezhës dhe po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për një çështje të ngjashme.

Elvis HilangaElvis Hila
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Posteri elektoral i kryebashkiakut të arrestuar të Lezhës, Fran Frrokaj.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e pronësisë së disa sipërfaqeve në zonën  Kune-Vain-Tale. Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi  të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje prokurorinë.

Prokuroria thotë se nga hetimi disavjeçar ka rezultuar  se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll mes të cileve dhe Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i kësaj komune, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona, të cilët  kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona publike përmes përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara, duke i shitur më pas dhe tek personat e tjerë.

Pronat e dyshuara janë vënë në sekuestro preventive, ndërsa dosja penale është dërguar për gjykim në Gjykaten e Lezhës dhe ndaj ish-kryebashkiakut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyres”.

Seanca e parë paraprake për vlerësimin e kërkesës së prokurorisë për kalimin e çështjes për gjykim e caktuar të hënën 11 dhjetor, nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paleve, duke detyruar gjyqtarin Elvis Sulejmani që ta shtyjë atë për në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Frrokaj është i vetmi i pandehur në këtë çështje, pasi në përfundim të hetimeve prokuroria gjeti se për personat të tjerë përgjegjës vepra penale është parashkruar.

Kjo është çështja e 3 penale në të cilën Frrokaj do të gjykohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës. Në tetor 2022 Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

Ndërkohë prej prillit 2023 ai po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuza të ngjashme sëbashku me një grup personash.

Etiketa: AkuzaAMTPBashka LezhëBurgDosjaFran FrrokajGjok NdokaGjykataGjykata e ApelitGjykata e LezhësGjykata e PosaçmeGjykatëgjykimkryetarKune-Vain TaleLezhëprocedimProkuroriapronaProna PublikeSeancasekuestro preventiveSHShënkollShkodërTale
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Hektor Mushi– Prokuroria e Elbasanit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Hektor Mushi– Prokuroria e Elbasanit

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.