AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK merr në pyetje dhe kontrollon banesën e gazetarit të Ora News

Në një zhvillim që pritet të shkaktojë debate në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të drejtat e gazetarëve, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri të ditur të mërkurën se ka marrë në pyetje gazetarin Elton Qyno, duke i kërkuar burimin në një hetim për zbulimin e një sekreti hetimor.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elton Qyno në emisonin Top Story në Top Channel TV

Gazetari i kronikës, Elton Qyno, u mor në pyetje për gati 7 orë të mërkurën në Tiranë, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një deklaratë për televizionin Ora Neës, gazetari tha se i ishte bërë presion për të treguar burimin.

Prokurori SPAK Behar Dibra i tha BIRN të mërkurën në mbrëmje se gazetari i televizionit Ora News, Elton Qyno është marrë në pyetje ditën e mërkurë dhe ndaj tij është ushtruar kontroll banese me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penal për shkelje të sekretit hetimor.

“Po, është pyetur për të dhënë burimin. Nuk e ka thënë. Hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera për të zbuluar kush ka nxjerrë sekretin hetimor”, tha Dibra në një bisedë telefonike me BIRN.

Sipas Dibrës, gazetari nuk është shoqëruar apo ndaluar, por është “ftuar për të dhënë deklarime”.

Qyno nuk ishte i arritshëm nëpërmjet telefonit për koment. Megjithatë, ai i tha televizionit Ora News më herët se ishte thirrur në Prokurori në orën 11 [paradite] dhe kishte dalë rreth orës 5 [pasdite].

Qyno shpjegoi se se i ishte komunikuar një vendim gjykate për kontroll të zyrës dhe banesës dhe se i ishte bërë presion për të treguar burimin, por pa specifikuara se për çfarë informacioni bëhej fjalë.

“Më thanë për të marrë një deklarim dhe filluan me presionet, me lloj-lloj forme, me qëllimin e vetëm për të treguar burimin”, tha ai për Ora News.

Elton Qyno është një gazetar me një eksperiencë të gjatë në shtypin e shkruar dhe median audiovizive. I aktualisht punon si gazetar që mbulon institucionet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë në televizionin Ora News dhe ftohet shpesh për të dhënë koment mbi aktualitetin në median audiovizive. Më herët Qyno ka punuar si gazetar në gazetën e përditshme Shqiptarja.com dhe televizionin Report TV.

Në një reagim për televizionin Ora News, kreu i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se po e ndiqte rastin me vëmendje dhe po prisnin për një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

“Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta,” tha Çipa.

Në mbështejte të gazetarit Elton Qyno kanë reaguar kolegë të tij gazetarë dhe politikanë.

“Jam me Elton Qynon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe te vërtetës”, shkruan në Facebook gazetarja e televizionit Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas gazetarit Basir Çollaku kolegu i tij Elton Qyno është ndaluar dhe marrë në pyetje për publikimin e dëshmisë së një të penduari të drejtësisë.

“Kërkojnë të dinë përse ka publikuar pjesë të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, pasi më herët kishin kërkuar me shkrim çuditërisht mospublikim. Kanë ushtruar edhe kontroll banese,” shkruan ai në Facebook.

Edhe gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e ka dënuar rastin.

“Nëse arsyeja e ndalimit të kolegut Elton Qyno është me të vërtete shantazhi për të nxjerrë burimin e informacioneve që ai ka publikuar, ky është precedenti më kriminal dhe sulmi më i rrezikshëm që i është bërë ndonjëherë medias në Shqipëri,” shkruan ai.

Reagim ka pasur edhe nga përfaqësues të klasës politike. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar veprimin e Prokurorisë së Posaçme në Facebook.

“Të dashur miq, në një atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave dhe terrori të pashembullt dhe torture psikoligjike, skapist të papërgjegjshëm të narko-partisë mbajnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të ngujuar në zyrat e Skapit gazetarin e mirënjohur të Ora News, Elton Qyno. Ata i kërkojnë atij brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që i shesin vetë,” ka shkruar Berisha.

Etiketa: Anila HoxhaatentatBehar DibraBIRNDibraElton QynoFacebookgazetagazetarHetimetKorrupsioniligjzbatueseNuredin DumaniOra NewsProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeReport TvSali BerishaSHshqipShqipëriSPAKTop ChanneltortureVendim
Tjetri
PS miraton rregulloren për përjashtimin me dy muaj të deputetëve

PS miraton rregulloren për përjashtimin me dy muaj të deputetëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.