AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS miraton rregulloren për përjashtimin me dy muaj të deputetëve

Deputetët e Partisë Socialiste ngritën kartonat jeshilë për ashpërsimin e masave ndaj deputetëve “protestues” deri në 60 ditë, një lëvizje që konsiderohet “atentat ndaj parlamentarizmit" nga opozita.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:20 | 14/12/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët socialistë duke votuar miratimin e rregullores se re. Foto: LSA.

Socialistët miratuan të enjten me procedurë të përshpjetuar ndryshime të njëanshme në rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë përjashtimin e deputetëve deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

Ashpërsimi i masave u vendos pas disa javësh proteste nga deputetët e opozitës, të cilët duke ndezur tymuese dhe përmbysur karriget tentuan të bllokonin punimet e Kuvendit pasi mazhoranca rrëzoi kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Votimi u bë në masa të forta sigurie brenda seancës plenare, ku oficerët e Gardës së Republikës kishin rrethuar hapësirën ku ulen deputetët socialistë, ndërsa një numër i paktë deputetësh të opozitës vijuan protestën e tyre.

Disa prej tyre ishin përjashtuar nga seanca me rregulloren në fuqi për prishjen e një seance plenare të mëparshme.

Ndryshimet në rregullore u propozuan një javë më parë nga një grup deputetësh të PS-së dhe parashikojnë masa të reja disiplinore me përjashtim nga punimet e Kuvendit nga 10, 30 apo 60 ditë të një deputeti, ndërkohë që masa më e lartë e parashikuar në rregullore ishte 10 ditë.

Opozita i cilësoi anti-kushtetuese këto ndryshime dhe paralajmëroi ankimimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme seti i rregullave të bashkëjetesës në Parlament,” tha për mediat kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ai njoftoi se grupi demokrat nuk do t’i njohë këto ndryshime “të njëanshme” dhe të “dhunshme”, duke shtuar se  “nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”.

Socialistët janë kujdesur që të parashikojnë me imtësi dhe rastet kur përjashtohen deputetët që duket se lidhen me incidentet e javëve të fundit në Kuvend.

Për shembull, masa disiplinore më e rendë  “përjashtim deri në 60 ditë” jepet në rastet kur deputeti “përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme” dhe “kur bën sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përbën vepër penale sipas Kodit Penal”.

Deri në 30 ditë përjashtim parashikohet për rastet “kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës” dhe “kur dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik”.

Sipas ndryshimeve, ngushtësohet po ashtu mundësia e apelimit të masës dhe mënyra e pezullimit të saj, duke ia lënë vendimmarrjen në dorë shumicës në Byronë Parlamentare.

Në rastet e ankimimit të masës dhe parashikimit të mëparshëm që ajo pezullohej deri në një vendim të Byrosë së Kuvendit, në ndryshimet reja parashikohet që “pezullimi” nuk do të jetë më automatik, por nëse ka një vendim “të ndërmjetëm” të Byrosë deri në dhënien e vendimit përfundimtar për ankimimin.

 

Etiketa: atentatByroja e KuvenditdeputetGazmend BardhiGazment BardhiGjykatëIMTKëshillit të MinistraveKodit PenalkushtetueseKuvendKuvendi i ShqiperiseMASMasaOpozitapaktparlamentPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikeprotestePSRregullorja e reSeancaSHVendimVotimi
I mëparshmi

SPAK merr në pyetje dhe kontrollon banesën e gazetarit të Ora News

Tjetri

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha

Tjetri

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.