AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“I dhuruan vetes para cash”, KAS gjobit kandidatët për kryebashkiakë

KAS gjobit partitë kryesore politike dhe kandidatët e tyre në zgjedhjet e marsit 2022 pas auditimit të fondeve të përdorura në fushatë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:01 | 19/01/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shpalli të premten vendimin për masa administrive për keqpërdorim të fondeve ndaj Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe kandidatëve të tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022.

Sipas vendimit u gjobitën në vlerën 100 000 lekë personat përgjegjës për financat në të dy partitë kryesore, ndërkohë që PD mori dhe një gjobë tjetër në vlerën 750 000 lekë si subjekt zgjedhor.

Partitë u gjobitën në bazë të nenit 173 për mosparaqitje të një raporti financiar për fushatën brenda afatit ligjor dhe shkelje të dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore.

Masa administrative u morën dhe ndaj kandidatëve për kryetarë bashkie, në vlerën 92.775 lekë ndaj Emirjana Sakos, kryebashkiake e Durrësit, 120.590 lekë ndaj Edison Memollës, kandidat i PS-së për Rrogozhinën dhe 91.420 lekë ndaj Bardh Spahisë, kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë Shkodër.

Gjobat ndaj kandidatëve u bazuan në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor që ndalon pranimin e fondeve private më vlerë më të madhe se 50 mijë lekë përmes formave të tjera, të ndryshme nga kalimi në llogarinë bankare. Sipas këtij neni ky veprim dënohet me një gjobë të barabartë me shumën e dhuruar dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së.

Pas konstatimeve të organizatës KRIIK, KQZ verifikoi raportet financiare te kandidatëve dhe konstatoi se këta kandidatë i kanë dhuruar vetes shumat e mësipërme në formë cash.

 

Etiketa: AdministrativeBardh SpahiaEdison MemollaEmiriana SakoFinancatGjobatkandidatëtKASKodi ZgjedhorKomisioni i Ankimeve dhe SanksioneveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKQZKRIIKKryebashkiakkryetarMasaParaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPSRaportet financiareRaportiRrogozhinëShkodërZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
I mëparshmi

Opozita bllokon mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore

Tjetri

KLGJ rrëzon propozimin që devijonte promovimin në Gjykatat Administrative

Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ rrëzon propozimin që devijonte promovimin në Gjykatat Administrative

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.