AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ rrëzon propozimin që devijonte promovimin në Gjykatat Administrative

Një propozim i relatuar nga anëtari i KLGJ-së, Alban Toro, i cili i jepte të drejtën një gjyqtareje të punësuar si ndihmëse pranë KLGJ-së që të promovohej në Gjykatën Administrative të Tiranës u rrëzua pas ankesës publike të gjyqtarëve.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:18 | 19/01/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Në mbledhjen e 18 janarit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi ndër të tjera mbi transferimin e gjashtë gjyqtarëve për shkak të suprimimit të vendeve të punës pas hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore.

“Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së transferimit për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku është caktuar në mënyrë të përhershme, për gjyqtarët znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, znj. {…}, z. {…}”, thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit, që i trajton emrat e gjyqtarëve të transferuar si një sekret, në cënim të detyrimeve për transparencë dhe informim të publikut.

Këtyre gjyqtarëve iu dha e drejta për t’u transferuar në gjykatat e Tiranës dhe Durrësit, të cilat kanë edhe numrin më të madh të vendeve vakante. Por para se të mbërrihej në këtë vendim,  relatori Alban Toro propozoi që njëra nga gjyqtaret që vinte nga Gjykata e Fierit dhe që punonte si ndihmëse pranë KLGJ, të transferohej në Gjykatën Administrative në Tiranë.

Ky propozim solli reagimin e menjëhershëm të një grupi të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Lushnjes. Në një letër të hapur, që u përmend gjatë mbledhjes së KLGJ, grupi i gjyqtarëve shpreh shqetësimin se nëse miratohej ky propozim, ai i cënonte ata në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Për këtë shkak, ne si gjyqtarë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë e shohim me shqetësim cilëndo përpjekje prej kolegëve të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm apo anëtarëve të veçantë të Këshillit, të cilët kërkojnë apo propozojnë që magjistratë të lëndës civile apo penale të kalojnë në lëndën administrative duke tentuar të përdorin eksperiencën administrative, e cila mund të jetë e çfarëdo funksioni vetëm jo gjyqësore, që të kalojnë si gjyqtarë në lëndën administrative,” thuhet në letrën e hapur që BIRN e disponon.

Në mbledhjen e KLGJ u propozua që njëra nga gjyqtaret, që ishte aktualisht ndihmëse në KLGJ, kalohej në Gjykatën Administrative në Tiranë dhe përvoja në KLGJ konsiderohej si përvojë administrative. Ndryshe nga ajo, dy gjyqytare të tjera që po ashtu janë ndihmëse në KLGJ u referuan për vende në gjykata të juridiksionit të përgjithshëm.

Por pas relatimit, kryetarja e Këshillit Naureda Llagami kundërshtoi propozimin e Toros. Llagami tha se gjyqtares në fjalë duhej t’i jepej i njëjti trajtim ashtu edhe si ai i “dy vajzave të tjera (që punonin në KLGJ)” dhe të caktohej për transferim në një nga Gjykatat e Jurisiksionit të Përgjithshëm.

Propozimi i Llagamit u miratua me 6 vota pro dhe katër kundër. Një nga anëtaret u tërhoq, pasi tha se ishte në konflikt interesi për shkak të lidhjes me një nga gjyqtarët administrativ që kishin dërguar letrën e hapur.

Etiketa: AdministrativeAlban ToroBIRNGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative LushnjeGjykata e FieritGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJkonfliktkonflikt interesiMagjistratNaureda LlagamiParaPromovimi i GjyqtarevePunësekretTiranëVendimVota
I mëparshmi

“I dhuruan vetes para cash”, KAS gjobit kandidatët për kryebashkiakë

Tjetri

Durrësi e mirëpret planin për zgjerimin e shëtitores bregdetare

Tjetri
Durrësi e mirëpret planin për zgjerimin e shëtitores bregdetare

Durrësi e mirëpret planin për zgjerimin e shëtitores bregdetare

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.