AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas sulmit nga Rama, Prokuroria e Tiranës thotë se po heton vrasjet e 21 Janarit

E sulmuar nga kryeministri Edi Rama për mungesë shtylle kurrizore sa i përket hetimeve të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 Janarit 2011, Prokuroria e Tiranës lëshoi një deklaratë për mediat sipas të cilës ajo është duke hetuar ngjarjen dhe në proces të grumbullimit të provave për vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosjen e 6 personave të tjerë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe familjarë të viktimave të 21 janarit në përvjetorin e 13-të të vrasjes së katër protestuesve. Foto:LSA

Prokuroria e Tiranës deklaroi të hënën se prej vitit 2021 kishte rinisur hetimet dhe kishte kërkuar ndihmë jashtë vendit, për zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve më 21 janar 2011, të mbetura pa autorë prej vitesh.

Vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me rradhë në kërkim të provave.

“Në datën 02.04.2021, është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit Aleks Nika, si dhe Hekuran Deda”, thuhet në njoftimin e prokurorisë që nuk jep më tej detaje në lidhje me sa është gjetur pas gati tre vjet hetimesh.

Deklarata e Prokurorisë u bë një ditë pas përkujtimit të 13 vjetorit të ngjarjes, kur ajo u sulmua nga kryeministri Edi Rama, se nuk kishte shtyllë kurrizore për të zgjidhur çështjen dhe se shpresonte që ajo t’i kalonte Prokuorisë së Posaçme. “Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kaloj për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës”, tha kryeministri duke iu referuar një kërkese para Gjykatës së Lartë për kompetenca të hetimit.

Në deklaratën e saj prokuroria e Tiranës nuk i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit, i cili ishte personi që si lideri i opozitës udhëhoqi protestën në janar 2011, por thotë se është duke grumbulluar prova dhe ka kërkuar ndihmë te autoritete të huaja.  “Në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit, është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria po ashtu thotë se ka marrë parasysh edhe vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të nëntorit të vitit të kaluar, e cila ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe ka gjetur shtetin shqiptar fajtor për shkelje të së drejtës së jetës dhe asaj të hetimit.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendim i kërkon Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. GjEDNj gjeti po ashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

Etiketa: 21 janarAleks NikaDosjaEdi RamaFaik MyrtajGJEDNJGjykataGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutGjykatëGjykatësGjyqHekuran DedaHetimetKompetencaKryeministri Edi RamaParaPartia SocialistePartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e TiranësQeveriaRamaSali BerishashqipSPAKTiranëVendimZiver VeiziZjarr
Tjetri
Shpresa për bashkëjetesë etnike në Kosovën e traumatizuar nga lufta!?

Shpresa për bashkëjetesë etnike në Kosovën e traumatizuar nga lufta!?

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.