AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rezoluta në PE: Gjithëpërfshirje politike në reformën zgjedhore të Shqipërisë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri miratoi të hënën një rezolutë të re për Shqipërinë ku bëhet thirrje për një parlament funksional, gjithpërfshirje politike në reformën zgjedhore si dhe një rol më të madh kontrollues ndaj qeverisjes.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:10 | 22/01/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian. Foto: Facebook/European Parliament.

Amendamentet e propozuara nga përfaqësuesit e opozitës në delegacionin e përbashkët në Bruksel u miratuan dhe nga përfaqësuesit e shumicës, duke vendosur në dokumentin e rezolutës mesazhe të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit me Bashkimit Europian.

Rezoluta thekson rëndësinë e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit Evropian dhe zbatimin e ligjit, duke bërë thirrje për një rol më të fortë të tij për të nxitur përfshirjen e opozitës dhe përdorimin e të gjitha mjeteve për të forcuar llogaridhënien e qeverisë.

“Thekson funksionin jetik të kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore; rikujton se ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare është miratuar pa konsensus; inkurajon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, interpelancat dhe mocionet me debat…,” thuhet në rezolutë.

Gjatë seancës dëgjimore, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ngriti shqetësimin për ndryshimin e njëanashëm të ligjit dhe mohimin e së drejtës kushtetuese të opozitës për të ngritur komisione hetimore.

Në një tjetër amendament të rezolutës shprehet keqardhje “për klimën e polarizimit të ashpër politik që derdhet në të gjithë shoqërinë”, dhe bën thirrje për dialog politik gjithpërfshirës për reformën zgjedhore.

PE shpreh keqardhje për mosbërjen e asnjë përparimi nga komisioni ad hoc për reformën zgjedhore dhe “thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”.

Në amendamentin për Mjedisin, PE i kërkon Shqipërisë t’i japë përparësi mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht në lidhje me ndryshimet në hartën mjedisore, duke bërë thirrje për rishikim të vlerësimeve të ndikimit mjedisor të projekteve dhe konsultime publike përpara projekteve madhore.

“Thekson rëndësinë e ruajtjes së zonave të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke advokuar për zhvillimin që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike”- thuhet më tej në këtë amendament.

Por, deputeti socialist Arben Pëllumbi, mbrojti gjatë seancës një projektligj të ri të shumicës që u hap rrugën ndërtimeve turistike dhe ekonomike brenda zonave të mbrojtura.

Më tej, rezoluta kërkon përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe  bën thirrje për shmangien e ndërhyrjes politike në sistemin e drejtësisë.

“Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe se masat parandaluese vazhdojnë të kenë ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët e cenueshëm,” thuhet në rezolutë.

 

Etiketa: Arben PëllumbiBashkimit EuropianBE-ShqipëriBrukseldialogFushaGazmend BardhiGazment BardhiKomisionet hetimore parlamentareKomiteti Parlamentar i Stabilizim AsociimitKorrupsionikushtetueseMjedisitndikimOpozitaParlamenti EuropianPDProjektligjReforma zgjedhoreRezolutarishikimshqip
I mëparshmi

Shpresa për bashkëjetesë etnike në Kosovën e traumatizuar nga lufta!?

Tjetri

Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në pritje nisma të rëndësishme ligjore

Tjetri
Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në pritje nisma të rëndësishme ligjore

Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në pritje nisma të rëndësishme ligjore

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.