AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni i reformës zgjedhore ‘Rama-Basha’ nis punën online

Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore nisi punimet në platformën Zoom me pjesmarrjen e Gjiknurit dhe Alibeajt, por 47 deputetë të opozitës e kundërshtojnë atë si të njëanshëm.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:48 | 26/01/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Foto: LSA

Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh të premten në platformën online Zoom, pasi mbledhja fizike u bllokua nga deputetët e opozitës në sallë me pretendimin se nuk janë të përfaqësuar siç u takon në përbërjen e këtij komisioni.

Gjatë mbledhjes online, ku morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe disa anëtarë të opozitës, u miratua kalendari i punimeve për muajt në vijim që do të kulmojnë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas bashkëkryetarit socialist, Damian Gjiknuri, kalendari i punimeve adreson rekomandimet e ardhura nga OSBE/ODHIR dhe temat e përfshira lënë hapësirë për bashkëpunimin mes palëve politike, pasi janë parashikuar konsulta me të gjithë aktorët, partitë politike dhe grupet e interesit që kanë paraqitur një interes për reformën.

Ndërsa bashkëkryetari i opozitës, Enkelejd Alibeajt i kërkoi kryetares së Kuvendit që të mundësonte zhvillimin e mbledhjeve në formë fizike.

Pjesa tjetër e opozitës, me anë të një shkresë të firmosur nga 47 deputetë, kërkojnë riformatim të komisionit dhe zëvendësimin e Alibeajt me deputetin Oerd Bylykbashi.

Një kërkesë e mëparshme e tyre për këtë zëvendësim u rrëzua nga shumica socialiste në sesionin parlamentar të vjeshtës, duke u bërë një nga shkaqet për nisjen e protestave dhe tentativave për të bllokuar funksionimin normal të punës së Kuvendit.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi tha se përfaqësia aktuale e opozitës ishte “paterica e Ramës”.

“Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica,” tha ai duke akuzuar PS-së se nuk kërkon “një reformë zgjedhore konsensuale me një komision bipartizan që funksionon mbi bazën e konsensusit”.

Ndërsa bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri tha se nuk e kuptonte bllokimin e punës së Komisionit nga ana e opozitës.

“Komisioni është gjithëpërfshirës, është ngritur nën frymën e përfaqësimit të rrymave politike që janë në Kuvend. Asnjë zë aty nuk është i papërfaqësuar,” pretendoi ai në një dalje për mediat pas mbledhjes online.

Ai ftoi gjitha palët opozitare të vijnë me propozime, sepse sipas tij ajo duhet të jetë e interesuar për reformën.  “PS mund të jetë edhe e qetë me këtë kod Zgjedhor, pasi jemi parti në pushtet dhe kemi një kod të aprovuar nga ODIHR,” tha Gjiknuri.

Komisioni për Reformën Zgjedhore është ngritur thuajse 2 vjet më parë, por nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend. Ndërkombëtarët kanë apeluar që reforma zgjedhore të bëhet me dialog politik dhe të jetë gjithëpërfshirëse.

Etiketa: BashaDamian GjiknurideputetdialogEnkelejd AlibeajKomisionKuvendKuvendi i ShqiperiseODIHROerd BylykbashiOSBEOSBE-ODIHRPartia SocialistePartisë SocialistePSPunëRamaReformaReforma zgjedhoreshqipShqipëria
I mëparshmi

GJND-ja urdhëron Izraelin të marrë masa për të parandaluar gjenocidin në Gazë

Tjetri

KPA tërhiqet të marrë vendim për prokurorin Ylli Bashaj

Tjetri
Kolegji shtyn seancën ndaj Ylli Bashajt pas gjetjes së re nga ONM

KPA tërhiqet të marrë vendim për prokurorin Ylli Bashaj

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.