AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mbështetja e Biden për Izraelin konfirmon dyshimin tonë më të keq

Deklarata e presidentit amerikan Joe Biden se "Amerika është kthyer" ka marrë një kuptim të ri që nga fillimi i fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë. Në Lindjen e Mesme dhe në pjesën më të madhe të Jugut Global, ai do të mbahet mend si një tjetër udhëheqës amerikan, veprimet e të cilit tradhtojnë një mungesë shqetësimi për jetët arabe.

Fawaz A. GergesngaFawaz A. Gerges
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga sulmet në Gaza, tetor 2023. Foto: Wikipedia.

Ndërsa lufta në Gaza hyn në muajin e saj të katërt, shumë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë Jugun Global kanë mbetur pa fjalë si nga egërsia e fushatës ushtarake të Izraelit, ashtu edhe nga mbështetja e palëkundur e qeverive perëndimore për të. Për ta, kjo është po aq lufta e presidentit amerikan Joe Biden, sa edhe e kryeministrit izraelit, Binyamin Netanyahu, dhe indiferenca e vazhdueshme ndaj shkallës së shkatërrimit ka riafirmuar se sa pak duket se vlejnë jetët arabe për liderët perëndimorë.

Për ata që jetuan gjatë Luftës së Ftohtë dhe dëshmuan sesi fuqitë perëndimore u përballën me shtetet post-koloniale dhe popujt e tyre, ngjarjet e fundit janë shumë të njohura. Siç argumentoj në librin tim të ri, What Really Went Wrong: The West and the Failure of Democracy in the Middle East Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, kryesisht Mbretëria e Bashkuar, kanë ndjekur për gati një shekull një politikë të jashtme intervencionistë, militariste dhe antidemokratike që shpërfill kryesisht interesat e popujve të Lindjes së Mesme. Vendimet perëndimore janë nxitur historikisht nga dëshira për të zmbrapsur komunizmin dhe për të siguruar dominimin e kapitalizmit liberal.

Në ndjekje të këtyre synimeve të dyfishta, SHBA-ja u ofroi liderëve të Lindjes së Mesme një zgjedhje me shumën zero: ose të bashkoheni në aleancat e mbrojtjes rajonale të udhëhequra nga perëndimi dhe të hapni ekonominë tuaj ndaj kapitalit global, ose të konsideroheni armik. Në emër të ruajtjes së stabilitetit dhe sigurimit të një fluksi të pandërprerë nafte të lirë, fuqitë perëndimore arritën marrëveshjet e djallit me autokratët e Lindjes së Mesme dhe kontribuuan aktivisht në shkatërrimin e lëvizjeve demokratike fillestare.

Në fillim të viteve 1950, kur liberal demokrati Mohammed Mossadegh u bë kryeministër i Iranit dhe nacionalizoi naftën e vendit, CIA dhe MI6 organizuan një grusht shteti dhe e zëvendësuan atë me Shahun. Ajo ndërhyrje egoiste ndaloi zhvillimin demokratik të Iranit dhe përgatiti skenën për Revolucionin Islamik të vitit 1979, i cili solli regjimin teokratik që sundon sot e kësaj dite.

Në mënyrë të ngjashme, në vitet 1950, Gamal Abdel Nasser, një udhëheqës karizmatik me prirje pozitive ndaj SHBA-së, u bë president i Egjiptit dhe vendosi se nuk ishte në interesin e vendit të tij t’i bashkohej një pakti të mbrojtjes të udhëhequr nga Perëndimi. Në përpjekje për ta poshtëruar dhe për të detyruar largimin e tij, Amerika dhe Britania anuluan mbështetjen për projektin masiv të Digës së Lartë Aswan në lumin Nil. Ajo që rezultoi ishte kriza e Suezit e vitit 1956, e cila pothuajse shkaktoi një luftë botërore. Në fund, lideri më popullor i shtetit më të populluar arab u bë armik i ashpër i Perëndimit.

Ndërsa Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-ja sigurisht që ka marrë një qasje të ashpër edhe në rajone të tjera, zyrtarët perëndimorë e kanë racionalizuar prej kohësh misionin e tyre neo-perandorak në Lindjen e Mesme duke pretenduar se kombinimi i Islamit dhe kulturës arabe është i papajtueshëm me demokracinë. Implikimi është se të liderët brutalë janë thelbësorë për stabilitetin që Perëndimi e vlerëson aq shumë.

Mësimi që kanë nxjerrë ata liderë ka qenë i paqartë: shtypja dhe abuzimet e të drejtave të njeriut do të shpërfillen për sa kohë që zbatohen urdhrat e Amerikës. Për popujt e rajonit, mësimi ka qenë jo më pak i qartë: jetët dhe të drejtat e tyre kanë pak rëndësi në llogaritë e Perëndimit – pavarësisht retorikës së tij të fortë për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Pushtimi dhe zaptimi prej dekadash i Afganistanit dhe Irakut e bëri shumë të qartë këtë.

Barack Obama ishte presidenti i parë amerikan që la të kuptohet për një qasje ndryshe. Duke folur në Akademinë Ushtarake të SHBA-së në Ëest Point në vitin 2014, ai kritikoi qëndrimin e përjetshëm të Amerikës gjatë kohës së luftës dhe tendencën për të qëlluar fillimisht dhe për të bërë pyetje më vonë. Gabimet më të kushtueshme të Amerikës në rajon nuk kishin ardhur nga përmbajtja, argumentoi ai, por nga “gatishmëria për të marrë pjesë në aventura ushtarake pa menduar për pasojat – pa ndërtuar mbështetjen dhe legjitimitetin ndërkombëtar për … veprimin; pa qenë e sinqertë me popullin amerikan për sakrificat e nevojshme”.

Për fat të keq, perspektiva e matur e Obamës duket se nuk vlen për Biden, i cili i përket brezit të lidershipit amerikan të Luftës së Ftohtë. Deri në tetorin e kaluar, Biden i kishte kushtuar pak kohë apo vëmendje konfliktit izraelito-palestinez. Ai pranoi me lehtësi status quo-në e paqëndrueshme të vuajtjeve të përhershme palestineze dhe u përqendrua në vend të kësaj në përpjekjen për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit. Këto marrëveshje, të ndërmjetësuara nga administrata Trump, kërkonin të normalizonin marrëdhëniet e Izraelit me autokratët arabë në këmbim të ndihmës dhe mbrojtjes sa i takon sigurisë, duke i dhënë fund angazhimit të rajonit ndaj shtetësisë palestineze.

Që nga sulmi brutal i Hamasit më 7 tetor – i cili ekspozoi marrëzinë e qasjes së Biden-it dhe Netanyahu-t – nuk ka pasur as përmbajtje dhe as përpjekje për të menduar për pasojat e luftës aktuale. Në vend të kësaj, Biden dhe aleatët e tij evropianë kanë mbështetur me gjithë zemër sulmin e gjithanshëm të Izraelit ndaj Gazës. Edhe pse numri i vdekjeve të civilëve është rritur me një ritëm të paprecedentë, kriza humanitare bëhet më e mprehtë nga dita në ditë dhe qeveritë në mbarë botën kanë bërë thirrje për një armëpushim, Biden nuk ka treguar gatishmëri për të ndërhyrë për të ndaluar gjakderdhjen.

Ndërkohë, përleshjet në kufirin Izrael-Liban dhe sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja mbi pozicionet e Houthi në Jemen dhe mbi milicitë e mbështetura nga Irani në Irak sugjerojnë se konflikti mund të përshkallëzohet akoma më tej. Amerika dhe Britania gradualisht po përthithen sërish në rajon, ndonëse këtë herë me sytë hapur. Biden pretendoi se ishte ndryshe nga Trump, por nuk ka ndryshim mes tyre kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme. Atje dhe në pjesën më të madhe të Jugut Global, Biden do të mbahet mend si një tjetër president amerikan që zhvlerësoi jetën arabe, duke predikuar demokracinë duke mbështetur represionin dhe dhunën.

Biden së shpejti mund të pendohet për përqafimin e tij me gjithë zemër të Netanyahu-t në muajt e fundit. Netanyahu, një ekspert në manipulimin e procesit politik amerikan, kohët e fundit hodhi poshtë mbështetjen e Biden për krijimin e një shteti palestinez, duke këmbëngulur se Izraeli duhet të ketë kontrollin e sigurisë “mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”. Kjo deklaratë përkoi me fillimin e fushatës presidenciale në SHBA, në të cilën Trump është kandidati i tij i preferuar.

Edhe nëse Biden përfundimisht siguron një mandat të dytë, ironia tragjike është se Lindja e Mesme është më pak e qëndrueshme sot se sa ka qenë ndonjëherë në ndonjë moment të historisë së saj moderne. Strategjia e Perëndimit ka qenë një dështim kolosal dhe kjo trashëgimi do t’i rëndojë botës sonë për një kohë shumë të gjatë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why “the Rest” Are Rejecting the West

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikaArmëBarack ObamaBidenBinyamin NetanyahuDhunëgazGazaGazëgrusht shtetiHamasiIrakIraniIzraelIzraeliJoe BidenJordanKrizaLibanLindjaLindja e MesmeLuftamarrëveshjeMbretëria e BashkuarMI6Numri i vdekjevePalestinaPerendimipresidentProject SyndicaterajonSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpVendimetzgjedhje
Tjetri
Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

AP shpall renditjen e kandidatëve të rinj për KLGJ e KLP

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.