AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ndihma ndaj viktimave të dhunës në familje në Lezhë e pamjaftueshme

Bashkitë e qarkut Lezhë tregohen dorështrënguara ndaj grave dhe vajzave viktima të dhunës në familje edhe pse numri i tyre mbetet i lartë.

Elvis HilangaElvis Hila
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto Ilustruese nga Pixabay

Pas 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh Malvina vendosi të kërkojë divorc dhe të ndahet nga bashkëshorti, i cili e dhunonte dhe e keqtrajtonte. Dhuna nisi në vitin e gjashtë të martesës dhe ajo duroi për 4 vite me radhë. 

“Ka pasur raste që dhe më dhunonte, por mendoja se ishte diçka e momentit dhe gjërat do ndryshonin”, kujtoi ajo, ndërsa tregon se ka mbrujtur shpresa që martesa e tyre do të mbijetonte.

Por, siç ndodh shpesh me dhunën në familje, gjërat nuk u bënë më mirë, përkundrazi, u përkeqësuan. Një fundjavë ajo nuk mund të duronte dot më.

“Më qëlloi mua dhe njërën nga vajzat duke më shkaktuar dhe fraktura”, kujtoi Malvina, ndërsa shtoi se ajo ishte dita kur vendosi të kërkonte ndihmë.

Malvina e denoncoi në polici bashkëshortin, mori urdhër mbrojtje dhe çifti nisi procedurat e divorcit. Ajo shprehet se ky veprim nuk ishte aspak i lehtë, por nuk kishte zgjidhje tjetër. 

“E kisha ta pamundur të bashkëjetoja me dhunën e vazhdueshme, e cila vinte pa asnjë shkak”, tha ajo. 

“Unë tani vazhdoj jetën time, por, normalisht, fëmijët e vuajnë këtë situatë që nuk dëshiroj t’i ndodhë askujt”, shtoi Malvina. 

Fatin e Malvinës e kanë pasur dhe shumë gra të tjera në qarkun e Lezhës gjatë vitit të fundit. Por, ndërsa rastet e dhunës mbeten të larta dhe problemet prej saj nuk mungojnë, viktimat janë shpesh përballë një sistemi mbrojtës jo efikas dhe të financuar keq. 

Në tre bashkitë e qarkut, Lezhë, Mirditë dhe Laç, vetëm Lezha ka një fond prej 95 mijë lekësh në vit për këto raste, një shumë që është qartësisht e pamjaftueshme. 

Ndihmë nga jashtë dhe lëmoshë

Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë përgjatë tre viteve të fundit janë lëshuar 295 urdhra mbrojtje dhe janë gjykuar 101 çështje penale me objekt dhunën në familje, shumica dërrmuese e të cilave u përkasin grave të dhunuara prej bashkëshortëve. 

Numri i lartë i rasteve të dhunës në familje e shtyu Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNPD) që të ngrejë në këtë qark dy qendra për trajtim dhe asistencë ndaj grave të dhunuara. 

"Këto qendra i kemi ngritur bazuar në një vlerësim paraprak nevojash të grupeve të ndryshme vulnerabël, përfshirë dhe viktimat e dhunës në familje”,  tha Edlira Papavangjeli, përfaqësuese e UNDP në Shqipëri. 

“Në bashkitë Lezhë, Kurbin dhe Durrës ku i kemi ngritur këto qendra ka rezultuar se ka shumë probleme dhe kjo ka nisur që të reflektohet menjëherë”, shtoi Papavangjeli.

Këto investime janë realizuar përmes një programi që synon të fuqizojë komunitetin. Ato janë financuar nga USAID dhe janë  zbatuar nga UNDP, bashkitë e qarkut dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qendrat në Kurbin dhe Lezhë ofrojnë shërbime falas për gratë e dhunuara dhe kategori të tjera në nevoje.

Papavangjeli nënvizon se, menjëherë pas hapjes së tyre, në këto qendra pati fluks personash që kërkonin ndihmë. 

“Që në ditët e para të këtyre qendrave, kemi pasur raste të ndryshme të cilët kanë ardhur duke kërkuar ndihmë, përfshirë dhe gratë e dhunuara”, tha ajo, ndërsa shtoi se qendrat kanë personel të nevojshëm dhe logjistikë për të mundësuar trajtimin e rasteve që u paraqiten. 

“Ne u ofrojmë mbështetje psiko-sociale, apo dhe shërbime të tjera sipas nevojës që kanë”, shpjegoi ajo. “Gjithashtu, kemi dhe programe monitorimi për rehabilitimin e tyre dhe rikthimin e tyre në shoqëri", shtoi Papavangjeli. 

Bashkitë nga ana tjetër nuk e mohojnë mungesën e fondeve. Në një përgjigje me shkrim, Bashkia Lezhë thotë se në tre vjet trajtoi 328 raste dhune në familje, por fondi i akorduar për këtë qëllim ishte vetëm 95 mijë lekë në vit. 

Bashkia Mirditë, e cila thotë se ka pasur vetëm 12 raste dhune në familje në tre vjet, tha se nuk ka fonde për të luftuar këtë fenomen dhe përdor buxhetin rezervë kur rastet paraqiten. 

“Vlera e ndihmës sociale për femrat e dhunuara është zero lekë”, shkruan Bashkia Mirditë. “Buxheti i bashkisë për dhunën në familje nuk është i ndarë si zë më vete”, shtoi ajo, ndërsa theksoi se për trajtimin e rasteve duhej marrë vendim nga Këshilli Bashkiak. 

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Kurbin, ku bashkia në tre vjet ka trajtuar 116 raste të dhunës në familje. 

“Bashkia Kurbin nuk ka një fond të përcaktuar për dhunën në familje. Viktimat e dhunës futen në sistemin e ndihmës ekonomike dhe paguhen si pjesë e sistemit të ndihmës ekonomike me fondet e qeverisë”, thuhet në përgjigjen e Bashkisë Kurbin. 

Bashkia e Kurbinit e pranon se masat e marra prej saj janë të pamjaftueshme dhe nuk i zgjidhin dot situatat komplekse në të cilat ndodhen gratë e dhunuara.

Ajo thekson se ato nuk kanë mundësi të lidhin kontrata qiraje për të dhënë strehim dhe përtej ndihmës ekonomike ajo mund të japë vetëm ndihmë urgjente që përfshin ushqim, veshmbathje dhe këshillim psiko-social. 

Fëmijët vuajnë pasojat

Besmir Frroku, psikolog vlerësues pranë Gjykatës së Lezhës, thotë se nevoja për të ndërhyrë dhe ndryshuar situatën e dhunës në familje është urgjente dhe shton se veç grave edhe fëmijët janë viktima të saj dhe shpesh vuajnë pasoja të rënda.

"Siç tregojnë dhe shifrat, rastet e dhunës në familje që më pas shkojnë drejt divorcit kanë ardhur gjithnjë në rritje”, tha Frroku. 

Ai shton se veç grave të dhunuara pasoja afatgjata mbartin dhe fëmijët, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve janë të mitur. 

“Fëmijët po rriten me shumë pasoja psikologjike që fillojnë dhe reflektohen në zhvillimin e tyre të mëvonshëm", tha Frroku.

Edhe avokati Elton Laska thotë se ka kërkesa të shumta për divorc nga gra të dhunuara. 

“Ato ankohen për dhunë dhe probleme ekonomike”, shpjegoi avokati.

Laska thekson se sistemi i mbrojtjes dhe ai i referimit të dhunës dhe trajtimi pas denoncimit ka probleme. Shqetësuese është edhe situata e fëmijëve që gjenden mes dy prindërish të kthyer në armiq. 

“Shumë herë ka raste kur prindërit, në mënyrë të njëanshme, jashtë ambienteve dhe sallave të gjyqit tentojnë të ndikojnë tek të miturit”, tha Laska. 

Ai thekon se, për shkak të konfliktit mes prindërve, fëmijët e çifteve që divorcohen, për shkak të dhunës, rriten me trysni psikologjike. 

“Shoh shumë fëmijë që po bëhen agresivë si pasojë e sjelljeve agresive që kanë prindërit”, përfundoi Laska.

Etiketa: BashkëshortiBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia MirditëBesmir FrrokudhunaDhunëDurrësEdlira PapavangjeliElton LaskaFamiljeGjykatëGjykatësgraLezhëmbrojtjeMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeMonitorimipasojapoliciSHShqipëriUNDPUrdhër mbrojtjeUSAID
Tjetri
Lidhjet e huliganëve të Ballkanit nxisin dhunën

Lidhjet e huliganëve të Ballkanit nxisin dhunën

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.