AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lidhjet e huliganëve të Ballkanit nxisin dhunën

Ideologjia nuk është pengesë për marrëveshjet midis huliganëve të futbollit të klubeve të ndryshme në të gjithë Ballkanin, shpesh me efekt shkatërrues.

Alexandros LitsardakisngaAlexandros Litsardakis
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banderolë e grupit të tifozëve “Bad Blue Boys” në stadiumin e Dinamos së Zagrebit. Foto: Wikimedia Commons/Bjz.

Si çdo vit, shorti i verës së kaluar për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në qytetin zviceran të Nyonit u ndoq nga afër nga tifozët e futbollit në mbarë botën.

Kur AEK-ut të Greqisë dhe Panathinaikosit u ra për short të ndesheshin përkatësisht kundër Dinamos së Zagrebit dhe Marsejës, pak njerëz do ta kishin marrë me mend rrezikun.

Policia greke duhet ta kishte marrë me mend këtë. Ultrasit e AEK-ut janë binjakëzuar me ata të Marsejës dhe të Panathinaikosit me ata të Dinamos.

Duke parë rrezikun e mundshëm, UEFA i ndaloi tifozët që të merrnin pjesë në ndeshjet e Athinës të të dyja ndeshjeve në fillim të gushtit. Policia greke, megjithatë, u informua nga Interpoli se tifozët e Dinamos – Bad Blue Boys – planifikonin të zbrisnin gjithsesi në kryeqytetin grek, së bashku me tifozët e Marsejës dhe të skuadrës italiane Livorno, e cila është gjithashtu e binjakëzuar me AEK-un.

Ata u mblodhën jashtë OPAP Arena të AEK-ut me kapacitet 32,000 vende. Në dhunën që pasoi, 29-vjeçari ultras i AEK-ut, Michalis Katsouris, u godit me thikë në krah, viktima e fundit e një rivaliteti fatal mes tifozëve të futbollit të qyteteve të ndryshme të Ballkanit, shpesh tepër të gatshëm për të luftuar në emër të atyre me të cilët janë binjakëzuar.

Dhe Greqia është shpesh vendi i zgjedhur.

Vdekja e Toskos

Arisi është i afërt, por jo zyrtarisht i binjakëzuar, me ultrasit bullgar të Botev Plovdivit, të quajtur Bultras. Në janar 2020, një grup Bultras vizituan Selanikun për të mbështetur Arisin në një ndeshje kundër rivalëve vendas PAOK.

Një ditë pas ndeshjes, ndërsa bullgarët përgatiteshin të largoheshin, një grup tifozësh të PAOK-ut ndoqën tifozin 28-vjeçar të Botevit, Tosko Bozadjiiski dhe e vranë atë.

Lidhja e gjakut mes Arisit dhe Botevit u thellua kur tifozi 19-vjeçar i Arisit, Alkis Kabanos, u vra në janar të 2021 nga një grup huliganësh të PAOK-ut.

Në korrik 2023, Aris dhe Botev zhvilluan një ndeshje miqësore për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Bozadjiiskit.

Futbolli dhe lufta në Ukrainë

Burimi: Telegram.

Lidhja mes tifozëve të Dinamos së Zagrebit dhe Dynamo Kyiv shkon përtej futbollit.

Që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nxiti një rebelim të armatosur në Ukrainën lindore, Bad Blue Boys kanë krijuar lidhje me batalionin e ekstremit të djathtë ukrainas Azov, i cili numëron midis anëtarëve të tij disa ultras të Dinamos, të njohur si White Boys Club.

Në 2014 dhe 2015, ish-udhëheqësi i Bad Blue Boys, Denis Seler, ishte në mesin e 20-30 kroatëve që iu bashkuan batalionit vullnetar Azov në luftimin e rebelëve të mbështetur nga Rusia.

Pas vrasjes së Katsourisit në vitin 2023, udhëheqësi i Bad Blue Boys, Denis Seler, një veteran i luftës së Kroacisë 1991-1995, i quajti tifozët e AEK-ut “refugjatë turq” dhe “mish për goulash të mirë”.

Dy ditë pas vrasjes, ultrasit e Dinamos që ende luftojnë në Ukrainë ndanë një foto nga fusha e betejës ku shfaqeshin dy predha të skalitura me fjalët “FREE BBB” dhe “Athinë 07.08.23 – BBB janë mbretërit e Evropës”.

Ultrasit e Dinamos dhe Dynamo-s u bënë sërish bashkë në një takim të veteranëve, disa prej tyre të plagosur, dhe shpërndanë një foto në rrjetet sociale ku mbanin një pankartë ku shkruhej “Free BBB”.

Solidaritet me BBB: nga Sofja në Eintracht

Foto: Telegram.

Ultrasit e Levski Sofjes mund të mos jenë binjakëzuar me asnjë skuadër në Greqi, por ndjenë detyrim moral për të mbështetur BBB-në. Pasi kroatët u arrestuan në Athinë, huliganët e Levskit, të cilët vandalizuan një memorial sovjetik në Sofje, shprehën solidaritetin e tyre me BBB-në. Këtë herë lidhja ishte politike.

Ultrasit e Levskit nuk janë të vetmit në Ballkan dhe Evropë që mbështesin BBB-në. Lista është e madhe: Torcida Hajduk Split, Armada Rijeka, Kohorta Osijek dhe Funcuti Shibenik nga Kroacia, si dhe Brigada Nassau nga Eintracht Frankfurt në Gjermani, Dila Gori në Gjeorgji, AIK Stokholm dhe Sporting Youth Hools nga Portugalia.

A është politike?

Një tjetër gjest solidariteti me Bad Blue Boys të arrestuar në fund të shtatorit gjatë një ndeshjeje mes Panathinaikosit dhe AEK-ut, kur ultrasit e Panathinaikosit shpalosën një pankartë të madhe në ngjyrë blu të Dinamos dhe jeshile të Panathinaikosit ku shkruhej “Free The Boys”.

Davorin Karacic, një avokat i tifozëve kroatë, ngriti sërish tensionet politike kur i cilësoi tifozët e AEK-ut si “llum të majtë-anarkist”. Tifozët e AEK-ut dhe pjesa më e madhe e shoqërisë greke panë një element politik në vrasjen e Katsourisit dhe në tribunat e stadiumit të AEK-ut dëgjoheshin e shiheshin thirrje e pankarta antifashiste.

E përbashkëta e tyre është kërkimi i një armiku brenda dhe jashtë kufijve të vendeve të tyre, duke ushqyer një nivel armiqësie që shpesh kundërshton logjikën e pranuar.

Ultras më të vjetër po zgjedhin me kë do të binjakëzohen dhe kjo është diçka që pjesa tjetër e tifozëve – brez pas brezi – duhet ta adoptojnë dhe ta ndjekin. Profilizimi mund të jetë politik, fetar, etnik ose diçka më e thjeshtë: pak njerëz të fuqishëm në tribuna kanë një interes të përbashkët me disa ultras në tribunat e tjera.

Ultrasit e Aris mund të kenë shpalosur parulla anti-naziste kur u takuan me Dynamo Kyiv-in në gusht, por ata mbeten të afërt me Bultrasit, disa prej të cilëve kanë përqafuar ideologjinë e ekstremit të djathtë; Një ultras i Partizanit pothuajse me siguri do të jetë i krishterë ortodoks, por ai mund të gjejë kauzë të përbashkët me një ultras të majtë shqiptar etnik të PAOK-ut.

Cilado qoftë politika, ekipi vjen i pari.

Etiketa: Bad Blue BoysBallkanBultrasdetyrimDhunëDinamoDynamo KyivFushaGjeorgjiGjermaniGreqiGreqiaKroaciaLuftanazisteortodoksPanathinaikosPAOKPoliciaRrjetet socialeRusiaSHSplitTelegramtifozë futbolliUEFAUkrainëUltrasviktima
Tjetri
Nga Turqia në Trieste, kontrabanda e emigrantëve po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar

Nga Turqia në Trieste, kontrabanda e emigrantëve po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.