AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS tërheq pa shpjegime ligjin për lojërat e fatit

Projektligji për bastet online ishte caktuar për t’u votuar në seancë plenare, por kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi kërkoi tërheqjen e tij nga rendi i ditës në mënyrë të pashpjegueshme.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:00 | 08/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i grupit parlamentar te PS, Bledi Çuçi gjatë një fjale në Kuvend. Foto: LSA.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi tërhoqi të enjten nga rendi i ditës i seancës plenare projektligjin për “Lojërat e Fatit” në mënyrë të pashpjegueshme.

Ligji i shqyrtuar prej më shumë se 4 muajsh në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u miratua të martën pas ndryshimeve të fundit të arritura me konsensus me ministrinë e Financave dhe u fut në rend të ditës në seancën plenare të radhës.

Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla njoftoi kërkesën e Çuçit për ta tërhequr dhe me 74 vota pro të deputetëve socialistë, projektligji u tërhoq nga rendi i ditës pa caktuar një datë tjetër për votimin e tij.

Çuçi nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN mbi arsyet e tërheqjes së projektligjit.

Qeveria “Rama 3” vendosi të rikthejë bastet sportive 5 vite pasi i mbylli ato me ligj dhe ndërmori një aksion me emrin “Fundi i marrëzisë”, ndërkohë që aktiviteti lulëzoi në mënyrë të paligjshme gjatë gjithë këtyre viteve.

Qeveria pranoi se kishte dështuar të kontrollonte aktivitetin e paligjshëm duke sjellë një ligj që synonte të rikthente në shinat ligjore këtë aktivitet.

Pavarësisht kundërshtimit të tij nga opozita, aktorëve të tjerë të sektorit të lojërave të fatit dhe rezervave të deputetëve socialistë, projektligji u miratua në komisionin përgjegjës duke ndryshuar draftin fillestar të ardhur nga qeveria.

Drafti final parashikon vendosjen e kritereve kushtëzuese për të marrë pjesë në garë, duke caktuar kuotën limit 30 për qind të aksioneve për aksionerët e huaj në kompanitë konkuruese, si dhe mekanizmin e ankandit për të përzgjedhur fituesit.

Deputetët vendosën që të sanksionojnë përjashtimin e organizatorëve të “Basteve sportive online” nga sponsorizimi i skuadrave sportive, si dhe hoqën nga anëtarësia e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, Presidentin e Federatës Kombëtare të Futbollit dhe Presidentin e Komitetit Olimpik. Këshilli i Mbështetjes së Projekteve menaxhon të ardhurat që vijnë nga bastet.

Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtarinë e kompanisë koncensionare që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qëndror të monitorimit online. Ky kontroll do të bëhet nga Komisioni i Licencave nëpërmjet auditimit.

Ndryshime u bënë dhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të llotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”.

Etiketa: baste onlinebastet sportiveBIRNBledi ÇuçideputetFederata Kombëtare e FutbollitFinalFundi i MarreziseKomiteti OlimpikKuvendi i ShqiperiseLigjLindita NikollaLojerat e FatitOpozitaProjektligjiPSQeveriaRamaRama 3Vota
I mëparshmi

Turizmi, e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Tjetri

Dyqane dhe makina, gjykata konfiskon pasuritë e Redjan Rrajas

Tjetri
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Dyqane dhe makina, gjykata konfiskon pasuritë e Redjan Rrajas

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.