AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama refuzon interpelancën parlamentare për akuzat ndaj vëllait të tij

Konferenca e Kryetarëve refuzoi të pranonte një kërkesë të opozitës për interpelancë me Ramën, pasi ky i fundit i cilësoi akuzat për lidhje të vëllait të tij me personat e përfshirë në trafikun e kokainës në Xibrakë si “hipoteza haluçinante”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:47 | 03/04/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një imazh nga video e Syri TV që paraqet Ramën duke prekur me duar gazetaren Ambrozia Meta pasi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes. Foto kortezi: Syri TV

Kryeministri Edi Rama refuzoi të mërkurën që t’u përgjigjet pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, në interpelancë parlamentare, një mekanizëm që rregullorja e Kuvendit parashikon për llogaridhënien e qeverisë.

Rama u thirr në interpelancë pasi Bardhi publikoi të dhëna që sipas tij e përfshinin vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama, në hetimet e kryera për një grup kriminal për trafikun dhe përpunimin e drogës, i njohur si grupi “Xibraka”.

Bardhi denoncoi përmes dokumenteve të prokurorisë dhe të sistemit TIMS se Olsi Rama ka përdorur të njëjtën makinë me anëtarët e një grupi të trafikut të drogës në vitin 2014 dhe kërkoi nga SPAK rihapjen e hetimeve.

Por, një kërkesë e tij në Kuvend për një interpelancë urgjente me kryeministrin mbi çështjen u rrëzua nga mazhoranca, pasi vetë Rama në një postim në platformën X e cilësoi kërkesën jo në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Sipas tij interpelancat bëhen vetëm për “aspekte të rëndësishme” të punës së kryeministrit dhe ministrave.

“Kështu që nuk është gjëkundi në përputhje as me detyrën, as me shkallën time të tolerancës ndaj ultësisë njerëzore, po as me nivelin minimal të dinjitetit të Kuvendit të ligjvënësve të Shqipërisë…”  shkroi Rama, duke i cilësuar akuzat “të rreme”.

Sipas Ramës, pyetjet e ngritura buronin nga “hipoteza haluçinante”.

Në kërkesën për interpelancë, opozita kërkonte përgjigje nëse kryeministri kishte informacione për afërsinë e vëllait të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale.

Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur të mërkurën pa praninë e medias, nuk e futi në rend dite të punimeve këtë kërkesë. Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarja e Kuvendit e cilësoi kërkesën jo në përputhje me rregulloren pasi lidhej me “çështje personale”.

Por Bardhi këmbënguli se interpelanca ishte një detyrim kushtetues dhe se nuk mund t’i përcaktojë temat kryeministri. Sipas një zëdhënësi të PD, Bardhi akuzoi Nikollën se e kishte “shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrie”.

Më 28 mars, Bardhi deklaroi përmes një konference se vëllai i Ramës kishte përdorur makinën me targa AA 653DM për të hyrë dhe dalë jashtë vendit – makinë e përdorur edhe nga tre të dënuar për dosjen “Xibraka”.

Dokumentet e TIMS të vëna në dispozicion nga Bardhi tregojnë se Olsi Rama ka hyrë në territorin e Shqipërisë tre herë me këtë makinë në qershor, korrik dhe gusht të vitit 2014.

E njëjta makinë është përdorur disa herë nga Gentian Gjonaj nga prilli deri në nëntor të vitit 2014 dhe nga Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, në nëntor 2014.

Sipas Bardhit, prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por një hetim për personat e paidentifikuar është mbyllur më tej.

Në mars të vitit 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndarë më vete procedimin për bashkëpunëtorët e paidentifikuar, dosje e cila është pezulluar më pas.

Etiketa: detyrimDosja XibrakadosjeEdi RamaEnver HoxhaErmal HoxhaGazmend BardhiGentian GjonajGjykataHetimHetimetKonferenca e KryetarevekonferenceKryeministri Edi RamakryetarKuvendLindita NikollaOlsi RamaOpozitaPDProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëPunëtorPunëtorëRamashqipshqiptareSistemi TIMSSPAKtargaTrafiku i kokaines
I mëparshmi

Shtetet e Ballkanit i bashkohen deklaratës ndërkombëtare për Ukrainën

Tjetri

Tradita e vezëve dhe simbolika e Pashkës

Tjetri
Pashkët Katolike në Tiranë

Tradita e vezëve dhe simbolika e Pashkës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.