AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Tradita e vezëve dhe simbolika e Pashkës

Kremtimi i Pashkëve simbolizon edhe kalimin nga errësira në dritë. Lufta është pikërisht kjo, metafora e dritës me errësirën, e jetës me vdekjen. Sepse Pashka ndodh në stinën kur drita/dita mbizotëron më shumë mbi natën/errësirën.

Jonida SelangaJonida Sela
13:37 | 03/04/2024
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
‘Veze’ gjigande te instaluara ne Sheshin Skenderbej, me rastin e kremtimeve te Pashkeve Katolike, feste e cila eshte momenti me i madh ne kalendarin liturgjik te Kishes Katolike, qe shenon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqezimit./r/n/r/nGiant ‘eggs’ installed in Skenderbej Square, on the occasion of Catholic Easter celebrations, a feast which is the biggest moment in the liturgical calendar of the Catholic Church, which marks the resurrection of Jesus Christ after the crucifixion.

Pranvera është e mbushur me kremtime, si pagane ashtu dhe fetare, që kanë në thelb ringjalljen e natyrës. Kremtimet flasin për natyrën që rizgjohet, pjellorinë dhe shpresën për një stinë të mbarë. Që prej lashtësisë, ardhja e pranverës konceptohet si fillimi i një viti të ri. Festat pranverore ndërthurin hyjni të besimeve të ndryshme si Novruzi, Vangjelizmoi, Shën Llazari (Llazëri, ose Llazorja), dhe Krishtin. Për të risjellë mëtej kremtime të lamtumirës së pranverës dhe pritjes së stinës së thatë: verës.

Pashka prej shekujsh përcjell zakonin e kremtimit me ngjyrosje dhe trokitje të vezëve.

Vezët, sipas sipas traditës katolike ngjyrosen me shumë gjyra  (të verdhë, rozë, blu, të kuqe, jeshile etj,) ndërsa në traditën ortodokse ngjyrosen me të kuqe. Kohët e fundit janë shtuar edhe zbukurime.

Por nga e ka prejardhjen Pashka dhe përse ndryshon tradita e kremtimit?

Pashka është kremtuar si e tillë në shekullin e IV, gati 400 vjet pas Krishtit. Në Këshillin Botëror të Nikesë nga autoritetet fetare u vendos që të festohet të dielën e parë pas hënës së parë pranverore. (Krasniqi 1991, 231) Edhe se në Sinodin e Whitby mbajtur në Angli në 664-ën, u diskutua për t’u vendosur një datë fikse, palët nuk ranë dakort. (Cross 1997, 522) Ndaj sot e kësaj dite vazhdon të mos ketë një datë fikse, por orientohet me kalendarin hënor.

Pashka e ka prejardhjen nga një festë e hebrenjve, e cila festohej shumë shekuj përpara se të lindtte Krishti. Kjo ditë shënonte daljen e hebrenjve nga robëria e egjiptianëve dhe vendosjen e tyre në Palestinë. Këtë ditë, hebrenjtë e quanin “pas-ha”, nga hebraishtja do të thotë kapërcim, kalim. (Krasniqi 1991, 228) Në këtë ditë janë të zakonta sakrificat e kafshëve, duke therur një bagëti në shenjë kurbani. (Roy 2005, 358) Dhe festohej përmes një darke festive ku konsumohej edhe kurbani. Krishti përpara se të tradhëtohet nga Juda, është duke kremtuar pikërisht këtë darkë me dishepujt e tij.

Kremtimet e Pashkës kanë dallimet dhe larmitë përkatëse sipas traditës së kishave, prejardhja e të cilave jo detyrimisht lidhet me çka u përmend më sipër. Anglosaksonët, përgjatë solsticit pranveror zhvillonin festivale të shkëmbimit të vezëve. Këto dhurata i bënin në emër të hyjnisë së pranverës, Eostre. (Cross 1997, 522) Në anglisht Pashka quhet “Easter” dhe prejardhjen e ka pikërisht nga fjala “Eostre”. Për anglosaksonët, Eostre është hyjnia e fertilitetit. Besohej se ajo kishte në dorë pjellorinë, pjalmimin e luleve. Kjo hyjni në përralla, mite e legjenda shfaqet e shoqëruar me kafshë që konsiderohen të jenë simbol i pjellorisë, si lepujt. Sipas legjendës, Eostre transformoi zogjtë në lepuj, këta lepuj kishin fuqinë të pillnin dhe të prodhonin vezë. (Morill 2009, 40) Ndaj në multimedializimin e Pashkëve Katolike kemi gjithmonë figurën e lepurit dhe vezëve shumëngjyrëshe rreth tij.

Ndërsa të krishterët ortodoksë ruajnë traditën e lyerjes së vezëve me të kuqe si simbol i gjakut të Krishtit të sakrifikuar në kryq, për mëkatet e njerëzimit.

Veza si simbol i këtij riti, që ndeshet në disa rite pranverore si Dita e Verës, Llazoret etj, simbolizon një dhuratë, një shkëmbim, kur dhurata shkëmbehet tregon miratimin e palës tjetër dhe kështu krijohet një aleancë, nga format më të hershme të krijimit të aleancave dhe madje lidhjes së paqes dhe shuarjes së konflikteve mes fiseve. Kjo simbolikë e trashëguar ndër breza, përcillet edhe përmes ritit të Pashkës që huazon vezën për të shprehur shpresën dhe vazhdimësinë e jetës, por edhe për të ndërthurur me ritin, filozofinë e simbolikës së saj. Riti gjithmonë ndërthur në vetvete simbolika natyrore që flasin për transformimin, rikrijimin apo kalimin nga vdekja në jetë, siç është edhe veza.

Kremtimi i Pashkëve simbolizon edhe kalimin nga errësira në dritë. Kjo në ambientet e kishës dhe gjatë kremtimit shprehet me veprime të thjeshta konkrete, por simbolike përmes fikjes dhe ndezjes së dritave ose qirinjve. Lufta është pikërisht kjo, metafora e dritës me errësirën, e jetës me vdekjen. Sepse Pashka ndodh në stinën kur drita/dita mbizotëron më shumë mbi natën/errësirën.

 

Etiketa: 1997AngliegjiptianKëshilli Botëror i NikesëKishëkrishterëLuftaNovruziortodoksSHShen LlazariSimbolika e PashkësSinodi i WhitbyVangjelizmoi
I mëparshmi

Rama refuzon interpelancën parlamentare për akuzat ndaj vëllait të tij

Tjetri

Këshilltarja ligjore Laureta Nezaj konfirmohet në detyrë

Tjetri
Këshilltarja ligjore Laureta Nezaj konfirmohet në detyrë

Këshilltarja ligjore Laureta Nezaj konfirmohet në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.