AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Alda Klosit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të  Alda Klosit, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj. Prokuroria kërkon konfiskimin parave cash, rreth 480 mijë euro, 1 apartament dhe 1 makinë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar të premten konfisikimin e pasurive të ish-zyrtares së lartë, që u zbuluan pasi shtëpia e saj u vodh nga pastruesja. Në një njoftim për shtyp Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Alda Klosit, përfshi shumat cash prej 368 mijë lekësh 15600 dollarësh dhe 462.950 euro. Po ashtu kërkohet konfiskimi i një apartamenti dhe i një makine.

“Këto pasuri nuk janë të justifikuara, pasi nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme dhe derisa nuk janë të deklaruara, nuk provohet ligjshmëria e tyre”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, u dënua disa javë më parë me  2 vjet e 6 muaj burgim, pasi u gjet fajtore për fshehje të pasurisë. Pasuria e paligjshme e saj u zbulua nga prokuroria pasi vetë Klosi denoncoi në polici se ishte vjedhur.

Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë në dhjetorin e vitit 2022, policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Klosi deklaroi në polici më vonë se në çastin e vjedhjes, në banesë kishte pasur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë krahas bizhuterive.

Policia mbajti nën përgjim në komisariat Rozeta Dobin, e cila punonte si pastruese dhe Havierin, ndërsa këta diskutuan për një shumë tjetër parash të fshehur në tubin e ventilatorit të kuzhinës. Policia nuk kishte gjetur këtë shumë në kontrollin e parë por kur rivizitoi banesën, zbuloi 404 mijë euro dhe 8500 dollarë. Në total policia gjeti 462,950 euro; 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë që i përkisnin Klosit.

Hetimet zbuluan se vetë Klosi nuk i kishte deklaruar këto para dhe as pasuritë e tjera. Ajo u arrestua dhe u gjet fajtore për fshehje të pasurisë. “Sa më sipër, organi i prokurorisë konkludon se shuma e parave të sekuestruara në banesën e R. D dhe apartamenti/garazhi i blerë në vitin 2019 nga ish – bashkëshorti i saj A.K., janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI”, thuhet në njoftimin e akuzës.

Rozeta Dobi dhe i biri, të cilët u gjetën fajtorë për vjedhjen në shtëpinë e Klosit, u dënuan përkatësisht me 7 dhe 5 vjet burg.

Etiketa: AhmetajAlda KlosiArben AhmetajBashkëshortiBurgEuroFshehje pasurieGjykataGjykata e TiranësHavier DobiHetimetILDKPKIKontrolliMakinaMosdeklarimParapasuriapoliciPoliciaProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësReformaRozeta DobiSHTiranë
Tjetri
‘Nuk jam llogaritar’: Rama shmang përgjegjësinë për milionat e zhdukura në Sharrë

Qeveria kërkoi më shumë se 1 miliard euro prona për Investimet Strategjike

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.