AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Shans i humbur’: Komisionet e paktit PS-PD bllokohen që në nisje për procedurë

Dy komisionet hetimore që u ngritën pas një pakti politik mes PS dhe PD po dështojnë ende pa nisur nga puna për shkak të përplasjeve mes palëve, ndërsa ekspertët e konsiderojnë këtë “një shans të humbur” për mbikëqyrjen parlamentare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:50 | 17/04/2024
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët Ervin Salianji dhe Toni Gogu në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Foto: LSA.

Pakti politik mes mazhorancës dhe opozitës në muajin mars i dha fund protestës së grupimit më të madh të opozitës, i njohur si “Rithemelimi”, pasi mazhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi pune për reformën zgjedhore.

Por pavarësisht dakordësisë, asnjëri prej komisioneve hetimore nuk ka avancuar nga puna, duke mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë ose refuzimit të socialistëve për të marrë pjesë në mbledhje.

Mbledhja e fundit e komisionit për sistemin TIMS të hënën përfundoi me largimin e anëtarëve socialistë në shenjë proteste ndaj kryetarit të komisionit, Ervin Salianji, pasi ky i fundit nuk pranoi të hidhte në votim çdo kërkesë për informacion për institucionet shtetërore.

Në një mbledhje të mëparshme me një vendim të ndërmjetëm ishin miratuar në bllok këto kërkesa, por nënkryetari socialist, Toni Gogu e cilësoi atë “një votim paraprak” dhe kërkoi rivotim për secilën kërkesë për informacion.

Nga ana tjetër, Salianji pretendon se PS po kërkon të imponojë forcën e kartonit për të bllokuar punën e komisionit.

“Ne mund të ndahemi tek raporti, por jo tek censura për të kerkuar informacion, nuk duam thonë t’iu lejojmë që të kërkoni informacion, për më tepër që ka vendim komisioni për këtë,” tha Salianji për BIRN, duke akuzuar anëtarët e PS që po i bëjnë presion administratës së Kuvendit për të mos i postuar kërkesat për institucionet.

Ndërkohë, Gogu pretendon se Salianji po e drejton komisionin në paligjshmëri dhe se PS nuk ka synim bllokimin e punës, por vijimin në bazë të ligjit.

“Nuk e braktisim,” tha Gogu për BIRN, duke iu referuar largimit nga mbledhja, ndërsa shtoi se “na detyrojnë, kur nuk hedhin në votim kërkesat për informacion siç e kërkon ligji për komisionet dhe Kodi i Procedures Penale.”  Sipas Gogut, është vetë opozita që vonon punën e Komisionit pasi, sipas tij, “e shpenzojnë gjithë kohën për retorike politike”.

Në të njëjtën situatë bllokuese ndodhet edhe komisioni hetimor lidhur me koncesionet e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kontrolleve Check-Up në shëndetësi, që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi.

Në 6 mbledhje  të njoftuara në faqen e Kuvendit, vetëm 2 kanë arritur të zhvillohen, ndërsa në 4 mbledhjet e tjera nuk ka pasur kuorum për vijimin e mbledhjes për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë.

Në mbledhjen e parë, Vokshi këmbënguli që anëtarët të nënshkruanin deklaratën e konfliktit të interesit duke pretenduar se nënkryetari Plarent Ndreca dhe anëtarja Milva Ikonomi ishin në konflikt me çështjen në hetim.

Vokshi i tha BIRN-it se mazhoranca ka bojkotuar 4 mbledhje, duke e quajtur këtë sjellje të qëllimshme për të bllokuar punën e këtij komisioni.

“Ligji parashikon zëvendësimin e deputetëve që nuk marrin pjesë në 3 mbledhje radhazi dhe i kam kërkuar kryetares së Kuvendit që të marrë masa për të zhbllokuar situatën,” tha ajo.

Ndreca nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it për arsyet e mungesës dhe nëse PS ka vullnet për të vijuar hetimin parlamentar, por në daljet publike ai ka akuzuar Vokshin se po e “privatizon” komisionin, duke i cilësuar mbledhjet e thirrura prej saj jo në përputhje me procedurën parlamentare.

Edhe nëse socialistët rikthehen në komision, Vokshi thotë se sërish i frikësohet dështimit të punës për shkak të dispozitave të reja ligjore të miratuara në mënyrë të njëanshme nga PS-ja në ligjin për komisionet hetimore. Ndryshimet e miratuara nga PS në dhjetor kanë reduktuar kompetencën e opozitës për të hetuar  përmes një mekanizmi bllokues të vendimeve me shumicën e votave.

“Ata kanë votën bllokuese të shumicës, pasi çdo veprim i komisionit duhet të kalojë në vendime të ndërmjetme,” tha Vokshi duke iu referuar rrëzimit me votë të listës së kërkesave për informacion të propozuar nga opozita.

Ndërsa palët politike fajësojnë njëra-tjetrën, vëzhgues të politikës vlerësojnë se ngritja e komisioneve u përdor si “alibi” për rikthimin e parlamentit në normalitet dhe se të dyja palët po i shfrytëzojnë ato për të legjitimuar pikëpamjet e tyre të paracaktuara.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike, një organizatë që monitoron punën parlamentare, i tha BIRN se “mazhoranca po përdor shumicën e votave për të pamundësuar hetimin parlamentar”, ndërsa opozita po i drejton këto komisione “në paragjykim të plotë”.

“Dy komisionet nuk pritet të kenë sukses dhe janë shumë larg nga pritshmëria e madhe që ka publiku shqiptar për një parlament më transparent dhe për të pasur realisht një rritje të rolit të parlamentit në mbikëqyrjen e pushtetit ekzekutiv dhe institucionet e tjera,” tha Krasniqi.

“Do të jetë një shans tjetër i humbur i parlamentit për të ngritur standardet e tij për të ushtruar kontrollin parlamentar mbi institucionet e tjera,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Afrim KrasniqiAlbana VokshiBIRNCensuraCheck-updeputetErvin SalianjiHetimInstitutit për Studime PolitikeKomisionKomisione hetimore parlamentareKoncesionetKoncesioni i sterilizimitkonfliktMasaMbledhjeMilva IkonomiOpozitaparlamentPartia DemokratikePartia SocialistePDPlarent NdrecaprotestePSPunaPunëRaportiRithemelimiSHSistemi TIMSToni GoguVendimvotim
I mëparshmi

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dërgohet në gjyq për shpërdorim detyre

Tjetri

Ftohen eksportet, deficiti tregtar arrin në mbi 1.1 miliardë euro

Tjetri
Zbulohen 14 pako të dyshuara me kokainë në Portin e Durrësit

Ftohen eksportet, deficiti tregtar arrin në mbi 1.1 miliardë euro

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.