AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dërgohet në gjyq për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

BIRNngaBIRN
12:48 | 17/04/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Foto: Facebook.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako do të përballet me gjykatën për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, të kryer dy herë, pasi Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën që të pranojë kërkesën e SPAK për gjykimin e tij.

Bashkë me Dakon, Gjykata vendosi të dërgojë për gjykim edhe shtatë persona të tjerë të akuzuar për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës si dhe të pushojë hetimin për njërën prej të akuzuarave.

Ish-kryebashkiaku Dako u arrestua në qershor të vitit 2023 së bashku me pesë zyrtarë të tjerë dhe një ndërtues pas një hetimi të nisur ndaj tij në vitin 2020. Por tetë muaj më pas, Dako u lirua nga qelia për shkak se Prokuroria nuk arriti të përfundojë në kohë hetimet.

Vangjush Dako ishte kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët veç narkotrafikut, dyshohet se ndikuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.

Megjithatë, Dako u hetua nga SPAK për veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, pasi ai dhe zyrtarët e Bashkisë Durrës i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë. Hetimi arrin në përfundimin se është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga bashkia.

Vepra e dytë penale për të cilën prokuroria kërkon gjykimin e Dakos ka të bëjë me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa do të përballet me gjykatën në gjendje të lirë, Dako ka kërkuar gjithashtu që procesi i tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, ç’ka i mundëson atij uljen e 1/3 së dënimit. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për të pandehurit Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku.

 

Të pandehurit

Vangjush Dako, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Fiqiri Farruku, i akuzuar për “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.

Fatmir Ejupi, i akuzuar për “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.

Adrian Bulku, i akuzuar për “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.

Ferzilet Hajdëri, e akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

Adnand Toçila, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Diana Dedja, e akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim

Bashkim Salillari, i akuzuar për “Shpërdorim  detyre”, kryer në bashkëpunim

Hanza Reka, e akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Meri Priftuli Semini, është pushuar hetimi.

Etiketa: Adnand ToçilaAdrian BulkuBanorëBashkiaBashkim SalillariBashkisë DurrësCurrilaDakoDepartamenti Amerikan i ShtetitDiana DedjaDurrësFakle sh.p.kFatmir EjupiFerzileta HajdëriFiqiri FarrukuGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëgjykimGjyqHanza RekaHetimetKëshillit të MinistravekonsulenceOpozitaPartisë SocialisteProkuroriaSalillariSHShpërdorim detyreSPAKVangjush Dako
I mëparshmi

Lindjes së Mesme i nevojitet menjëherë një armëpushim

Tjetri

‘Shans i humbur’: Komisionet e paktit PS-PD bllokohen që në nisje për procedurë

Tjetri
‘Shans i humbur’: Komisionet e paktit PS-PD bllokohen që në nisje për procedurë

‘Shans i humbur’: Komisionet e paktit PS-PD bllokohen që në nisje për procedurë

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.