AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kanabis në sera, 6 të arrestuar 3 në kërkim pas operacionit të SPAK

Prokueoria e Posaçme goditi një grup kriminal të përfshirë në kultivimin e kanabisit në sera në zonën e Beratit. 6 persona u arrestuan në Malësi të Madhe dhe Berat, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. SPAK bëri me dije se aksioni ishte vijim i një operacioni të vitit 2022.

Emi KalajangaEmi Kalaja
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fidanishte me kanabis. Foto Ilustruese.

Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve, të dyshuar si të përfshirë në kultivimin me kanabis të një sipërfaqeje prej 8 mijë metrash tokë në disa sera në zonën e Beratit.

Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe,  Arben Vrapi  banues në Drenovicë, Berat, Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe, Lulezim Bushataj, banues në Demiraj, Malësi e Madhe, Suad Smakaj, banues në Demiraj, Malësi e Madhe,  Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, u arrestuan të enjten me akuzën e prodhimit të narkotikëve dhe krijimit të një grupi kriminal.

“Në datën 24.04.2024, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 6 (gjashtë) personave nën hetim, konkretisht: Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim për 3 (tre) persona të tjerë, ku gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg””, thuhet në njoftimin e SPAK.

Prokuroria po ashtu ushtroi kontrolle edhe në banesa të të arrestuarve në vitin 2022 dhe bëri me dije se sërish gjeti një sërë provash për aktivitet të paligjshëm.  Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llamba) dhe mushama reflektuese.

Operacioni i parë ndaj këtij grupi u zhvillua në vitin 2022, ku në një territor të hapur u gjetën sipas SPAK 4  sera të mbyllura me plastmas, në sipërfaqen e të cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë,  11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871 kg, dyshekë e jorganë dhe armë zjarri.

Për të njëjtën akuzë po hetohen me masa të ndryshme sigurie 11  persona, ndërsa 95 gra dyshohet se ishin punëtore në serat e kanabisit. “Gjithashu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 (nëntëdhjetë e pesë) persona të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Etiketa: Adiol ÇiflikuArben VrapiArrestBeratBurgcannabisFARAGjykatëGjykatësGjyqgraHetimhetueskanabisKanabisiKoplikKuçKucoveLulezim BushatajMalësi e MadheMASMasaMustaf ManejNarkotiknarkotikëoperacioniProkuroriaProkuroria e PosaçmePunëPunëtorSadetin HasajSPAKSuad Smakaj
Tjetri
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ardian Braho

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.