AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbrojtësit e Fatmir Mediut në çështjen e Gërdecit vijojnë debatin për provat e prokurorisë

Debati mbi analizimin e provave të prokurorisë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në çështjen “Gërdeci” solli sërish shtyrjen e seancës gjyqësore. Mbrojtësit pretenduan se prokurorët ishin të paqartë dhe kërkuan më shumë kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre.  Prokurorët thanë se akti ekspertimit me ekspertë nga SHBA tregon qartë pasojat e ardhura dhe nga veprimet e ish-ministrit dhe moskuptimi i tij ishte problem i avokatëve. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas një seance gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA.

Akti ekspertimit i kryer nga dy ekspertë amerikanë, lidhur me shkaqet e mundshme që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008, si dhe mënyra se si do të mundësohet pyetja e këtyre ekspertëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u diskutuan  edhe në seancën e 2 majit, të enjten, mes ish-ministrit të Mbrojtjes Famtir Mediu e përfaqësuesve të tij ligjorë nga njëra anë dhe prokurorëve të SPAK nga ana tjetër.

Mediu nuk ishte i pranishëm të enjten. Dy avokatët e tij, Henrik Ligori dhe Ardian Visha u qëndruan pretendimeve se prokuroria duhet të qartësojë se si akti i ekspertimit dhe provat e paraqitura nga prokuroria, implikojnë ish-ministrin Fatmir Mediu në ngjarjen tragjike në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

“Është barra e akuzës që të qartësojë shkakun, pasojën e ardhur dhe se si lidhet kjo me Mediun”, theksoi avokati Ligori.

Prokurori Klodian Braho vërejti se e kishin bërë gjithçka të qartë. Sipas tij, ishte problem i mbrojtjes përse nuk arrinte ta kuptonte. Prokurori tha se akti dhe provat tregojnë pasojat që kanë sjellë veprimet e ish-ministrit të Mbrojtjes i marrë i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Avokatët e Mediut këmbëngulën që për çdo provë të paraqitur prokuroria duhet të evidentojë lidhjen me përgjegjësinë e të pandehurit. Sipas tyre, kjo mënyrë nuk po i lejon të ndërtojnë qëndrimin e tyre. Ata kërkuan më shumë kohë për të paraqitur qëndrimet dhe për të debatuar provat e prokurorisë, duke theksuar se tashmë do të duhej t’i ndërtonin duke ngritur dyshime e hipoteza se përse organi i akuzës i kishte paraqitur ato.

Më parë përfaqësuesit e prokurorisë kanë pohuar se analizën e detajuar të të gjithë provave lidhur me akuzën e ngritur, do ta paraqesin në konkluzionet përfundimtare.

Lidhur me mënyrën e pyetjes së ekspertëve, që sipas SHBA mund të japin deklarimet e tyre atyre para agjentëve të FBI-së, mbrojtësit e Mediut kërkuan që kjo procedurë të zhvillohet në prani të një avokati amerikan që mbron të pandehurin dhe me anë të një videokonference.

Edhe përfaqësuesi i viktimave, avokait Dorian Matlija kërkoi që ekspertët të pyeten përmes një videokonference. Prokurori Klodian Braho i kërkoi gjykatës që pyetja e ekspertëve të kryhet në formë ligjore që dëshmitë e tyre të konsiderohen si prova. Sipas tij, në të kundërt të lexohen deklarimet e dhëna prej ekspertëve në hetimin e mëparshëm.

Pasi u tërhoq, gjyqtarja Gjoka vendosi që ekspertët të pyeten nga agjentët e FBI-së, sipas procedurës që ndiqet në SHBA, në praninë e avokatit amerikan të zgjedhur prej të pandehurit. Seanca u shty për më datë 15 maj, në orën 10:00, kur pritet që mbrojtësit e Mediut të paraqesin qëndrimin e tyre lidhur me provat e prokurorisë.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Etiketa: Aldo BumçiAnalizëArdian VishaDorian MatlijaFatmir MediuFBIGërdecGjokaGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësHenrik LigoriIrena GjokaJorgo MingoKlodian BrahoLuan HoxhaLuan MarkuMihal DelijorgjiParaprokurorProkuroriProkuroriaSeancaSHBAShkelzen BerishaShpërdorim detyreShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSPAKTragjedia e Gerdecit
Tjetri
Manastirliu bën fajtor pandeminë dhe tërmetin për rënien në rezultatet PISA

Manastirliu bën fajtor pandeminë dhe tërmetin për rënien në rezultatet PISA

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.