AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protestuesit depërtojnë në parlament për të kërkuar votimin e diasporës

Një numër i vogël aktivistësh arritën të hyjnë në lozhat e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të shpalosur një banderolë ku bëhet thirrje për votimin e diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:01 | 02/05/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët duke protestuar në parlament për votën e emigrantëve. Screenshot foto nga LSA.

Një grup i vogël aktivistësh shpalosi një banderolë dhe hodhi fletushka mbi kokat e deputetëve gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë të enjten më 2 maj, duke kërkuar krijimin e kushteve për votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pavarësisht se nuk janë të pranishëm në territorin e Shqipërisë ditën e zgjedhjeve.

Banderola e protestuesve shkruante: “Dua të votoj më 2025”. Garda e Republikës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërhyri pak minuta pas shpalosjes së banderolës për ta bllokuar atë. Mënyra se si protestuesit arritën të hyjnë në lozhat e Kuvendit pajisur me banderolë dhe materiale të tjera mbetet e panjohur.

Palët politike në Shqipëri ranë dakord në vitin 2020 që të ndryshonin Kodin Zgjedhor për të lejuar votimin e emigrantëve në vendet ku ata banojnë. Zbatimi i kësaj dispozite ligjore ka mbetur në letër që nga ajo kohë.

Në vitin 2022, Gjykata Kushtetuese konstatoi cënimin e të drejtës ligjore të fituar në vitin 2020 me kompromisin e Partisë Socialiste me deputetët rezervë të opozitës, në kushtet kur opozita konvencionale kishte braktisur parlamentin.

Nëse do të realizohet, palët politike kryesore do të duhet të bien dakord për ndryshime në Kodin Zgjedhor brenda këtij sezoni parlamentar, pra para fundit të korrikut të këtij viti.

Një komision parlamentar që është krijuar për të shqyrtuar ndryshimet në kodin zgjedhor, ku përfshihen shumë rekomandime të OSBE/ODIHR si dhe zbatimi i tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duket se nuk po ecën përpara, për aq sa dihet publikisht.

Gjithsesi, në të shkuarën, palët politike zakonisht kanë arritur kompromise të debatueshme edhe në çastin e fundit.

 

Etiketa: aktivistAktivistëaktivistetdeputetGardaGarda e RepublikësGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseKodi ZgjedhorKomisionkushtetueseKuvendi i ShqiperiseODIHROpozitaOSBEParaparlamentPartisë SocialisteprotesteSHshqipShqipëriVota e emigrantëve
I mëparshmi

PS-PD i rikthehen Reformës në Drejtësi, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve

Tjetri

Mbrojtësit e Fatmir Mediut në çështjen e Gërdecit vijojnë debatin për provat e prokurorisë

Tjetri
Ish-ministri Bumçi dëshmon në gjyqin e Mediut, mungon Shkëlzen Berisha

Mbrojtësit e Fatmir Mediut në çështjen e Gërdecit vijojnë debatin për provat e prokurorisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.